Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Persa i perket Matit.
Hasan Ceka ka qene krejtesisht kundra ndertimit te Hec te Ulzes ne Mat megjithese nuk mund te dilte hapur pasi dilte si armik kundra partise etj etj. Babai im ka qene vullnetar asokohe dhe ka biseduar shume me Hasanin dhe mbaj mend se me tregonte shume gjera.
Ky hidrocentral fshin nje nga historite e popullit tone ishte shprehur pak a shume Hasani. Germimet dhe kerkimet e tij arkeologjike ishin lufte me kohen pasi per nje periudhe shume te shkurter uji mbuloi te gjithe pellgun dhe bashke me te edhe shume fshatra.
Me vone nje mik imi me tregonte se ne nje faqe mali ku ndodhen akoma ca shenja jeroglife eshte nje shpelle qe e kane eksploruar vetem ca arkeologe ruse qe kane dale qe andej me ca valixhe e duke thene se nuk kishte asgje, vetem ca shpata , thika e sakica.
Sa per kuriozitet.
Dajti i bie ne jug Matit dhe jo ne lindje.
Piktor, persa i perket hieroglifeve, ne nuk po flasim per tentativat e njeriut per ta shkruar gjuhen e tij, por po flasim per gjuhen e folur. Dhe nuk po flasim as per qindra milionat vjet te kaluar.
Persa i perket injorances ne gjuhe, (jo po drejtshkrimi zyrtar etj.) kjo nuk shkon, sepse Shq. esht nje cop vend dhe njerzit e njihnin gjuhen e njeri-tjetrit mjaft mire, sidomos gjate "socializmit", ku levizjet sa ne jug e veri ishin motoja e jetes. Ne Shq. gjen injorante ne dituri te ndryshme, ne politik e kudo, por jo ne njohjen e dialekteve. Sa per kuriozitet: plaku im shofer dhe shetites ne cdo cep te Shq. kendonte ne te gjitha dialektet shq., por besoj nuk ka nevoje te sjellim shum raste konkrete, sepse cdo kush i njeh tek ne dialektet shq.
Persa i perket "sojit" dhe "llojit", keto jane e njeta gje, por ndryshimi i tyre esht ne vlerat qe i jep ketij koncepti gjate kohes njeri dhe tjetri popull. Njelloj si tek "shkon" dhe "iken". Kur thua "ai shkoi", duket nje fare perbuzje e lehte, ndoshta e padallueshme. Kur thua "ai iku", duket sikur shpreh nje keqardhje sado te vogel e te padallueshme.
Persa i perket Matit, duhet te kuptosh qe emertimi "Mate" esht disa shekuj me pare se emertimi "Dajte". Kur trinitetasit lindore te pak shekujve para Kr. ne lindje te Dajtit ishin ne konflikt me dyzuesit e krahinave perendimore te ketij mali (Kruja, Lezha, Shkodra, e me lart), atehere ky mal ka marre kete emertim. Matjanet duhet te kene qene te kultit te diellit shume me perpara ketij konflikti, te pakten qysh nga gjysma e mijvj. te II para Kr.
Keto shpjegime te miat natyrisht ty te duken si histori alienesh, sepse historiografia kristiane i fshiu nga harta e vet konfliktet e kaluara me nje te rene te lapsit, si konflikte pagane. Mirpo historite e mbetura dhe toponimet e sotme na ndihmojne te rikonstruktojme ngjarjet e te pakten dy mij vjeteve para Kr.
Mos ke zbuluar gje zotrote hieroglife qe datojne miliona vite? Se bota njeh me e shumta ato 5 - 6 mije vjeçare.
Nejse nuk ka rendesi qe ja fut kot per keto, ama kete çeshtjen e malit te Dajtit shume interesante me duket ndoshta nga injoranca sepse nuk di asgje. E shikon une nuk e kam per gje ta quaj veten injorant lidhur me kultin e Dajtit edhe kete vere ne vend qe te merrja teleferikun e te ngjitesha lart, ja futa andej nga Paskuqani e hengra nje darke te mire. National sport parka quhej apo diçka e tille.
Sa per kuriozitet, thuajse te gjitha qyteteve i dihet pak a shume themelimi, ndersa Shkodra nuk ka fillim mund ta quash pa asnje ngurrim qytet i perjetshem Kur Shkodra ishte nuk kishte as Sparte as Athine as Kartagjene e as Rome, as Apolloni, as Berat. Dmth ishte, ka qene, egzistonte perpara se te lindinin keto qyteterime. Jo se edhe keto qytete te tjera nuk ishin por mbi to u ngriten qyteterime te tjera kurse Shkodra ajo ishte ajo ngeli.
Tjetra Hyjni, hiero, kyri jane e njejta gje, nenkuptojne perendine me te larte. me greqishten kemi rotacionin e r me n siç ndodh shpesh ne dialekte te ndryshme edhe brenda shqipes ndersa latinisht h-ja nuk aspirohet e transformohet ne akka siç kemi thene per hasa casa, qe ne shqip ne i themi kasolle ose ksolle por qe nuk duhet ngaterruar me shtepine , konakun apo pallatin qe ishin gjera per qytetaret e jo fshataret pa toke apo çobanet.
Piktor, me duket sikur gjithnje kerkon ta degradosh nje diskutim te nisur! E ben kete thjesht per tu tallur, apo se te ka zene pija e Paskuqanit, kjo pak me intereson. Por mendoj se kur tjetri flet per probleme gjuhe, aq me teper qe kane lidhje me vendin ku kemi lindur dhe rritur, mendoj se njeriu duhet te jete me serioz. Keshtu te tregoj se ku ai i sheh gabimet e tjetrit dhe cfar mund te korrigjoj. Jo te hidhesh breg me breg! M.gj.th. gjith te mirat.
Gjyko si te duash.
Tani une nuk di te diskutoj per gjera qe nuk kam as minimumin e idese e jo me ndonje njohuri te mirefillte. E kam fjalen per malin e Dajtit.
Ndersa persa i perket gjuhes se folur e gjuhes se shkruar mund te flasim sa te duash.
Une them se hieroglifet datojne 5 - 6 mije vjet me pare. Pastaj keto shenja filluan e moren formen e germave me kalimin e viteve kemi germat e verteta.
Meqenese shkrimi eshte gjuhe teknike. Nuk lindi menjehere apo keshtu siç e kemi sot. Ne jemi lindur e rritur e mesuar e lexuar germat latine te cilat po perdor tani, por askush nuk mund te me mbushe mendjen se germat apo shkrimi arab nuk eshte me i bukur, biles per mua eshte shume i bukur, me shume se i bukur eshte art. Po keshtu edhe germat indiane, bengale, indoneziane, gerogiane jane vertet te bukura plot art, artin e ke edhe tek germat kineze apo japoneze. Ky art vjen e zbehet tek germat greke, (perfshi edhe ato sllave) per tu varferuar apo zhveshur komplet nga arti tek germat latine.
Sa per kuriozitet nje nder emrat me fisnike shqiptar eshte emri Gjyste. Rrjedh nga Gjysto apo Gjustiniani (justiniani) qe thone se ish njeri i drejte ne gjykim.
Prej nga rrjedh giustice e ne shqip sot perdoret termi drejtesi.
Pastaj lidhja duhet bere edhe me termin gjykate, pra qe gjykon ose jep arsyen.
Une gjykoj apo arsyetoj gjykoje ti.
Citim:
Po citoj ato që tha robert
..., sepse historiografia kristiane i fshiu nga harta e vet konfliktet e kaluara me nje te rene te lapsit, si konflikte pagane. Mirpo historite e mbetura dhe toponimet e sotme na ndihmojne te rikonstruktojme ngjarjet e te pakten dy mij vjeteve para Kr.
Ky Raidi po tallet apo e ka me ter mend!? Sepse ne Shqiperi e kane me ter mend vetem kur te kritikojne! Ndersa po te ben ndonje cerek komplimenti, duhet te kesh kujdes se mund te tallen.
Si ishte kjo: En - enjte!? Te pakten nga shkolla dihen: e hena nga kulti henor, mbizoterues ne Europen para-kristiane. E marta nga Zoti i Luftes, Marsi (Marti). E merkura nga kovaci Merkur (Hefesti), Zoti i metralugjise, berjes se veglave te punes, etj., qe identifikohej edhe me Vullkanin. E enjte = ? (xhovedi, donerstag, thersdei). E premte = ? (venerdi, frejtag, frajdei). E shtune = ? (sabato, samstag, saterdei). E djel = dielli (domenika, sontag, sondej).
Po nga shkolla: ne disa shoqeri parakristiane aziatike ka qene e enjtja dite pushimi, pra dite pazari. Cifutet kane diten e gjashte te javes, te shtunen. Kristianet e muaren nga eropianet henore dhe diellore, qe e kishin diten e shtate te javes, te djelen. Keto jane vetem nga librat e dikurshem shkollore, mesa mbaj mend une. Sot jan reduktuar dhe zevendesuar me mesime te tjera, si p.sh. si mund ta fusim kondomin ne banane apo ne karrote.
Prap me shkronjat Piktori! Ne flasim per gjuhen, ky tek shkronjat! Esht si te flasesh per tentativat e njeriut ne Egjyptin e lashte para 4 mij vjetesh per prodhimin e birres, e pastaj ta perziesh muhabetin me etiketat e sotme te firmave te ndryshme te birres, si Karlberg, Amstel, Heningen, etj., te cilat nuk kane te bejne fare me menyrat e prodhimit te birres.
Ta solla shembullin e birres Piktor, sepse e shoh qe vetem nepermjet birres mund ta kuptosh se fundi c'do te thote evolucion gjuhe dhe c'do te thote injiciale shkrimi.
Dhe meqe dole tek "gjyste", mund te them se gjykimi yt shkon permrekulli me kengtaren Gjyste Vulaj dhe nje shishe birre perpara. Vetem kij kujdes mos masturbosh si patriotet (ne thonjza) e tashem shqiptare, qe po japin gjykime gjysmake prej gjysmagjeli mbi gjykimin e UEFA-s.
Nuk po tallem mor shoku jo. As kompliment nuk po te bej.
Per diten e enjte keshtu kam lexuar ketu por eshte e pashtjelluar.
Mund te thuash qe e enjte vjen nga jupiteri po ta maresh perkthimin nga gjuhet e tjera, por mos do te thote kjo qe "En" ka qene ndonje perendi e Jupiterit ne kohet parakristiane. Thjesht supozime naive te miat, informacion nuk ka.
Ndersa "akademiket" qe duhet te meren me keto gjera, me siguri pine kafe gjithe diten dhe kruajne allatet.
Robert mundohu te mos merresh me personin por me argumentin. Nejse nuk jam indinjuar per ato qe shkruajte .
Persa i perket asaj punes se trinitetit dhe dyzimit eshte nje debat i gjate dhe me shume argumenta.
Thjesht po shtoj se Maqedonasit kishin Diellin ne flamur prandaj quhen diellore ose te diellit. Ndersa triniteti Kristian ka hyre shume kohe me pasi kishte perenduar Dielli i maqedonasve.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.