Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ti shef teori kospiracioni ne cdo cep mor daje. Mediat shqiptare thjesht notojne ne injorance, kush e hapi shalen, kush shkoi ne plazh, kush u zu, etj.
Shqiptaret jane thejsht popull injorant, kot shkon deri tek teorite e kospracionit.
Ne shume fusha te shkences ekziston nje aksiome. Nese dy modele spjegojne realitetin dhe njeri eshte me i thjeshte, atehere modeli me i thjeshte zgjidhet per reference. Teorite e konspiracionit kane tendencen te jene te koklavitura. Une te thashe se modeli me i thjeshte qe spjegon mungesen e lajmeve te caktuara spjegohet nga injoranca gazetareske. Ka apo nuk ka aksion te pergjithshem per te lene popullin ne injorance eshte tjeter pune dhe nuk ka lidhje me lajmin ne fjale.
Nga eksperienca ime kam formuar bindjen se shtresa me e larte ne Shqiperi nuk ka as intelektin e shtreses se mesme ne Itali, Gjermani, France, apo Amerike. Nuk dine te formojne mendime, fjali, apo qofte edhe te shkruajne shqip pa gabime. Shqiptaret kane nevoje te fajesojne politikanet qe te mbulojne injorancen personale. Ne fakt gjithcka ne Shqiperi, nga politika, tek mediat, apo edhe tek drejtesia, reflekton injorancen e atij populli. Eshte e kote te fusin koken ne rere duke i vene fajin politikaneve. Dhe e keqja eshte se nuk bejne asgje qe te mesojne, nuk pretendojne lajme te plota, gjuhe shqipe te paster, shoke te ndershem, familjare te moralshem. Mblidhen ne cadra te gjejne te keqen neper institucionet e shtetit. Ja, per kete aresye kam kohe tashme qe mendoj se Shqiperia nuk ka aresye te jete shtet me vete. Eshte 100 here me mire nen protektoratin e ambasadoreve te huaj.
Nje shembull fare i vogel. Ne lajmet e djeshme te Balkanwebit thuhej se ndeshja Itali - Shqiperi "startoi". Startoi nuk ka qene ndonjehere fjale shqip. Ai gazetar duhet te pakten pushuar nga puna, por me e mira do ishte te rrihet per spital.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne shume fusha te shkences ekziston nje aksiome. Nese dy modele spjegojne realitetin dhe njeri eshte me i thjeshte, atehere modeli me i thjeshte zgjidhet per reference. Teorite e konspiracionit kane tendencen te jene te koklavitura.
Nje lajm i hidhur per kedo, besoj, sapo e pase ne media: Robert Elsie ka vdekur, dje apo sot! Mendoj se me vepren e tij ai ka per te jetuar gjate. Ikje e parakohshme e fizikut te tij me 67 vjec.
http://www.newsbomb.al/robert-eltsi...-one-line-94544
Kerkoj nje mendim, ndonese duket se jam ne kishe te gabuar ketu.
Ne shkollat tona "socialiste", ne te gjithe lindjen, mesohej mbi historine e feve, se si mbas gjuhes simbolike te librave fetare pasqyrohej realiteti historik fetar dhe marrdheniet e tjera shoqerore. Ne bibliotek kombetare kishte edhe mjaft libra te autorve shqiptare dhe atyre te huaj, kryesisht ruse mbi kete teme. Ndonse une nuk i kujtoij te gjitha datajet mbi shpjegimet e librave te shkolles dhe atyre jashte-shkollore, prapseprap ato mesime me ndihmuan gjate analizes time te Bibles dhe Kuranit, po ashtu gjuha shqipe me ka ndihmuar ne zberthimin e shume emrave, ne punimet e tjera gjithashtu kam sqaruar se kush fshihet pas x- dhe y-figure fetare. Mbreme pash nje dokumentar tek ZDFinfo me titull "War Jesus verheiratet?" (A ishte Jezui i martuar?), emision te cilin mund ta gjeni edhe ne internet me linkun poshte apo tek ZDFinfo mediathek:
https://www.zdf.de/dokumentation/zd...in-ehe-102.html
Nje fare Simcha Jakobovici (autori i filmit) hebre kanadez dhe nje prof. Barrie A. Wilson i Universitetit York ne Kanada gjeten se fundi se pas Jezuit ishte perendia e diellit Helios dhe pas Maria Magdalenes ishte perendia e henes Atremis. E para nje here, para se te dal tek muhabeti personal, dua te theksoj ate habi-cudi-hutim-coroditje timen me shkollen anglo-saksone, e cila nuk u meson fare nxenesve mbi historine fetare, dhe tani studjues nga kjo shkolle po zbulojne ato qe bota ateiste "socialiste" e lindjes i kishte thene e sterthene, si teza dhe hipoteza te ndryshme!
Tani, ajo personalja eshte se une kam folur dhe i kam sqaruar shume nga figurat fetare, e sidomos kete te Maria Magdalenes, dhe nuk besoj te jem i pari ne kete drejtim. Tani, kur sheh se shume nga ato qe ti ke shkruar me pare, nje pjese e te clave jane préj mesimeve te te tjerve dhe nje pjese jane zbulime te tuat, dhe i shikon te prezantohen ne TV si zbulime te reja nga te tjere, cfare duhet bere ne kete rast? Dhe nuk eshte fjala per nje rast, por per shume e shume raste! A nuk eshte deprimuese? Apo mendon ndonjeri se kemi te bejme me mburrje!?
Ne fakt, Akademia e Shkencave duhet ta mbroje punen intelektuale te autorve shqiptare! Nese dikush ia fut kot, ose mburret, apo ka ate semundjen qe ben fjal edhe mjeku Flamur Topi, kur dikush kujton se ka bere nje zbulim/ krijim te tijin, por ne fakt eshte nje zbulim/ krijim i nje tjetri, kjo akademi apo dhe njerez te tjere e tregojne te verteten, kush ka te drejte, si ne perendim sot, kur per fat interneti ndihmon ne keto raste. Mirpo ne Shqiperi askush nuk e di se c'ka sjelle x-i apo y-i ne shkence! E shumta degjon: sa klase ke ti? Cfar pune ben? Ku ke studjuar? U bere ti!
Nejse, kot qe fola dhe une ketu, ndoshta fola me murin!
Linku i mesiperm i emisionit te ZDF (gjerman) nuk del me, ndaj po hedh nje link tjeter ketu, qe besoj se ka pak a shume po te njejten teme, per ndonje qe interesohet se si sot teza te vjetra na dalin si te reja.
https://www.youtube.com/watch?v=VUw9j_JitYE
Nje teze "e re" na u shafq keto dite ne disa gazeta shqiptare, mbi Shkodren trojane, apo Trojen shkodrane. Teza vjen nga nje historian serb, me argumenta, sic na thote sjellsi i saj ne shqip Fahri Xhara, historian nga Kosova (Gjakova), dhe i cili sebashku me shtypin shqiptar vune kujen pse historianet shqiptare flene gjume dhe nuk e kane zbuluar kete ngjashmeri te territorit te Shkodres me ate te pershkrimit homerian. Ketu une po sjell nja dy-tre linke te ketij artikulli gazetash, e me pas po sjell shkrimin tim mbi kete artikull.
http://www.gazetadita.al/studimi-hi...het-ne-shkoder/
https://www.google.de/url?sa=t&rct=...dSL_Op3JnSu7hSA
https://www.google.de/url?sa=t&rct=...X5vowwOWqYcQwyj
Shpresoj qe nga linket e mesiperme te gjindet edhe muaj e vite me pas. Megjithate une po e kopjoj dhe hedh ketu edhe komplet shkrimin e Fahri Xharres, pas te cilit po hedh shkrimin tim ne lidhje me 'te dhe te qarat e shtypit shqiptar. Lexim te kendshem!
Studimi/Historiani serb: Troja e njohur e Turqisë është një falsifikim, ajo e vërteta ndodhet në Shkodër
autor: Fahrri Xharra- Gjakove
Është shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t`i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet t`ardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë.
Ja pra, shkencëtari serb e gjejnë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).
Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersburg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë.
( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet një gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risie me një të vërtetë faktike )
Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Ballkan. Me bindje të madhe e hodhi poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura. Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as një lumë i cili derdhet në det. Ai e shpjegon se afër lumit të madh, qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lumë më i vogël, pra Drini dhe Buna.
Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një shpjegim për lumenjtë rreth Trojës; “ Dihet që ngjalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bëjnë edhe në Mesdhe, dhe në Bunë.
Edhe lumi Zeta përmendet në “Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e shpjegon që këto janë algat, për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.
“ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë në veriperëndim ku është Shkodra, një lloj ashtu si e këndon Homeri “ Burri i botës, Jovanoviçi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.
Pra, ja ky ishte shpjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është: “Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, _limanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “.
Edhe pak nga origjinali në serbisht :” Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: „Troja, srpska prestonica Skadar“, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj „Ilijadi“ i „Odiseji“, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je _limanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na _ar planini), Bog Posejdon “
Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp!
Fahri Xharra – Gjakovë
Se sa e vertete eshte pretendimi se kemi te bejme me nje teze te re, lexoni shkrimin tim, i cili gjindet edhe tek faqja ime e internetit, fjale cimbuese, tek rubrika Histori, (por do ta hedh edhe tek rubrika e vjedhjeve intelektuale.
Milutin Jaçimuviç
Gazetat shqiptare dhe lajmi sesancional
Edhe një herë tipari i sotëm më karakteristik i shumicës së shtypit shqiptar në fushat e ndryshme të shkencës, por sidomos atë të historisë, INJORANCA, është shpalosur hapur dhe demostrativ nëpër faqet e tyre, duke injoruar jo vetëm të rejat që sjellin studjuesit shqiptarë në shkenca të ndryshme, -turp e faqja e zezë, jo vetëm duke i reklamuar tezat e studjuesve të huaj si të reja, në një kohë që ato janë të vjetra për studjuesit shqiptarë, -injorancë me brirë, por edhe duke e lënë lexuesin e sotëm shqiptar të lëbyroset i kënaqur në batakun e paditurisë, mos kërkimit të së vërtetave shkencore dhe masturbimit tashmë aq të njohur folklorik nacionalist, oh sa mirë me kjen shqyptar, oe-oe, -kulmi i marrisë! Disa nga këto gazeta, dhanë një lajm “të ri” e “të pa ditur” më parë, sensancional sipas tyre, (hipo)tezën e historianit të sotëm serb, Milutin Jaçimuviç, atë (mbani frymën!) të gjetjes së Trojës së Lashtë në Shkodrën e sotme, tezë kjo e sjellë në shqip përmes një shkrimi nga historiani kosovar, Fahri Xhara. Duhet sqaruar më parë, se autori nga Gjakova –siç sapo pashë në internet– ka sjellë përmes shkrimeve të tij edhe më parë teza të tilla nga autorë ish-jugosllavë, teza këto që lidhin herë serbët, herë malazezt, herë boshnjakët, herë kroatët, herë sllovenët, me trojanët e lashtë, apo dhe qytete të ndryshme të ish-Jugosllavisë me Trojën legjendare, teza të cilat autori shqiptar i shkrimit i kritikon. Në ison ankuese të këtij autori, gazetat shqiptare, përmes titujve të tyre sensacionalë, po rënkojnë oi-oi, e nga këto të qara të këtij shtypi kanë nisur të na përloten edhe ne lexuesve idiotë sytë, neve që nuk e paskëshim dëgjuar ndonjëherë këtë tezë, e tash në kor të përbashkët me gazetat shqiptare, kemi nisur të mallkojmë historianët tanë, pse këta gjumashër të pacipë lenë të tjerët t’ua heqin lepurin nga dora. Oi-oi, oi-oi ç’na gjeti! Ironi e fatit, mëndjes tonë, thuaj më mirë, që nga oe-oe, po kalojmë tashmë në oi-oi!
Mirpo, vërtet qenka e panjohur nga shqiptarët kjo tezë?! Vërtet kemi këtu një sensacion? Apo kemi thjesht injorancën e gazetarve shqiptarë, e ndoshta edhe të historianve nga Kosova, të cilët pak ose aspak kanë shfletuar nga historia në jetën e tyre?!.
Për Trojën është shkruar dhe hipotezuar aq shumë, sa deri në Finlandë e kanë çuar, se lërë më pastaj vendet Balltike, Kilikinë e poshtme të Turqisë, Bullgarinë e sa e sa të tjera pretendente. Edhe në lidhje me Shkodrën nga autorë shqiptarë është folur e shkruar. E biles edhe nga të huaj. Më vjen keq që nuk kam këtu përpaa Kalendarin Kombiar, i cili gjindej dikur në Institutin e Historisë, sot i shkatërruar dhe i vjedhur, më vjen keq që nuk kam as edhe periodikun “Studime historike”, i cili shpresoj të mos jetë përmbytur ose djegur në Bibliotekën Kombëtare nga katastrofat e përvitshme aty, sepse po ti kisha tani përpara këto dy periodikë, që i ndajnë 70 deri në 100 vjet nga njëri-tjetri, do ti prezantoja me emër e mbiemër autorët e hipotezës së Shkrodës trojane. Por edhe pa mundur të sjell këtu këta autorë paksa seriozë, apo edhe përshkrimet letrare të Shkodrës trojane, ju kujton të hidhni sytë tek forumet shqiptare në internet, gjithashtu ju kujtoj tu hidhni një sy edhe pseudo-historianve të sotëm nacionalistë, Kocaqi & Co., tek të cilët jo vetëm Shkodra që është Troja e lashtë, por e gjithë bota fliste dikur shqip! Pra, nuk kemi sensacion në fakt, as kemi pse të trembemi pse na e rrëmbyen serbët Shkodrën trojane, por kemi këtë sëmundje ngjitëse të sotme, injoranc-nacionalizmin, e cila ka përfaqsuesit e saj si tek serbët, ashtu dhe tek shqiptarët, pasi lufta trojane nuk përmbledh një vend dhe një 10-vjeçar, por përmbledh shumë vende dhe epoka.
Në fakt, kush e ka lexuar Iliadën e Homerit, këtë epope mitike të lashtësisë dhe antikitetit plot me simbole, të përkthyer nga Gjon Shllaku, (e sot kemi edhe një përkthim tjetër të ri nga Ilia Ballauri), do ti parafytyrojë ato ngjarje lufte mitike përpara këmbëve të Kalasë së Rozafës. Liqeni, dy lumenjtë, deti më matanë. Të duket se Homeri, (apo njëri prej tyre), ka patur parasysh pikërisht territorin përposhtë Kalasë së Shkodrës kur ka folur për luftën e Trojës. Kjo anallogji është vënë re nga shumë e shumë njerëz, ndaj edhe thashë që kemi për ‘të edhe përshkrime letrare, përveç shkrimeve historike në shqip. Pra, si hipotezë kjo nuk është e panjohur në rrethet e historianve, qofshin profesionistë, apo amatorë. Sepse gjithkush e ka lexuar Iliadën. Dhe, kush ka lexuar Iliadën, menjëherë i shkon mëndja tek ky territor shkodran, -e kam fjalën për atë të para 90-ave, pasi sot aty unë shoh vetëm një lloj katrahure ndërtimesh, ku më duket se po zhvillohet një luftë para asaj trojane.
Tani, meqë shkrimi i historianit gjakovar dhe titujt e gazetave shqiptare vunë kujën për përgjumjen e historianve shqiptarë, e pikërisht pse këta të fundit nuk i kishin dalluar ato prova aq të qarta që sillte historiani serb, (në shkrim na jepen vetëm ato pak shenja territoriale që përmenda më lart), unë po e qetësoj këtë shtyp shqiptar duke i sjellë vetëm një copëz nga njëri prej librave të mij, të botuar në tetor 2014, pra katër vjet më parë, (dhe duket tre vjet para librit të historianit serb), ndonëse këtë fakt (tezë) e kam përmendur edhe më herët dhe kam dashur ta përfundoj me një shkrim të veçantë, por e kam lënë për ta përmbledhur në një histori më të gjerë dhe të trajtuar dialektikisht, sepse ngjarjet dhe subjektet e përfshira në ‘to kanë ndryshuar përgjatë qindra dhe mijra vjetësh. Ja dhe teksti nga libri im “Evolucioni gjuhësor” pj.III, f.441:
“Duke ecur më në veri, neve na dalin para syve betejat e fundit shekullore, –e ndoshta mijra-vjeçare– trojane. Pikërisht në Shkodër. Po pikërisht aty ku kalojnë –sipas përshkrimit homerian– dy lumenj, e ku deti nuk është larg. Këto beteja mund të kenë filluar këtu e mbi 1000 vjet, apo 2000 vjet para Krishtit, ndoshta aty në atë vend për të cilin na ka kënduar Homeri i parë, aty ku Schlimani gërmoi gjithë pasion, në kodrën Hisarllik të Turqisë së sotme. Ato beteja mund të kenë vazhduar 700 vjet para Krishtit, aty ku na thotë autori i sotëm austriak, Raoul Shrot, pikërisht në Turqinë e sotme të jugut, në Kiliki, e pikërisht në Karatepe. Por këto beteja, (të paktën 4000 vjeçare) kanë përfunduar deri tani pikërisht në qytetin verior shqiptar.”
Dhe unë flas sërish kështu përciptas edhe më tej për këto beteja, siç kam folur edhe në shkrime të tjera po për ‘to, duke u përpjekur të zbuloj të vërtetën e asaj ngjashmërie aq të madhe midis përshkrimit homerik dhe atij të pejsazhit tonë shkodran, përmes të vërtetës së atyre luftrave qindra e mijra vjeçare (sipas mendimit tim), të përplasjes fetare së përfaqsuesve të filozofisë fetare të trinitetit me ata të dyzimit, përplasje kjo që na ka shoqëruar fatkeqësisht deri në ditët tona. Mbi këto përplasje me ngjyrime fetare të lashtësisë, antikitetit dhe mesjetës ka mësuar çdokush që ka kryer të paktën të mesmen në shkollën tonë “socialiste”, ndaj nuk ia vlen të mburremi në një shkrim gazete. Por për seriozitet të problemit dhe vërtetsi të tij, më lejoni të shtoj pikërisht këtu në këtë shkrim të thjeshtë publicistik dhe jo historik, edhe një fakt tjetër të bukur të asaj lufte të dikurshme fetare homerike, të zhvilluar nën kalanë e Shkodrës, fakt për të cilin mendja e historianve serbë nuk besoj se do ta ketë kapur, as atyre shqiptarë, dhe më e hidhura, as edhe pseudo-historianve të sotëm. Kjo –mendoj– tregon se kush qëndron më afër të vërtetës.
Ky çelës zbërthyes ka të bëjë me lumin e Bunës. Mirë Drini se ka qenë i qartë për mua këtu e 20 e kusur vjet të shkuara, se kishte të bënte me ata të trinitetit, biles tonizimi i “trashë” Drin me jepte përshtypjen e një të folure gjermane (drei=tre), apo gjermano-sllave, pasi këto dy etni të sotme kanë patur dikur përzierje përgjatë shekujve, siç të gjithë ne popujt e Europës. Mirpo vetëm para pak vjetëve mua më ndriçoi në mëndje kuptimi i këtij hidronomi –dhe shpresoj të mos ketë qenë ndriçim i rremë– tek në njërin krah të popujve ishin përfaqsuesit e filozofisë fetare të trinitetit (Drinit), dri +nos, (tre nis?), në anën tjetër të popujve ishin përfaqsuesit e filozofiisë fetare të dyzimit (Bunës), pra kemi bi, bu (dy) + nos (nis// jona// uji, ose dhe mbaresë e zakonshme e gjuhës veriore shqiptare të vjetër, n). Pra kishim lumin e atyre të perëndimit, me hyun e vjetër Dionis, por që 2-it i thonin bi, bu, (si në rastin e Bizantit= dy anët), dhe lumin e atyre të lindjes, Drinos.
Shpresoj që ky fakt dhe argument të jetë i ri në aspektin e të ashtuquajturës Luftë e Trojës, (padiskutim një pjese të saj), siç shpresoj edhe për të tjerë fakte e argumenta, që kam sjellë në shkrime të tjera. E nëse është vërtet kështu, pra nuk gjindet edhe në shkrimet e studjuesit serb, apo dhe të tjerve ish-jugosllavë, i bie jo vetëm që kazaneria shqiptare ti lerë lotët e krokodilit, oi-oi, jo vetëm studjuesit kosovarë ti vihen punës e ta nxjerrin punën e kolegve të tyre shqiptarë edhe në gjuhët sllave, por historiografia shqiptare të jetë e qetë, krenare dhe jo e kompleksuar ndaj asaj të huaj, dhe jo patjetër vetëm ajo aktuale zyrtare, që kështu e kështu nuk ekziston këto dy-tre dekadat e fundit, por edhe ajo amatore serioze, ku bëj pjesë edhe unë. Kështu të kemi guximin të ballafaqohemi me cilëndo historiografi dhe historian tjetër, pa patur frikë në zbulimin e të vërtetave të lashta, antike e mesjetare, të mbuluara këto herë qëllimisht dhe herë rastësisht nga pluhuri i kohës.
Dhe, duke iu bashkngjitur aktualitetit të sotëm do të shtoja, që boll iu lëpimë sa njërës superfuqi e sa tjetrës, aq sa për hir të kësaj lëpirje dhe borxheve të marra, arrijmë deri aty sa në rregjistrimin e fundit e nxjerrim pjesën myslimane (kupto sunite) 52% të popullsisë, ndërsa atë ortodokse kristiane 5%, kështu për t’ua falur Shkodrën historike serbëve! E në këtë aktualitet të shtrijmë urat e takimeve me fqinjët dhe jo gardhet e grindjeve.
Dhe në rastin në fjalë, pretendimin e historianit serb se Shkodra paska qenë kryeqytet i serbëve dikur, unë do ti përgjigjesha shkurt, (sa na lejon një shkrim gazete), se Shkodra ka dikur në shekujt pas Krishtit gjurmë të dukshme të kulturës fetare të trinitetit, (sot ortodoksia kristiane dhe deri diku ajo myslimane bektashiane, që edhe tek shqiptarët kanë përbërë përherë gjysmën e popullsisë), herë-herë mbizotëruese në etapa të shkurtëra dhe sporadike këto gjurmë trinitetase, por jo si kryeqytet i një kombi të caktuar, sepse kombet në kuptimin e sotëm nuk luanin rol atyre kohrave. Këto fenomene të njohura të historisë na kanë shoqëruar deri pak shekuj më parë, dhe detajërisht do të donin shkrime më të gjera, apo libra të veçantë në lidhje me historinë e Shkodrës, gjë të cilën në fakt e kanë bërë deri diku disa historianë nga ky qytet me popullsi të përzierë e me kulturë. Që unë vet jam njohur vetëm përciptaz me disa nga këto shkrime e libra të tyre, e që kam disa rezerva të miat mbi disa detaje, kjo është një temë tjetër dhe që nuk lidhet me të qarat oi-oi të gazetarisë së sotme shqiptare në lidhje me tezën e Shkodrës trojane dhe përgjumjen e historianëve shqiptarë. Do.27.9.2018
Mediat shqiptare (shtypi dhe televizionet) edhe nje here ne kor te perbashket na treguan se sa te pavarura jane, se sa te ndryshme nga njera-tjetra jane, se sa kerkuese ndaj te vertetes jane!!! Pikerisht ne rastin e ndodhur para 1-2 javesh ne breg te Qeparoit, me incidentin e ndodhur midis Mihal Kokedhimes dhe guides turistike. Ne shkrimin tim nuk mbrohet Mihali, por tregohet se cfare na tregoi kjo ngjarje. Natyrisht nje shkrim i tille nuk ka si te gjeje vend ne shtypin shqiptar, i cili mua me duket me vetem pak ndryshim nga ai i kohes se Enver Hoxhes. Ja me poshte mendimi im mbi kete ngjarje, (ndonese ky forum eshte ne grahmat e fundit te tij dhe probabiliteti i leximit nga ndokush esht afer zeros).
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.