Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 245 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- o te hap vrime te re une ty!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8512)
vete doktori per vizite ne dhomen e ajrimit, dhe aty shikon tere budallenjte qe benin sikur kishin hipur neper motora dhe benin xhiro... pak me poshte ishte njeri qe rinte ulur dhe nuk llafoste...
- i paskan ardhur mendte ketit- mendoi doktori
- ti je i lire te ikesh- i thote doktori ketit qe rrinte ulur
ngrihet ne kembe ky ben sikur ndes motorin dhe i thote doktori..
- hip doktor
- ku do me cosh- thote doktori
- do te bej xhiro ne tirane me motor dhe do te qeras kafe meqe me le te lire- pergjigjet budallai...
ora 4... zgjohuni....
vete BENI ne shtepi, dhe shikon tek frigoriferi nje shenim qe thoshte..
BENI kur te veje ora 4 na zgjo...
vete ora 4 dhe BENI vepron keshtu... merr lapsin, shkruan zgjohuni, e ngjit tek frigoriferi dhe iken...
nje histori qe do ndodhi...
ne nje aksident automobilistik vdes TOSI bashke me SALEN... dhe kur vene tek shen pjetri ai u thote..
- ju te dy sdo hyni ne parajse por do vini ne ferr.. dhe i dergon ne ferr te dy ata..TOSIN e mbylli ne nje dhome me nje plake shume te shemtuar dhe i dha si detyri te bente tre here seks ne dite me te, dhe shume puthje ne buze... mbas disa kohesh kur del TOSI nga denimi shikon ne dhomen ngjitur SALEN ne dhome me PAMELA ANDERSON.... i nevrikosur ky vete tek shen pjetri dhe i thote..
- si eshte e mundur qe mua me mbyllet ne dhome me ate plaken ndersa SALEN me PAMELEN???
- pse kush te tha ty qe ishte denimi i SALES ai, ky denim ishte per PAMELEN-pergjigjet shen pjetri..
mos me pyet...
vete nje grua tek gjinekologu se kishte disa probleme, dhe aty doktori i thote qe nuk duhet te bej seks nje jave... vete ne shtepi kjo dhe i thote burrit per ato qe i tha doktori... ata bien dakort qe te flinin ne dhoma te ndryshme per siguri... kaloi nje nate, dy, dha nga mesi i nates se trete, degjohet nje bum bum tek dera e gruas, qe ajo kishte kycur...
- pse i bie deres??- pyet gruaja
- mos me pyet pse, por me cfare po i bie deres- pergjigjet burri nga jashte...
femija i zgjuar...
vete babi per te vene femijen ne gjume dhe e pyet nese donte gote me uje per naten...
- jo -pergjigjet femija..
mbas dy minutash nga dhoma e femijes degjohet...
- o ba, me sill nje gote uje- thote femija
- nuk te sjell, se une te pyeta kur ti u shtrive per te fjetur- thote i ati
mbas dy minutash perseri..
- o ba me sill nje gote uje- thote femija
- do rrish urte se do vij te rrah- thote i ati
mbas dy minutash perseri..
- o ba kur te vish per te me rrahur, sill dhe nje gote me uje te lutem- thote femija...
vete nje grua tek fallxheshka dhe aty krijohet kjo bisede...
- per dy pyetje dua 20 dollare- thote fallxheshka
pagon leket kjo gruaja dhe ben kete pyetje..
- a nuk eshte shtrenjte qe per dy pyetje te paguaj 20 dollare???
- po shtrenjte eshte- pergjigjet fallxheshka- pyetja e dyte cila eshte???- pyet fallxheshka...
vete njeri per te rregulluar televizorin te ustai, dhe ustai e pyet..
- cfare ka televizori???
- te them te drejten nuk e di, por une isha duke kruajtur veshin nga brenda me gjylpere, dhe ketit papritur i iku zeri..- pergjigjet klienti...
LUANI....
i thote shoku shokut...
- sikur te ishe ne shkretetire ti dhe do te dilte perpara nje luan cfare do beje???
- do hipja ne peme - pergjigjet i dyti
- po ne shkretetire nuk ka peme - thote i pari
- do merrja nje gurre dhe do ta godisja - thote i dyti
- po ne shkretetire vetem rere ka - thote i pari
- po ti ta marr vesh une , me ke je me mua apo me luanin???- pergjigjet i dyti...
i flet qeni qenit..
- ham ham - thote i pari
- mjau mjau- pergjigjet i dyti
- ca po flet keshtu?- pyet i pari
- kam mesuar gjuhe te huaj!!! - pergjigjet i dyti
kete mjafton vetem ta shikosh, nuk duhen fjale per te qeshur....
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 245 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.