Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
pak me pare lexova qe tre ishin personat qe mendoheshin te ndodheshin akoma nen rrenoja..2 prej te cileve nene e bije...
E puth i dashuri, shurdhohet nga njeri vesh
Nje vajze nga jugu i Kines ka humbur pjeserisht degjimin, pasi i dashuri i saj i demtoi daullen e veshit, ndersa po e puthte plot pasion.
Mediat kineze njoftuan se 20 vjecarja u dergua ne spital krejtesisht e shurdher nga veshi i majte. “Puthja uli presionin ne goje, duke sjelle demtimin e daulles”, tha nje mjek.
Megjithate, ai shtoi se vazja mund te degjoje normalisht pas dy muajsh. Gazeta “China Daily” shkruan se edhe pse te puthesh eshte dicka shume e sigurte, mjeket keshillojne njerezit qe edhe ne kete pike te tregojne kujdes.
Marr te : http://www.top-channel.tv
E pike e zeze ca po behet Mos puthni njeri ne buze se e lat memec
Nënë Ferideja dhe Ndueja që qepi gojën
marre nga shekulli
Nënë Ferideja dhe Ndueja që qepi gojën
Nënë Ferideja është akuza më e rëndë që i bëhet mënyrës sesi funksionojnë ingranazhet e shtetit shqiptar. Fjalët mëshirë dhe drejtësi, prej vitesh nuk kanë më kuptimin e tyre njerëzor tek ne.
Gjergj Marku
Marte, 30 Dhjetor 2008 06:52:00
“DREJTËSIA” TEK TË VARFRIT
Nënë Ferideja është akuza më e rëndë që i bëhet mënyrës sesi funksionojnë ingranazhet e shtetit shqiptar. Fjalët mëshirë dhe drejtësi, prej vitesh nuk kanë më kuptimin e tyre njerëzor tek ne. Dhe, nënë Ferideja është vetëm një prej viktimave. Ka mijëra të tjerë jashtë vëmendjes së medias dhe politikës, të rënë në grackën e varfërisë që u ka gatitur shteti i tyre. Detyrohen të mbijetojnë në një mënyrë a tjetër. Kavie eksperimentale të barkngimurve në udhëheqësinë e këtij vendi.
Barkngimur që nënat, gjyshet, familjarët, miqtë e tyre nuk i kanë si nënë Ferideja. Miqtë e tyre janë tjetërsoj. Bën vaki, mes tyre ka edhe nga ata që pikërisht në saj të drogës, posedojnë pasuri marramendëse, pa u hyrë ndonjëherë gjemb në këmbë për paligjshmërinë.
Në familjet si ajo e nënë Feridesë, mëson shumë. Mëson se ka qindra të varfër pa mbrojtje, të cilët qëndrojnë në burgje vetëm se nuk kanë pasur asnjë mundësi të blejnë “ligjin” dhe njerëzit e vendosur tek porta e tij.
Një nga këto raste e kemi publikuar dhe në gazetë. Bëhet fjalë për një të burgosur në burgun e Shënkollit, i cili në privim të të drejtave të tij, realizoi grevën e urisë më të rrallë në burgjet shqiptare, duke kaluar me gjilpërë qepëse nëpër buzë një fije peri. Nuk kaloi nga goja për disa ditë as ushqim, e as ujë.
Para pak ditësh na ka drejtuar dhe një letër të gjatë, ku tregon arsyet e qepjes së buzëve, dhe arsyet e kalljes në burg. Quhet Ndue. Ka zbritur nga fshati Fan i Mirditës për në Linëz të Tiranës, ku bleu një shtëpi dhe 5 dynym tokë me paratë e bëra në emigracion. Gjithçka me dokumente të hipotekuar, të paraqitura në komunën Dajt.
Por, pas 11 vitesh, tokës i “del një pronar tjetër”. Ia zaptojnë truallin e blerë, duke i ndërtuar dhe një shtëpi në oborr. Njofton në policinë e Tiranës dhe policinë ndërtimore. Merret fillimisht vendimi për prishjen e ndërtimit të uzurpuesit, por më pas askush nuk e zbaton këtë urdhër. Mungesa e zbatimit të ligjit, shteti që nuk vepron, sjell dramën e mëpasme.
Më 6 korrik 2002, Ndues pa mbrojtje shteti, i shkojnë në shtëpi me armë, i prishin murin rrethues. Me armën e agresorëve Ndueja plagos ata për vetëmbrojtje. Për këtë vepër penale dënohet me 10 vjet burg. Në shtëpi i ndodh pak më pas edhe diçka tjetër. Djali 13 vjeç zhduket. Figuron i zhdukur, edhe sot e kësaj dite.
Në vetminë e qelisë, ky qytetar vendos të mbyllë gojën me pe. Nuk është e vështirë të kuptosh se dhe Ndueja është viktimë e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve të pronësisë e më tej. Një njeri që me mund e djersë i kishte vënë punët për vijë si shtetas i lirë i këtij vendi, pikërisht nga prezenca e shtetit të korruptuar deri në palcë, e paguan shtrenjtë, në vend t’i gëzohej këtij mundi dhjetravjeçar. Ashtu si në rastin e Feridesë, qepja e buzëve me pe e këtij të burgosuri, është akuza që thërret për të bërë një katarsis të plotë. Duhet marrë në mbrojtje qytetari!
Vete Allahu ka forcen si ti rregulloje gjojnat. vete se duhet me besu cdi dit si Allahu sjell ne tok falenderimet i takone Allahut te madhnushem dhe profetit ton te ndricum Muhamedit AS
Citim:
Po citoj ato që tha ilir08
Vete Allahu ka forcen si ti rregulloje gjojnat. vete se duhet me besu cdi dit si Allahu sjell ne tok falenderimet i takone Allahut te madhnushem dhe profetit ton te ndricum Muhamedit AS
Citim:
Po citoj ato që tha Revolucionar
te presim allahun pra, tna rrugulloj gjonat
Citim:
Po citoj ato që tha Revolucionar
te presim allahun pra, tna rrugulloj gjonat
Citim:
Po citoj ato që tha ilir08
pse mer tarallak i pafe. cin duhet me prit ce guevaren apo shokun enver. ju robt e pa fe si nuk keni as din e as imon je ato si boni ksi gjojnash. po Allahu te ka dhon men me menu e drit me shiku mer i pa fe. turp tkesh ti ene ato si tmsojn ty.
Citim:
Po citoj ato që tha Revolucionar
nje fjale e urte Arabe: "Ki besim ke Allahu, por lidhe deven"
Citim:
Po citoj ato që tha Revolucionar
nje fjale e urte Arabe: "Ki besim ke Allahu, por lidhe deven"
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.