Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Ju jap te falat e urates nga Elbasani te gjithe stafit tone dhe ne besim e siper se shqiptari me shqiptarin do te bashkepunoje dhe jo te armiqesoje e luftoje vellain e vet.
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Faleminderit per ftesen i nderuar Amoxil, por nuk jam i afte te bisedoj "me cdo lloj menyre", sic u shprehe ti ne letren tende.
Megjithate, po shkruaj dicka, dhe nqs ti pergjigjesh dua nje pergjigje pa fjale banale. Fjalori te jete etik dhe mbi te gjitha Orthodhoks.
Ndoshta, mund te nervozohesh gjate leximit, por si demokrat qe dukesh, lexoje deri ne fund dhe me durim. OK?
I lexova me kujdes te gjitha shkrimet e tua dhe te Kontinentit dhe arrita ne nje konkluzion te pashmangshem: Si mund te arrihet dialogu? Eshte e meritueshme kjo ngritje ne piedestal e Nikolla Markut? Jane te verteta te gjitha keto? Cfare fshihet mbrapa Nikolla Markut dhe cili eshte Nikolla Marku i vertete?
Por, une dua te them dicka. Aq i mire eshte ai "Klerik-Orthodhoks-Kombetar" sa e perjashtuan nga Seminari i Durresit per vjedhje. Ne rregull? Per vjedhje. Dhe .... Nuk besoj se jane shume perkrahesit e tij. Abdi Baleta iku, Sabri Godos po i vjen plakja dhe nuk ka shume ze per te nxjerre dhe nuk ia degjon njeri.
Mjafton te shkosh nje te Diele tek "Kisha e Tij ne Kala" dhe do te shikosh aspak ose, per te ta bere qejfin ty, shume pak njerez. Te gjithe jane larguar, nuk i afrohen me "Altarit te Nikolla Markut" per te marre "Kungaten e Nikolla Markut" dhe per t'i puthur doren e tij e cila ka nenshkruar aq shkrime dhe peticione te padrejta, qe do te jene provat fatkeqe kunder tij ne gjyqin para Perendise qe ju permendni.
Po te them vetem nje fakt. Une e vizitoj shpesh Elbasanin dhe kam shume deshire te shkoj tek kisha e Shen Marise. E di ti Amoxil qe ajo Kishe ka qene plot me ikona ne dru te Shpatarakut. E di sa ka tani? He ... e di? Shko shiko, dhe besoj se shkon, dhe do te gjesh vetem 2. Ku jane te tjerat? Jam shume i sigurt qe jane shitur, nuk dihet se ku.
Kur shkova nje dite atje, degjova trokitje gotash brenda ne altar. Kur shoh.... u skandalizova!!!!!! Prifti Nikoll po pinte raki brenda ne altar dhe po tymosej cigare, se temjan nuk ishte. Do thuash ti, po kush ishte ai tjetri? Ai tjetri, emrin e te cilit nuk e di, eshte psalti i kishes, njekohesisht aktor ne teatrin e Elbasanit. Eshte nje burre i gjate i thinjur qe i ngjet pak Neritan Cekes. Po deshe ta vertetosh shko dhe do te bindesh.
Gjithashtu, altari, vendi me i shenjte i Kishes, eshte nje parade. Une isha ne nje ceremoni martese dhe pashe se ndihmesit e Markut kalonin para Tryezes se Shenjte sikur donin t'i binin rruges shkurt. Nqs ti Amoxil nuk i beson te parat, besoje kete qe te thashe tani, se e rregjistroi edhe kameramani. E pakundershtueshme. Dhe meqe ra fjala tek ajo martesa.
Ky """"At"""" i shenjte, me i miri i Orthodhokseve, i drejti i te drejteve, beri nje ceremoni qe nuk gjendet ne asnje liber sherbesash Orthodhokse. Ishte perjetimi me i keq, me absurd qe une mund te kisha perjetuar ndonjehere.
Dhe une dua qe ti Amoxil te dish dicka shume te rendesishme.
Nuk ka asnje Kishe Orthodhokse ne Bote, qe te quhet Kombetare, asnje. Madje as Greqia, as Rusia, as Bullgaria dhe as Serbia nuk quhen keshtu, qe kane me shume Orthodhokse se Shqiperia. Shqiperia nuk mund te quhet keshtu sepse: jo te gjithe shqiptaret jane Orthodhokse dhe se dyti jo te gjithe Orthodhokset jane shqiptare.
Por, keshtu i vinte per shtat Fan Nolit, i cili, per te justifikuar levizjen e tij patriotike dhe qe gjithe njerezit e feve te tjera ta shikonin si nje shqiptar i vertete, nxori keto terma dhe shpikje, megjithese ishte klerik, madje peshkop. Dhe, nqs ti Amoxil do t'i dije mire kanonet e Kishes Orthodhoke ne shekuj dhe po te ishe nje Orthodhoks i vertete, sic e quan ti veten bashke me Kontinentin, nuk do te jepje aprovimin tend per kete; dhe jam shume i sigurt.
E di ti se kush e beri prift Nikollen? Nje peshkop maqedonas. E di ti qe Kisha e Maqedonise eshte Skizmatike qe do te thote "e ndare" dhe qe njerezit e hirotonisur prej ketyre kishave, te ndara nga Trupi i Krishtit, nuk pranohen nga asnje kishe tjeter? E di? Ja, e mesove.
Ka edhe shume gjera te tjera qe duhen thene, shume.
Por, nqs ti Amoxil do te kishe sy reale, qe ti shikoje gjerat nen driten e Krishtit, dhe jo te diellit, do te falenderoje Perendine qe Patriarkana e Konstandinopojes zgjodhi Anastasin si Kryepeshkop.
Njeri qe e ngjalli Kishen Orthodhokse te Shqiperise dhe jo e uzurpoi, sic thoni ju. Sepse eshte Kryq Sherbimi dhe je Fron Uzurpimi.
Dhe dicka tjeter.
Kisha eshte perjetesisht e ndare nga shteti. Shteti nuk ka asnje te drejte te nderhyje ne ceshtjet e Kishes. Dhe sa per dijeni.
E di ti Orthodhoks se sa prifterinj Orthodhokse te huaj ka ne Shqiperi?
E di ti se sa prifterinj te huaj Katolike ka ne Shqiperi?
E di ti se sa pastore protestante, joshqiptare, ka ne Shqiperi?
E di ti se sa imame dhe hoxhallare arabe ka ne Shqiperi?
Di ti ndonje rast ku te kerkohet largimi i ndonjerit prej tre te fundit, apo te shkruhen shkrime dhe fjale banale per ta, sic bejne shume njerez me Orthodhoksine dhe Kreun e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi?
Nqs di me dergo dhe une do te te tregoj nje realitet.
Amoxil, shiko realitetin, preke, ndjeje, shijoje, perqafoje dhe nuk do te zhgenjehesh. Te gjitha keto jane vrer qe del vetem per shkak te mosnjohjes. Beso dhe do te njohesh realitetin ashtu sic eshte.
Pergjigju nqs i permbahesh asaj qe te thashe ne fillim.
Djema dhe vajza
Po nderhyje pak , vetem per te qetesuar paksa situaten.
E kuptoj shume mire patriotizmin disa anetareve ketu , Konti Amoxilit , Katia etj etj , por ne asnjemenyre nuk duhet t'i lejojme vetes te shnderrohemi ne gjykates personalitetesh apo gjykates personash pavaresisht ideve dhe bindjeve te tyre , te pakten jo ketu ne forum.
Vleresoj shume qetesine me te cilen ka reaguar Hektori ndaj shkrimeve te Stenlit.
Ju ftoj t'i leni menjane paragjykimet tuaja personale ndaj diskutesve te tjere, t'i leni menjate shakate dhe ironite e tepruara dhe t'i leni menjane gjithashtu titujt dhe epitet fyese.
Eshte e drejta e pamohueshme e seicilit te shprehe mendimin e tij perderisa ne te nuk ka ofendime dhe pergjithesime.
Mundohuni ta kuptoni dhe te diskutoni siç eshte e udhes me Stenlin sepse eshte normale qe nje ortodoks i denje te preket nga armiqesia e hapur e disa personave ndaj klerit te besimit te tij megjithese me sa kam lexuar une ne kete teme nuk po armiqesohet as Ortoksizmi as ortodokset por nje idivid ne krye te Kishes Ortokse.
PS. Amoxil, diku me siper ne nje shkrim tendin, fragmentet e marra nga AFP per te "perkufizuar" kishat, do te kishe bere me mire t'i kishe pershtatur ne Shqip.
Kjo bie ndesh me rregulloren
Po citoj ato që tha erzeni_be
Eshte e drejta e pamohueshme e seicilit te shprehe mendimin e tij perderisa ne te nuk ka ofendime dhe pergjithesime.
Erzen...ka ofendime lal..ende me keq...ka akuza.
Stenlin nuk po e ofendon njeri.
Le te dale e te flase me guxim e jo te fshihet.
Ka aluduar edhe per Fan Nolin.
Une ende nuk kam mbaruar me Stenlin, kur te mbaroj do t'i kerkoj pergjigjet dhe sqarimet, ne qoftese Stenli nuk jep pergjigje apo sqarime ai e nxjerr veten provokator.
Myzo, mos e ke fjalen qe Stenli eshte vete ai Cici?
hahahahaha
Ai Cici eshte me i keq se vete djalli Myzo me letrat e tij anti shqiptare.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Po citoj ato që tha erzeni_be
Eshte e drejta e pamohueshme e seicilit te shprehe mendimin e tij perderisa ne te nuk ka ofendime dhe pergjithesime.
Erzen...ka ofendime lal..ende me keq...ka akuza.
Stenlin nuk po e ofendon njeri.
Le te dale e te flase me guxim e jo te fshihet.
Ka aluduar edhe per Fan Nolin.
Une ende nuk kam mbaruar me Stenlin, kur te mbaroj do t'i kerkoj pergjigjet dhe sqarimet, ne qoftese Stenli nuk jep pergjigje apo sqarime ai e nxjerr veten provokator.
erzeni_be skam fyer njeri.
Pse flet ne ajer?
Ku e keni hallin zoteri?
Nqs nuk e dini historine e kishe se Elbasanit qe po perdhoset nga nje individ me emrin Stenli te lutem mos me komento pa te drejte.
Nuk i keni pare akuzat e drejtperdrejta qe i ben Stenli At Markut?
Si mund ta quash nje prift qe rrezikon jeten e tij ne lufte me qarqet greke hajdut?
Po e dini juve se cbene grekerit atje para 7 vjetesh?
Ne ate kishe ishte i varrosur trupi i shenjtorit Shen Gjon me nje periudhe 1000 vjecare(kaluar ne kete kishe per hater te festes se fshatit Shojin me 4 korrik).
Ngrihen grekerit te bejne meshe ne kete kishe edhe shkojne me delegacion tek At Nikolla Marku duke futur ne mes disa fshatare te fshatit Shijon me kerkesen se e duan trupin e shenjtorit per nje nate sa te festonin festen e te benin ritin spiritual.
At Nikolla shkon e kerkon qe keta te firmosin ne bashkine e qytetit te Elbasanit per siguri kthimin e trupit mbrapa.
Pasi behen te gjitha dokumentat gati merret trupi nga keta fshatare dhe dergohet ne fshatin Shijon nga ku aty behet dhe festa ate nate me prifterinjte greke.
Kaluan kohe dhe trupi i shenjtorit nuk erdhi me mbrapa.
Bashkia e qytetit te Elbasanit me keqardhje i japin lajmin urates se nga informatat e marra ne ate fshat trupi i shenjtorit eshte nisur per ne Greqi.
Tani si do i veje halli qe ketyre shqipatreve si Stenli cohen e ofendojne njerez me karakter me thoni?????????
Kerkoj me domosdoshmeri mirekuptim nga te gjithe qe kur nuk dini psh si erzeni_be se si eshte e verteta ju lutem lexoni apo pyesni pak me teper.
At Nikolla Marku e ka jeten ne rrezik.Telefonata dhe provokime nga me te ndryshmet per ta poshteruar.Po nga kush valle??
Mos i inetreson ndonje shqiptari te ngreje dore mbi identitetin e vet?
Sigurisht qe jo
Keto provokime dhe mundime per tia futur friken si nga ana e tij ashtu edhe nga familja vijne nga keto qarqe antishqiptare greke.
Car u intereson mo vellezer grekerve se kendojme neve ne kishe apo jo apo e themi uraten per heronjte tane apo jo?
Cu duhet atyre grekerve halli i kishave tona?
Neve jemi te zotet e vetes dhe me shume se cua duam te miren ne vendit tone nuk ua do njeri.
Une jam shok ketu me ju te gjithe edhe me sinqeritet po ju them se ndoshta ndonjehere edhe bej shakara te tepruar per qef dhe ju kerkoj falje nqs kam prekur dike padashje.
Por kur vjen puna per shtremberime te vertetash dhe ceshtjen kombetare nuk e di si di veje halli se une sduroj dot dhe smund te le njeri te beje mjegull per ujkun.
Te me ndjeni tani se sdua te me merrni sikur po shes mend por jam i prekur nga ofendimete At Nikolles me te padrejte se eshte gjynah i zotit te besh mekat me nje njeri te tille qe ka sakrifikuar familjen dhe jeten e vet,eshte mekat te flasesh kur nuk di dhe eshte mekat te jesh antishqiptar.
Ndoshta do shkruaj ndonjeher tjeter dhe ju pershendes te gjitheve,i falenderoj ata qe e dine te verteten si myzeqarin,kontinentin,hektorin,analisten edhe disa te tjere qe nuk mund ti kujtoj dot tani.
Cila eshte ajo formule qe i bashkon shqiptaret??????????
Amoxili, me ngadale i dashur.
S'te akuzova per asgje, te bera vetem nje verenjtje te vogel ne lidhje me copy-past ne anglisht dhe nderhyra ne pergjithesi pa theksuar asnjerin.
Ajo qe s'me pelqen aq shume ne kete debat eshte se ne vend qe te argumentohen gjerat me qetesi , perqendrohen sulmet kunder nje personi te veçante qe mendon ndryshe...
Nejse
debat te mbare.
Amoxil , Erzenin nuk e shof gabim
Ok me lal ok.
Debat sdua te bej sinqerisht por dua te mbroj At Nikollen dhe spo di se si.
Do mundohem te sjell materiale nga gazeta ALBANIA e viteve 95-96-97-98-99-2000-2001-2002-2003-2004-2005.
Nje njeri qe njoh nga afer me vjen keq te degjoj ofeza aq te renda,se eshte edhe gati 60 vjec burre.
Kam qene prezent vete ne vitin 1995 kur ne lagjen KALA nxirren me force prifterinte greke nga kisha ortodokse Shen Maria dhe vendoset nga qytetasit e Elbasanit prifti i famullise se atyre At Nikolla.
Te ishit aty te shikonit skenen kur jane nxjerre grekerit jashte ska skene me te bukur qe do te shohesh ti ne jeten tende.
Do tiu sjell edhe disa fotografi te atit me te gjithe shoqatat shqiptare patriotike ne NY,Boston me At LIolinin,Chikago,Detroit,Kosove.
Eshte per tu habitur se sa shume e kane dashur dhe pritur shoqata te ndryshme Kosovare si kosova pres,Bota sot,Vendlindja therret,LDK-ja me qender ne NY,etj etj etj .
Njehere ne ne nje mbledhje qe u mblodhen shqipatret e NY per nder te tij me Bronx ne lokalin Isvud Mener Boston Rd,2002, i bene nje pyetje disa malesore"--------------------------------------Si ka mundesi qe ne Shqiperi sektet fetare te ndryshme muslimane ortodokse katolike shkojne mire midis vedi dhe juve gjithashtu si e keni perqafuar kete ide??????
******** At Nikolla Marku pergjigjet------------------------************
Ne kohen e komunizmit kane qene ne nje qeli bashke edhe imami i madh i myslimaneve edhe arqipeshkvi i katolikeve denuar me pushkatim(me falni se se mbaj mend tani se si ua permendi urata emrat atyre te ndjereve).
Pas disa ditesh hyn ne qeli nje oficer dhe me majen e pushkes e heq kapelen e priftit e ia ven imamit dhe ate te imamit ia ven priftit.----He si po ju duket vetja tani?--thote oficeri.
E ska gje more bir--thote arqipeshkvi---une e provova kapelen e shokut tim para vdekjes dhe asgje me teper por ty or bir te falte zoti sa te jesh gjalle.
Dhe ashtu sic kane bere te paret e mi ashtu do te bej edhe une --thote At Nikolla---gjithmone per bashkim dhe ceshtjen kombetare.Ne ne Elbasan festojme edhe pashket edhe bajramin ashtu si te gjithe shqiptaret kudo qe jane,pershendesim dhe urojme njeri-tjetrin pa provokime e nxitje antishqiptare.
Keto ngjarje jane nga jeta e tij por fakti qe i solla mes jush eshte se i kam perjetuar edhe une ato.
Ne vazhdim................................................
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.