Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
![]()
ke do ti re????
Degjoj ngadal zhurmen e hapave qe me sjellin tek ti.
Nuk ka me muzike hyjnore sesa melodia qe buzet peshperisin kur puthen dhe une po vrapoj tek ti per te arritur hyjnoren.
Tek ti qe me fal ferrin me nje xhest dhe njekohesisht me njeh me prajsen.
Ndoshta ky eshte fati im te jem gjysem engjell e gjysem djall ...
Por jo , me ty kam njohur vetem engjellin brenda vetes duke fluturuar pa krah,por me shpirt.
Nese keto dite kam qene i trishtuar arsyeja ka qene se ti nuk ishe pjese e dites time dhe ndonjehere arsyeja pertonte te behej e gjalle.
Nese keto dite kam qene i lumtur arsyeja ka qene se ti ma vrisje trishtimin me fjale te embla perendish qe per arsyen nuk kishin nevoj aspak.
Gishtat e mi kerkoj akoma te ledhatojn lekuren tende te bute si mendafshi por arrijn te kene thjesht nje grusht ajer qe sme mbush me fryme ashtu si me mbush ti.
Vazhdoj akoma te degjoj zhurmen e hapave te mi nisur per tek ti...
Pritme e dashur, nuk vonohem,une po vij...
Te kam xhan zemra ime,te kam xhan...
Per ty...
Per cdo lot do te fal mijra puthje
se lotet jane fjalet e shpirtit memec
Mos qaj kurre shpirti im pervecse...
Pervecse kur buzet e tua te jene thare
Pikerisht ne shkretetiren e asgjes
loti yt do te jete shpetimtari i shpirtit
Dhe nese qan ,qaj vetem per veten
vetem ti i meriton lotet ne shpirt
Jo se une nuk i meritoj lotet e tua
Jo se lotet shpirtit si dhane fryme nga pak
Por per cdo lot tendin per mua
nje plag lind duke klithur emrin tend
Per cdo lot do te fal mijra puthje
puthje qe plaget te sherojn...
Ps:do me mungosh shpirti im.Tvb...
Mbase nje dite do te te them gjithçka...
Kan kaq dite qe zerat tane kerkojne njeri-tjetrin dhe nuk arrijn dot te te gjejn gjurme ne veshet e se perditshmes.Por diku ne nje cep te kujteses time jehona e zerit tend akoma merr fryme dhe arrin te mbaj gjalle deshiren per te te kerkuar edhe atje ku je e paarritshme.E ndiej mungesen tende dhe mundohem qe me grimca puthjeje qe ti mi fale rruges qe me solli larg teje te jetoj te perditshmen. Zgjas doren te arrij hijen e imazhit tend por bej timen thjesht nje grusht ajer deluzion qe me mbyt nga pak . Malli me peshperit cdo cast tingullin e fjaleve qe ti mi thua kur me puth dhe une dua vetem te te puth dhe kete cast ta kryqezoj per te shpetuar shpirtin tim mekatar qe te do me shume se parajsen.Jam mekatar qe mekatet nuk dua te mi falin.Falma ti parajsen qe mallin ta vras pa me vrare ai mua.
I miss you...
me more ne telefon. un stu pergjigja ngrohte.. pse valle? ahh gripi gripi qe sme la... ti e kuptove.. je goc me mend... love u hon
Kisha dite qe nuk e kisha ndjere kenaqesine e te lagurit nga shiu......U bene dy dite qe eci trotuareve te lagura me nje dashuri te cuditshme.....madje edhe qielli me kete fytyren e tij te vrejtur...me syte e perlotur ka filluar te me pelqeje me shume se zakonisht ne dite te tilla........Eci rrugeve dhe shoh se si hapat e kujtimit tend shuhen e grimcohem nen ritmet e piklave te shiut.....ato me shoqerojne kudo qe shkoj ...,ne cdo hap qe hedh......Nuk ndihem vetem as ne vetmine me te madhe...sepse kthej koken dhe shoh sozien time (Ty) duke me ndjekur nga pas si nje hije.....Sot me shume se asnjehere ndoshta doja te ecja me koken nga qielli ....te lotoja dhe une bashke me te........por jo per Ty.....jo per ditet qe ti nuk je ...........por per Kujtimet qe me le si dhurate............Te perqafoj....
Dihatet fryma ime kur buzet e mia belbezojn emrin tend qe johon ne rrugen per veshet e tu.
Nuk ngopem me fryme ,jo nuk mundem ...
Nuk mundem te jetoj me grimca kujtese dhe copeza malli qe me shume me vrasin sesa me mbajne ne jete.
Une kam nevoj per ty dhe ndiej vibracionin e ajrit qe perkedhel lekuren time kur ti psheretin emrin tim kur prekja e se kaluares te puth buzen.
Keto dite munges nuk munda as te jetoj,as te vdes...
Keshtu shpirti im te lutem kthema puthjen,kthema magjine e te qenit yti ,kthema pasionin ,deshiren ,eja...
Serish bashke per te shuar etjen ,falma buzeqeshjen,falma parajsen...
Dihatet fryma ime serish ,serish pa ty,deri ne agim.
Ti je dielli i fshehur pas reve qe me fal driten edhe pa u dukur,shporr erresiren e dhimbjes ,enderr per syte e verber .
Po degjoj tingullin e hapave qe buzet e tua me dhurojn me puthje...
Erdhe ...?!
Ps: ...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Ti je dielli i fshehur pas reve qe me fal driten edhe pa u dukur,shporr erresiren e dhimbjes ,enderr per syte e verber .
Po degjoj tingullin e hapave qe buzet e tua me dhurojn me puthje...
Erdhe ...?!
Sme kane pelqyer kurre lamtumirat aq me pak me ty.Kerkoj te gjej fjalet e duhura por ato humbin ne mjergullen e mendimeve te mia qe kerkojn nje arsye nje shkak te cilin se gjejn gjekundi.Fjala e vetme qe mund te them tani eshte -Faleminderit.
Faleminderit per cdo cast qe me fale me prezencen tende ,per diellin me te vertet nuk kisha nevoje.
Faleminderit per cdo puthje qe me fale rruges se pasionit,embelsisht buzet e mia akoma kerkojn buzet e tua,por...
Faleminderit per endrat qe me fale syhapur ne netet e gjata pa gjume ,endrat kurre nuk arriten te treteshin .
Faleminderit per perkedheljet qe me sheronin cdo plage ,edhe ato te shpirtit qe ti i dhe jete nga pak.
Faleminderit per lotet qe mbyten zerin tim qe smundi te klithte,sepse ti fjalen klithje urreje vertet.
Faleminderit per cdo buzeqeshje qe me thoshte miremengjes ,jeto se gjithkush nje dite do te vdes.
Faleminderit per gjithcka ...
Faleminderit qe egziston...
Jeto ashtu si di te jetosh ti , me gjithe vrullin ,deshiren dhe pasionin qe i fal jetes cdo sekond.
Jeto dhe bej dike tjeter te lumtur ashtu si me bere mua me prezencen tende ,cdo cast,fraksion sekondi,perjetesi...
Jeto dhe nese ti je e lumtur une do te jem i i lumtur dyfish per ty.
Lamtumire dhe shpresoj qe parajsen qe une nuk arrita ta falja ta gjesh diku rruges se gjate te jetes tende.
Lamtumire gjithsesi per mua do te mbetesh e mrekullueshme gjithmon...
Ps:...asgje,asgje.
07 maggio 20.03.16
Mbyll syte dhe erresira me pushton
Mekem, me ajer gjoksin dua ta mbush
Kujtimi yt nga endra e keqe sme zgjon
Kerkoj te bertas por sme degjon askush
Buzet e plasaritura jane te etura per dicka
Dridhen ,perpeliten me fjalen grinden pa shkak
Nje arsye nje motiv te caktuar nuk ka
Vecse...puthja jote i jepje jet nga pak
Puthja jote ka humbur ,e di...
papritur u thye magji e saj
Ka humbur puthja ,ke humbur ti
Askush nga te dy nuk kishte faj
...
Ditet e mia pa ty...............
s`eshte e nevojshme te flas......this song says everything.....
Ty te pelqenin keto vargje,porsi mua...
Me duket sikur jane epitafi mbi varrin e dashuris tone.
Pershendetje engjell...
Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.
Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda
Teodor Keko.
Edhe dje e kalova pa ty...me ato vargje,me mendime per ne te dy...doja te ishe me mua...Zot sa doja,por...
Por ti e di...S'eshte momenti,s'jam une...e s'je as ti...mos e moho!!!
Nje fjale mjaftonte,por ti nuk e the...Arrin te kuptosh???...nuk e the se nuk doje!
I ushqeve dyshimet e mia me siguri...Perse?
Kaloj kohen duke i thene vetes...po ne te dy ishim per njeri tjetrin...çdo gje mes nesh ish aq natyrale,aq e dashur,dy karaktere aq te pershtatshem per te qendruar bashke...hahaha sa gabim,dreqi e marrte...
Sot veç mendoj,per ate buzeqeshje qe me fale duke u kthyer...Ne ate moment mu duk sikur ishim akoma bashke,ne lojen tone si te kerkuar po aq te gabuar...
...S'ka kthim mbrapa..aty ma tregove ndjenjen tende...
Do te doja te isha me ty tani,por smundem...
Do te doje te ishe me mua tani ,por smundesh...
Te duash dike dhe smund ta kesh
megjithse ai person te perket
Hija e saj te ndjek kudo qe te vesh
Ideja se fatet lozin me jeten tende ,te vret.
Nuk dua te shkruaj me poezi,me ka humbur frymezimi.Rima e vret vargun ,vargu vret poezine,poezia vret realitetin, realiteti me vret mua ,mizorisht...
Kisha vendosur ta lija cigaren por pas gjithe asaj qe ndodhi eshte gati e pamundur te mos ndez rastesisht Marlboron e zakonshme.Helmi i cigares me duket sikur me embelson shijen e hidhur qe ditet me lane kur u ndame.
Me kishte marre malli te flisja me ty...
Keto dite i kam kaluar me buzeqeshje te stampuar fytyres sikur dua ti them botes dhe vetes se asgje nuk mund te me mposht.Por ideja se ti po vuan ,ashtu sipas menyres tende me ben te ndihem keq.Me ben te ndihem fajtor edhe pse e di qe une nuk kam faj.Si zakonisht une fajtori pa faj qe buzeqeshja jote me vret me shume se lotet qe ti derdhe rruges se ndarjes.
Dua qe ti te luftosh per te qene vetevetja per ti thene mua,vetes dhe botes se mund tja dalesh mbane.
Krahet e tu prej engjelli mund te mesojn vete te fluturojn dhe ne qiellin e pafund te pasigurise ti do te dalesh fitimtare me bindjen se ti je dikush qe mund ti ja dali mban kudo dhe ngado.
Te thash mbreme -Mos lere askend te te cvirgjeroj shpirtin .
-Mos lere askend te te vjedhi embelsine .
-Mos lere askend te te ndrydhi eshtrat duke te marre frymen ngadal me dashje dhe pa dashje.
...
Ndonjehere Klith megjithse e urren fjalen klithje sepse dhimbja jote ka nevoj te kete zé sepse fjale nuk arrin te kete.
Ndonjehere te gjithe botes thuaj -Vafsh ne djalle.
Edhe mua...e meritoj.
Ti nuk meriton te humbesh midis poezish dhe prozash qe imazhin tend kane lajtmotiv.
Ti meriton me shume...
Kurre mos u dorzo.
Te pakten kete beje per mua.
Pershendetje engjell...
Ps: Sido qe te jete do te kem gjithmon xhan...
Konkluzion
Asgje s'do ta fshije dashurine
as zenkat
as largesite.
Eshte menduar,
provuar,
kontrolluar.
Duke ngritur solemnisht vargjet,gishta rreshtash,
Betohem se:
Une dashuroj,me nje dashuri te palekundur dhe besnike.
Vladimir Majakovski
pa titull
te dua ty o ajri im...
te te prek pak me buze e dehem..
pak te te shoh edhe neper copezash endre..
harrohem e humbas,duke te te pritur ty..
te dua ty o flladi im...
te te ndjej pak te gjalle dhe harroj qe kam nje jete
pak te te flas dhe bota me mrekullon
pastaj harroj te meritem e qesh, po po qesh
te dua ty o zemra ime....
te me japesh jete ne kete jete dhe mendime
edhe pse di qe e gjithe bota sdo
p.s.kisha 1 vit qe nuk shkruaja......ju te dy me inspiriuat(e dini vete ju)tani do me duroni
prape pa titull,i urrej titujt
folem per jeten,po ti ike duke duke qare...
folem per lojen,po papritur kuptuam se po luanim vete...
folem per ndjenjat duke haruar se un dhe ti ishim ndenje....
folem per qiellin qe ate nate shpirt,po shnderriste per ne....
folem per endrat dhe ato dukej sikur lulezonin
dhe pastaj folem,folem,y sa folem.....
u kthyhem te flisnim,po me s'folem
s'folem me per ty dhe mua....
as per jeten apo per dashurine...
as per endrrat,qiellin,shpresen
vec nje shikim kaq mizor ne ato sy...
pasaj une ika,ti ike,se per ku?
dhe ti prape qave,duke e ditur se te un sdo ti harroja me ata sy...
po ti qaje,dhe lotet me ndiqnin ne erresire...
nga mbrapa vraponin duke me terhequr nga menget....
po une ecja,ecja dhe mundohesha te harroja ate shikim...
ato duar qe me ledhatonin si te marra....
dhe ato buze qe per mua ishin portat e parajses...
eee sa kam ecur shpirt ti se di..
pa e ditur se askush me asnjehere,sdo te perqafonte me aq fort
pa e ditur se si ti zemra ime,asnjera sdo te vuante kaq shume per mua...
po tani?tani jam prape un dhe avujt e tu qe sillen perreth meje....
qe me shoqerojne kudo,dhe presin qe te kthehem nje dite....
po jo?mbase tani eshte vone.....
p.s: inspiruar nga nje histori e vetete
Per nje cast...
Keto dite pershtjellohen njera pas tjetres
ne vorbullen e pasiguris qe ka hedhur vellon permbi mua.
E ndjej se po humb dicka te rendesishme
por nuk kam force ta kap prej flokeve
dhe ta terheq zvarr perfundimisht dret meje.
Mundohem ti jap nje arsye ketyre diteve
qe memece me shume se kurre fjalet kerkojn te mi vjedhin.
Ashtu si me vodhen ndjenjen
megjithse ndjenja rigjenerohet automatikisht .
Sa e veshtir qenka te mos arrish te thuash
ato qe ti ke nevoj te thuash per nje orator si une.
Te duket sikur dicka po vdes brenda teje
dhe ti nuk arrin ti japesh pakez fryme.
Kam luftuar me apatine
megjithse dikur me ka sheruar plaget
por tashme kam nevoj te mos luftoj me ndjenjen
per te jetoj me te ,perjetesisht.
Dihatet fryma ime se kemben terheq zvarre
rrugeve te pafunda te ndergjegjes time.
Eshte pikerisht ajo qe me lendon pa arsye,
arsyen do ta njohi nje moment te dyte.
Lufta midis saj dhe krenaris po me vret nga pak
nga pak jam fitimtar dhe humbes per nje cast.
Per nje cast...Per nje cast...
Diku lexova.
__________________________
Do te jepja jeten time qe ti te me thoje te dua.
Imagjino...
Jeten time per nje genjeshter tenden...
__________________________
E mrekullueshme...
diabolic urime fratello per poezite shume te bukura lal,
degjo nese ke mundesi doja nje poezi tradhetie, se shum vajzave ju duket vetja se jan te mencura, po ma bere kete nder, per nje vajze shqiptare
Qeshje e zbehte
Qesh zbehte e mundohesh
te mos tregosh kur trishtohesh
Nder dhimbje te lindura prej kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh
Me sy me lot , me qerpike e vetull
vajze e mekur,vetem mbetur
Qare perdite me lot te nxehte
e le dhimbjen dhe qesh zbehte
Dhe pres te qeshesh perseri
largohem nga miqte , afrohem tek ti
E vij ngadale te qeshim te dy
gjithe bota na sheh me lote ne sy
Dhe prape largohesh ngadale ngadale
humb mendjen , hyn ne perralle
Nder dhimbje te lindura mes kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh
ps: E kam pa lexuar diku neper internet...dhe cuditerisht akoma sot e mbaj mend....
pa titull
Ne mund te rrosh,si pule me therime
a si qen,ne plehra duke rremuar
ne mund te mos ankohesh per as nje qime
dhe kur te vjen te qash,ti te kendosh...
Ne mund te durosh zyrtaret e ketij shteti
qe nuk ta varrin po nuk i dhe rryshfet...
dhe kur behesh keq e po te le shendeti
ti prape te thuash "nuk kam nevoje per mjek"
Dhe kur nipit,a mbeses tende qe mban ne prer
ti plak i thinjur si mbret
nuk i blen dot as nje akullore,as nje loder
dhe era lotet ne sy po ti tret
Ne mund te durosh si mali deboren
si luani plagen qe i djeg si furre
ti mos u merzit qe askush nuk ta zgjat doren
duro miku im,duro,SEPSE TI JE BURRE....
THE SHBLSH,portokalli 2007
Sot isha ne sottomarina...
Duhet te isha nisur qe ne mengjes me grupin por po vdisja per gjume.
Jo per gje por tensioni i ndeshjes mbreme me solli dhimbjen e kokes.
Ti e di sesa i ndjej une ndeshjet dhe sidomos kur loz Milani.
Keshtu qe andej nga ora 12 pasi u zgjova nga gjumi po behesha gati per tu nisur sepse vapa me ishte qepur pas dhe spo me leshonte.
Ne ora 2 e 05 u nisa dhe arrita atje ne ora 3 e 30 sepse kishte goxha trafik.
Kur vajta ishte mbledhur grupi i gjithe ...
U pendova per nje cast qe nuk u nisa qe ne mengjes por pastaj thash me vete se vatem gjumin nuk mund ta tradhetoja.
Uji ishte fantastik sot,i qete,pak a shume i ngrohte,dhe uji qe ishte e vecante fare ishe ca si i lagesht :p
Pas nje loje futboll me cunat duke u derrmuar nga kembet beme edhe ca zhytje kolektivce si dikur neper aksione vullnetare me synimin kujt ti bejm ca pompa ne uje.
Nejse...se nja dy here ma bene edhe mua po ska problem.
Kur u kthyem isha me Smeagol (A) po degjonim I wish you where here.
Per nje cast e humba...
Ke parasysh kur nuk je as ne qiell dhe as ne tok?
Une ne fakt isha me ty.
Kam pasur shume mall keto dite megjithse ...
Megjithse asgje.
Tani jam ne shtepi duke lexuar nje mesazh tendin qe me thote ...
Nejse vetem une dhe ti e dime...
Mu duk sikur per nje cast u ktheva une mbrapa dhe ti me the-Sdua...
Hém...
Nejse nejse...
E di nuk duhet te shkruaj per ty ketu por ndonjehere e kam te paevitueshme.
Shihemi...
pa titull
o burazer......
HALLALL
Nuk dua te tregoj diten sot.
Nuk jam ne gjendje te jem i qart per ato qe mund te shkruaj.
Keshtu qe po ja le gjithcka te panjohures.
Ose me sakte kam shkruar diku ku vetem une mund te lexoj me veteveten pa marre gjykimin e askujt.
As gjykimin tend...
Nuk e dua me gjykim tend ,nuk e dua me puthjen tende,fjalen tende,prekjen tende...
Tashme i humba.
Tashme...
Boll ,fola me shume se duhet.
Ika...
per yllin e pashuar Diabolic`A.S
http://www.youtube.com/watch?v=C07uOukxxls
100 gram alkol,nuk e di se cfar eshte me duket se eshte jack,nga ai i forti 40% alkol.
Eshte i vjeter me thane ,special,tamam per dike qe do te harroj te kaluaren dhe per te jetuar momentin.
Dolli ,dolli per ...
Te gjithe heshtin askush nuk di cfar te thote ,ndoshta sepse ato 100 gram alkol jane pire disa here me fund per shendet te ketij e atij.
Nje ze i mekur peshperit -nje dolli per dashurine-
Te gjithe e shohim shtrember,pastaj buzeqeshin dhe thone -per hajer i qofte te cmendurit-
100 gram alkol i pire me fund per ke ?
I pire per dashurine e ... , e tjetrit.
Nese jam ketu duke pire, jam se po pi per te harruar dashurine time
Aq shume paskam pire sa e paskam harruar se pas kujt kam qene i dashuruar.
Po pse kam qene ndonjehere i dashuruar une?!
Shume pyetje bej sonte me mire le te vazhdoj te pi.
Nata vazhdon,ndersa une vazhdoj te bisedoj me mikun tim jack ...
U lodhen qepallat e mia.
Pesha e kohes i sfiliti duku u kacavjerr mbi qerpik.
U lodhen edhe fjalet e mia .
Buzet pertojn te puthin njera tjetren per te thyer heshtjen.
Tashme po shkoj te shplodhem ne endra.
Endrat nuk munden te me vrasin kurre...
Naten e mire...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
U lodhen qepallat e mia.
Pesha e kohes i sfiliti duku u kacavjerr mbi qerpik.
U lodhen edhe fjalet e mia .
Buzet pertojn te puthin njera tjetren per te thyer heshtjen.
Tashme po shkoj te shplodhem ne endra.
Endrat nuk munden te me vrasin kurre...
Naten e mire...
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
obobobobobbo sa ke ikur
Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
jan te rralle cunat qe shkruajn me kaq ndjenje prandaj duhet te merrni shembull nga ai.
ps: Diabolic je njesh tvb
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
ku e di ti qe ne te tjeret nuk shkruajme me ndjenje?
pastaj eshte midis meje dhe tij.......ti nuk i di mire gjerat ..keshtu qe ...nejse
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Po tha te rralle more burazer...ti vendosi poezite ne forum se te kam thene qe i ke te bukura...o Rruku si na eshte ngjitur kjo nejse edhe neve...marrim shembull marrim![]()
P.s veç mos te takofsha ne rruge se une e di se çdo pesosh ti![]()
![]()
![]()
Ditet e mia pa ty?
Nuk jane si thoje ti...
ditet e mia pa ty... cdo dit e me shum mall
p.s sa te dashuruar qe jan ca more :p
diabolic... ca ben a derbardhe.. se i le forumistet( vajzat) pa gjume, lol
Dite shiu.....
Hapat e mi therrmojne heshtjen ...tik - taku i merzitjes zhduket ne gjirin e dermuar te kujtimeve.........
Tani...sa shume u ngjan mendimeve te mija .....diteve te mija pa Ty .....kjo dite shiu...........
ditet e mia pa ty
tani pothuaj u mesova cfare te them
Te lutem ...
Thuaj imazhit tend te mos me prek.
Thuaj kujtimit tend te mos me ndjek.
Thuaji aromes tende te mos me therras
Puthjes tende te lutem thuaj te mos me vras...
Ps: pershendetje yje,me kish marre malli...
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
ku e di ti qe ne te tjeret nuk shkruajme me ndjenje?
pastaj eshte midis meje dhe tij.......ti nuk i di mire gjerat ..keshtu qe ...nejse
Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
ok ok ti mos u nxeh nuk nderhyra ne gjerat tuja private ....kalofsh mire
Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
ok ok ti mos u nxeh nuk nderhyra ne gjerat tuja private ....kalofsh mire
Shiko shiko cgjeta ne nje forum ku kisha shkruar.
Me pelqeu me te vertet kjo pjese dhe qe thua ti smeagol ky eshte momenti ku une sapo kisha dale nga momenti"ke ik per lezh" qe e kemi noiher ne te dy po nejse...
Lexoje njehere dhe mblidh veten se le nam ,sben burri kshu.
Tani ta marri vesh i gjithe forumi Smeagol e ka lan gruja me dy kalamajt .
Pranaj i ka ik truni atij,po nejsemos e vrit menjen se ke shpia ime jan :p
E sa rob i mire ajo gruja jote asihere per asigja nuk thote jo :p
Lexoje...
Me ne fund ja ku jemi sy me sy .Askush nuk mund ta genjej njeri tjetrin tashme .Mundesh ta besh ?! E dija edhe kete ska nevoj te me pergjigjesh .Sepse skam me nevoj per fjalet e tua boshe te lindura nga genjeshtra te lindura nga ti . Cfar kujtoje se une do te te ndiqja bashke me marrezine time deri ne sfilitje ? Gaboheshe ashtu si je gabuar me mua per shume gjera . Nuk e ndien me vemendjen time ,nuk e ndjen me frymemarrjen time te marri jete nga e jotja,nuk e ndjen buzen time te etur per tenden? Ky eshte realiteti, realiteti i te pafalshmeve, i se vertetes se lindur nga arsyeja dhe jo nga ndjenja e verber .E ndien mungesen time tashme qe me humbe ? Por gjithsesi ishte e paevitueshme te mos me humbje sepse ti je ti ndersa une nuk jam ai qe kam qene me ty .Dikur te kam kerkuar te falur sepse te desha .Nuk e di nese me ke falur apo jo ajo ,qe di eshte se une akoma sja kam falur vetes se te desha ,akoma...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Nuk e di nese me ke falur apo jo ajo ,qe di eshte se une akoma sja kam falur vetes se te desha ,akoma...
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Shiko shiko cgjeta ne nje forum ku kisha shkruar.
Me pelqeu me te vertet kjo pjese dhe qe thua ti smeagol ky eshte momenti ku une sapo kisha dale nga momenti"ke ik per lezh" qe e kemi noiher ne te dy po nejse...
Lexoje njehere dhe mblidh veten se le nam ,sben burri kshu.
Tani ta marri vesh i gjithe forumi Smeagol e ka lan gruja me dy kalamajt .
Pranaj i ka ik truni atij,po nejsemos e vrit menjen se ke shpia ime jan :p
E sa rob i mire ajo gruja jote asihere per asigja nuk thote jo :p
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
p(p.s).s e nderrove foton he?
Citim:
Po citoj ato që tha tulipani
ore po juve kam pare une qe ju dalin vargjet dhe nga veshet...teoria ime per veten eshte : lexo me mire se ske talent![]()
Hmm eshte Curt Cobain ai apo me bejne syte mua?
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
e shikon o diabolic?ca i kemi bere vetes?
njerezit mendojne se edhe kur pijme kafe ne te dy......flasim me poezi....
Citim:
Po citoj ato që tha tulipani
Smeagol dhe Diabolic ne nje bar:
Smeagol : Diabolic shiko ca pika shiu rane mbi qelq
Diabolic : Dhe une per te sec ndjeva mall
Ps...nxehuni sa te doni tani me mua![]()
Smeagol po e takove si rastesisht Diabolic thuaji qe e mora vesh qe si le gje pa thene byrazerit :o
Tani sa per informacion po ju sjell versionin perfekt te poezis qe ju maskarenj keni prishur,dhe eshte...
Nje bresheri automatiku ra mbi qelq
dhe une ty te shita mall
jetojm te dy ne nje qytet
mire une po ti cne gjalle?!
Pastaj e dyte.
Ti byrazer mbaj rradhen se je me i vogel dhe mos ma gjuaj tulipanin se ta shkul veshin.
Ta kam thene pa u fejuar une ske pune te gjuash ketu ne forum.
(sidomos tulipanin qe e kam te vetme :p )
Tani fejohet i madhi pastaj i dyti.
Po do te ikesh kollovar ti se di une :p
Fotoja eshte e vertet qe eshte curt cobain po e ka bere kur ishte brigadjer ne kooperativen e katunit te ri ...
Tani je e ftuar zyrtarisht Tulipan te pish kafe me ne...
Po deshe kafe turke do bejm si do bejm edhe do ta gjejm.
Nese do te ta shohin filxhanin hajd se njeh smeagol ca harixheshka :p
Tani e treta une byrazerit i kam thene vetem qe vdes per Tu.. per turshi e kam fjalen :p
Psuthu rini se bota tera tendja eshte...
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.