Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)

Postuar nga Katilesha datë 20 Shkurt 2011 - 02:59:

Hesht o njeri i mjere
kur endrra ne mes te mbetet.
Hesht o njeri i mjere
kur deshira nje gjethe e thare kthehet.

_e

Postuar nga Fajtori datë 20 Shkurt 2011 - 12:08:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Hesht o njeri i mjere
kur endrra ne mes te mbetet.
Hesht o njeri i mjere
kur deshira nje gjethe e thare kthehet.

_e

Postuar nga dylan datë 20 Shkurt 2011 - 20:01:

po me pelqen sot te shof kshu te qet ca te qeshur si duket si fillu te rritesh pak ,shpresoj te ecesh me gjate kshu ,zoti me ty oj njeri

Postuar nga Katilesha datë 03 Mars 2011 - 23:31:

Exclamation

Fjalët,
zhurmshëm
përplasen në imazhet tona.
Imazhe,
të ngritura në piedestalet e ngurta
diku...atje...

Postuar nga Katilesha datë 28 Mars 2011 - 15:44:

Lightbulb

Asht frikë kjo ndjenjë
frikë më ia vu veshin e më dëgjue shpirtin,
frikë me pa vedin në pasqyrë kur jam tuj mendue për te.
Asht frikë kjo ndjenjë,
frikë se nuk do të di se si,
nuk do të di përse,
nuk do të di kur
dhe në ç’mënyrë...
Po asht nji frikë e bukur,
se në vend që me m’tremb,
e me m’ul galuç n’heshtje,
ban që mendimet me vesh këpucët e dëshirave
e me rend mbas tij si një fëmijë
m’ban me i shkue mbrapa
me iu var në qafë,
me iu var në supe,
me iu ba hije,
me iu ba lëkurë,
me iu ba mendim,
me iu ba dëshirë,
me iu ba ndjenjë.

04/03/2011

Postuar nga shelgu datë 29 Mars 2011 - 00:19:

Dhe vjen ai moment kur nuk te kupton kush ma.  E as ti vedin.

Postuar nga lule datë 06 Prill 2011 - 13:40:

***
Me largon, me afron
loz me mua, si te jem femia jot
me afron ,me ledhaton, me thua *je ajri im*
vjen zdukesh, si hije ne endrrat e mia
me shan,me puth , me thua je e imja perjetesisht

me ben te ndiehem si flutur,
e çdo gje duket kaq e bukur.

Thua te jet, diçka qe do zgjasi pergjithmon?

Postuar nga Morfine datë 05 Maj 2011 - 22:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Sa shume kam per te shkruar. Nje det letrash dhe fjalesh do mund te derdhja ne kete verdhesire te askujt, por sonte me pelqenkerka heshtja dhe me vone....do me pelqeje edhe vetmia......

...

Postuar nga Katilesha datë 10 Maj 2011 - 15:03:

- Du me shkrue....

Du me t’shkrue Ty,
dashni e ditës së Karnavaleve,
puthje që m’zhveshe lëvozhgat e frikës nji nga nji,
thue era ma e fortë i këputi kambsh e duersh.
Du me t’shkrue Ty,
ngrohtësi që m’shkrive masken e akullt
që shpirtin m’ftohte,
rreze e nji Dielli,
që ma par’ nuk i kish shtri kraht e tij n’qiellin tem.
Du me shkrue për Ne,
yjet e nadjes së përflakun
n’shtratin e gjumit t’përhumbun.
Du me shkrue,
për shkëndijat e shikimeve tona që ndezin perëndimin,
që si shegë e kuqe shpërthen n’prehnin e kësaj ndjenje,
e lyen me t’kuq flokët e arta t’harbuem gishtave t’mekun.
Du me shkrue,
për kyt rreze Diellit t’par´ që merr para duerve
kokrrat e kuqe t’shegës që hapërdahen prehnit e i shkrin
n’uj të bekuem që njom me pafajësi buzt e mbramjes t’msheft.
Du me shkrue,
me shkrue për pusin e heshtjes që ka fillue me gurgullue
nga ngacmim i ndjenjave t’përgjumuna n’jastekun e harrimit
e përmbi krye kanë qendis nji kunorë andrrash.
Du me shkrue për ty,
me tregue se si Emni jot m’ngatrrohet shpirtit,
tuj ba nji rrëmujë t’bukur që m’ban me e ndi jetën
e si vesë e agimit t’ambël m’lahet buzëve si puthja jote.
Due me shkrue për Ty...!

©

Postuar nga Tulipani datë 10 Maj 2011 - 20:25:

Di nje person qe thote se vetem ju nga veriu dini te shkruani poezi ne shqip ... une s'jam dhe aq dakort dmth ka vend dhe per te tjeret... gjithsesi thuaja direkt mos u zgjat duke shkruajtur

Postuar nga Katilesha datë 11 Maj 2011 - 12:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Di nje person qe thote se vetem ju nga veriu dini te shkruani poezi ne shqip ... une s'jam dhe aq dakort dmth ka vend dhe per te tjeret... gjithsesi thuaja direkt mos u zgjat duke shkruajtur

Une mund te them qe kohet e fundit jam duke eksperimentuar me gegnishten dhe poezia ime me pelqen me shume ne dialekt. Por eshte e vertete poezi shqip shkruajne te gjithe, por se ne cilin dialekt shijon me shume eshte hesap me vete ai.

Ia kam thene Tulpe, ia kam thene.

Postuar nga Eria datë 15 Maj 2011 - 01:22:

Mos thuaj lamtumire...!

Edhe kur me te mos jem...une prape aty do te jem.

Do te jem ne cdo rreze dielli qe qerpikeve mengjeseve perdridhen.
Do te jem ne ajrin qe mbush dhomen sa here do te hapesh dritaren.
Ne cdo grimce qe me ajrin fluturon te zere vend diku...ne tavolinen tende...ne jastekun tend...ne ballin tend...
Do te jem drita qe rete larg do t'i largoje...
Do te jem ne aromen e kafes se mengjesit...
Do te me ndjesh ne embelsine e cokollatave...
Do te jem ne eren qe fryn dhe pallton tende me vete e merr.
Do te jem me shiun ne ditet kur cadren te kesh harruar.
Do te jem ne lule,ne ngjyrat e tyre,ne aromen e tyre...
Do te jem me pranveren,me veren,vjeshten e arte dhe dimrin e acarte...
Do te jem ne mengjes.
Do te jem ne mbremje.
Do te jem neteve.
Do te jem ne endrra.
Do te jem ne zgjime.

Me kerko...! Jo ... Mos thuaj Lamtumire...!

Me kerko gjithandej...
Me kerko ne detaje,aty do te jem fshehur une.
Ngrije koken drejt qiellit,nese dielli shkelqen...une po te buzeqesh...
Ngrije koken serish...nese shi po bie...jane thjeshte perqafimet qe po te nis se largu...jo lot..asnjehere lot...
E ndjen eren...jane duart e zgjatura qe te mberthejne pas vetes...
E ndjen feshferimen e eres nder gjethe...kujtohu te ngjan me buzeqeshjen time...
Ne notat e kenges se preferuar zerin tim do te degjosh...
Ne vargjet e poezise se preferuar,fjalet e mia do te gjesh...
Ne filmin e preferuar ne syte e aktoreve,imazhin tim do te shohesh.

Mos thuaj Lamtumire...!
Do te gjej serish...do te me gjesh serish...!
Askush nuk humbet rrugeve te jetes...Gjendesh nje dite...!

Mos thuaj Lamtumire...!
Ps. Lamtumirat nuk ekzistojne...rruget e jetes jane te ngaterruara aq bukur,sa nje dite apo tjeter...kryqezohen..prape!

© E

Postuar nga Katilesha datë 15 Maj 2011 - 03:17:

Kam mbeshtetun kryet mbas xhamit
e po m'duket sikur Jeta ka mbajt frymen
e koha ka ngri hapin.
Asigja s'po ndrin sonte,
yjet sikur jane ngjye ne t'zeze
dhe erresina e ka shtri mbretnine e saj
deri n'palce t'gjallnise.
Syte therrmojne hanen n'cakerrima
E yjet e uritun lshohen n'te
kush ma I pari me mbush
barkun e shterruem nga drita e shkelqimi.
E perballe kesaj nate t'mpime,
Une jam e vetmja qe marr fryme,
e kam nji Diell qe po m'ngatrrohet
kambesh e duersh me tan qenien teme.

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 03:19:

C'mrekulli!!

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 03:19:

Postuar nga Katilesha datë 15 Maj 2011 - 03:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
C'mrekulli!!

Postuar nga Eria datë 15 Maj 2011 - 03:30:

Kat

Postuar nga Katilesha datë 15 Maj 2011 - 03:36:

Sorriso

Postuar nga Glaukus datë 15 Maj 2011 - 04:44:

*Ulerit se askush pervec teje nuk te degjon!

**Shkruaj se askush pervec teje nuk te kupton!

***Fol se askush pervec teje nuk te degjon!

****Trishtohu se askush pervec teje nuk sakrifikon te trishtohet!

*****Qaj se askush pervec teje nuk e ndjen peshen e loteve!

Bej cfare te duash,por beje vetem atehere kur ta ndjesh me zemer!

tales of dream

- perveç teje , perveç teje , perveç teje................. ( ulerit , shkruaj , fol , trishtohu ................ qaj )

sa mire do ishte sikur ........ ( te gjitha çfare jan ne kllapa ) ti perjetonte edhe dikush tjeter perveç teje/meje

sikur .............

Postuar nga lule datë 15 Maj 2011 - 17:07:

Po citoj ato që tha Glaukus

- perveç teje , perveç teje , perveç teje................. ( ulerit , shkruaj , fol , trishtohu ................ qaj )

sa mire do ishte sikur ........ ( te gjitha çfare jan ne kllapa ) ti perjetonte edhe dikush tjeter perveç teje/meje

sikur .............

wow !

Postuar nga Katilesha datë 20 Maj 2011 - 19:38:

Ka ndryshuar, oh sa te duash!
Nuk eshte me e njejta, e di, e ndjej!
E megjithate Jemi!

Nje foto ne kujtim te kujtimeve te se shkuares!

Postuar nga Eria datë 18 Qershor 2011 - 03:53:

Thumbs up

‎''...dhe ndoshta kjo ish dashuria...e çakërdisur kuturu...për dreq me trembte largësia...dhe afërsia gjithashtu... ''

Postuar nga Katilesha datë 18 Qershor 2011 - 04:53:

Thumbs up

Fjala

Yjet i përshkova sonte
në fijen e hollë t’fjalës
që ka marrë arratinë
e gojë po kërkon me gjet
dyerve t’hueja.

Malli me e dëgjue
zanin sensual e drithërus
t’vërtetës edhe nji herë
m’bani me i hap durt
thu se isha tu kërkue lëmoshë.

Unë isha e tepërt
e fjala m’rrite lirshëm
si teshë e marrun borxh
heshtja e pushtetshme
m’kishte zgurdullu sytë frikshëm.

19 prill 2011 ©

ps: Kjo poezi jam sonte. Sikur te mundohesha me mbledh mendimet e me i hedh ne vargje, do te dilte nje binjake e kesaj poezie.....Por nuk du nji binjake per heshtjen, Jo kurrsesi!

Postuar nga Eria datë 02 Korrik 2011 - 00:42:

Smile

Kam mësuar të buzëqesh mes lotëve
dhe lotët me një buzëqeshje t'i fshij.

Kam mësuar që nëse dëshiron të fitosh.
duhet tu bësh të besojnë të gjithëve që je i fortë.
Edhe nëse nuk je i fortë mundesh gjithmonë të arrish një fitore.

Kam mësuar që nëse humb duke luftuar
shija e humbjes është më pak e hidhur.

Kam mësuar që deri në frymëmarrjen e fundit,
ekziston mundësia për të bërë ende gjithçka.

Kam mësuar duke luftuar që jeta
është më e madhja mundësi që të jepet...
dhe fitorja ndaj saj...është e veshur me një buzëqeshje.

(Silvana Stremiz)

PS. I kam mesuar dhe mesoj çdo dite e me shume

Postuar nga BIONDIA datë 02 Korrik 2011 - 01:46:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Postuar nga dylan datë 02 Korrik 2011 - 22:30:

hej zemra mbaje veten njerzit smund te jen prezent s aher i don ti ,mundohu te qetsohehs shpirti pleas

rreshta shkruar vetes

Postuar nga Eria datë 02 Korrik 2011 - 22:52:

E dashur vete...

Pse dorezohesh tani?
Shtrengo dhembet,mbylli syte dhe ec ne rrugen tende.
Nuk jane lotet qe do te sjellin stuhine ne jeten tende.
Nuk jane lotet qe do te permbysin te sotshmen.

Nese nuk do ta shohesh boten,mbylli syte dhe mos e shiko.
Nese nuk do te te shohin te merzitur, buzeqesh gjithmone.

E dashur vete...
Zgjohu...merr jeten tende ne dore ...dhe fillo te ecesh rrugeve te reja.
Mos harro te kthehesh pas,per te marre me vete ate qe te duket me e mire.
Mos harro te hedhesh pas, ate qe nuk deshiron te marresh me vete.

E dashur vete...
Jemi vetem ne te dyja,si gjithmone...si perhere...ne lufte kundra te gjitha pengesave qe do te na dalin perpara.
Jemi te dyja duke mbajtur njera-tjetren,ne cdo renie nga shkallet e jetes.

E dashur vete...
Rifillo te buzeqeshesh....beje per mua...

E dashur vete...
Fillo te ecesh....duhet te ecesh...ke shume qellime perpara qe te presin...

E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh....!!

E dashur vete....
Mos harro Buzeqeshjen! ... Do te na duhet, rruges...! )

21.06.2011 © E.

Postuar nga Eria datë 19 Korrik 2011 - 22:13:

Leter vetes dhe atyre...!!!

Kaloi edhe një vit.
Tani kam të drejtë të shënoj edhe një vit më shumë në përshtypjet e mia për botën dhe njerëzit.
Kam të drejtë të them se i jetova në maksimum këto 365 ditë që shkuan.
Kaloi edhe një vit.
Një vit ndryshe, jo si gjithë të tjerët.
Një vit i mbushur me buzëqeshje dhe me njerëz të mrekullueshëm, që asnjeherë nuk më lejojnë të ndjehem vetëm, edhe pse kaq larg njerëzve që dua, larg familjes sime.
Një vit ku lotët shërbenin herë pas here, gjithmonë e më rrallë për të kthjelltuar shikimin tim, për të më hapur sytë që të shihja dhe vlerësoja gjithçka të bukur që më rrethonte.
Një vit ku si gjithmonë, humori im i mirë, më ndihmoi t'iu bëjë ballë shumë situatave, edhe të vështirave.
Një vit ku ndodhi kaq shumë, por edhe kaq pak.
Një vit gjatë së cilit listës së miqve të mi, iu shtuan shumë emra dhe shpirtra të tjerë.
Një vit që më tregoi se me stilin tim te jetës, të mbushur me optimizëm, me buzëqeshje dhe me dashuri për jetën do ia arrij të qëndroj me këmbë në tokë, edhe e fortë në themelet e mia, qofshin këto duke u tundur dhe provokuar, edhe nga tërmeti më i fortë.
E pra sot, po shënoj me shumë mirënjohje një vit tjetër, në jetën time, me gëzimin e pamatë, që mu lejua të jem e mikluara e fatit... e rrethuar nga kaq shumë dashuri dhe mirësi dhe mbi të gjitha ...e të mos ndjerit kurrë vetëm...as atëherë, kur vërtëtë kam qenë.
Nuk kam fjalë të falenderoj jetën, për gjithçka të mirë dhe të keqe që më ka dërguar në ditët e mia. I jam mirënjohëse për gjithçka.
Kam arritur të jem më e fortë, por edhe më e qeshur se më parë.
Kam arritur të njoh se kush vlen vërtëtë për mua dhe kujt duhet t'i mbyll derën në fytyrë.
Kam arritur të njoh miqtë e vërtëtë.
Kam arritur të kuptoj dhe besoj se mes miqve nuk ekzistojnë distanca,as kohore e as kilometrike.
Kam falenderuar çdo ditë e çdo natë jetën dhe Atë, për familjen e mrekullueshme që më ka falur, dhe për gjithë grimcat e dashurisë që më janë dhuruar.
Ndoshta e them shumë shpesh ''Faleminderit'' … por jam e lumtur vërtetë dhe e plotësuar me gjithçka kam.
Një vit më shumë, për të lënë gjurmën time, në sipërfaqen tënde botë.
Një vit më shumë ….dhe unë po prapë, njësoj...e njëjta....sepse Unë nuk mund të ndryshoj asnjëherë...!!!
Kjo jam unë! ♥

© E.

Postuar nga dylan datë 19 Korrik 2011 - 22:21:

Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

wowwwwwwww eria je e mrekullueshme

Postuar nga Eria datë 19 Korrik 2011 - 22:27:

Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

wowwwwwwww eria je e mrekullueshme

Faleminderit Dylan

Postuar nga dylan datë 19 Korrik 2011 - 22:29:

Re: Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Faleminderit Dylan

vertet je shume shpirt magjik sa me pelqejne kto tipat kshu

Postuar nga shelgu datë 20 Korrik 2011 - 06:17:

Re: Re: Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

vertet je shume shpirt magjik sa me pelqejne kto tipat kshu

Ke te drejte po kujt i thua

Postuar nga Eria datë 20 Korrik 2011 - 11:22:

Re: Re: Re: Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Ke te drejte po kujt i thua

Postuar nga dylan datë 20 Korrik 2011 - 15:57:

Re: Re: Re: Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Ke te drejte po kujt i thua

i thahse erias qe ehste e vecante

Postuar nga Katilesha datë 20 Korrik 2011 - 20:46:

Ndjehem pafundesisht e lumtun!
Aq sa nuk mundem me nejt pa I puth gjithe kohen apo pa ju var n'qafe.
Nuk dihet kush asht fmija, une apo ata...
Kur nuk I ke prane njerezit qe don, mesohesh me largesine.
Por kur jeton me ta e ne fund largohen, pervec largesise duhet me u msu edhe me mallin.

Postuar nga BIONDIA datë 20 Korrik 2011 - 20:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Ndjehem pafundesisht e lumtun!
Aq sa nuk mundem me nejt pa I puth gjithe kohen apo pa ju var n'qafe.
Nuk dihet kush asht fmija, une apo ata...
Kur nuk I ke prane njerezit qe don, mesohesh me largesine.
Por kur jeton me ta e ne fund largohen, pervec largesise duhet me u msu edhe me mallin.

me ktheve vite me pare Kati kur njerez te dashur i kisha lene 5 vjec dhe u gjenda perpara nje 20 vjecari se njofta po te mos me prezantonte tezja ...

Postuar nga Katilesha datë 20 Korrik 2011 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

me ktheve vite me pare Kati kur njerez te dashur i kisha lene 5 vjec dhe u gjenda perpara nje 20 vjecari se njofta po te mos me prezantonte tezja ...

Bionde jam bere si plakat, rri gjithe kohen e perlotur kur I shoh tek sillen neper shtepi apo kur te dy perpiqen t'me bejne frapene ashtu si e du une. Nipi I vogel me therret moter, I madhi shoqe... Ahaha u shkriva me dy bukuroshat e mi!
Do te kisha dashur shume qe te isha me e pranishme ne rritjen e tyre, por lumturohem pa mase kur e di qe ata Jane te lumtur.

Postuar nga BIONDIA datë 20 Korrik 2011 - 21:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Do te kisha dashur shume qe te isha me e pranishme ne rritjen e tyre, por lumturohem pa mase kur e di qe ata Jane te lumtur.

te kuptoj emigracioni na ka heq shume gjera te rendesishme kjo eshte ajo ana qe vuaj me shume larg nga gezimet ,ditelindjet ,martesat ,lindjet ...vdekjet por sic thua dhe vete rendesi qe jane te lumtur ..nje perqafim .

Postuar nga Eria datë 20 Korrik 2011 - 21:18:

Rendesi ka qe te jene mire dhe te lumtur!
Edhe ne jemi mire pastaj...

Kat per dy Gerdecat

Postuar nga AngelDevil datë 20 Korrik 2011 - 21:35:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

te kuptoj emigracioni na ka heq shume gjera te rendesishme kjo eshte ajo ana qe vuaj me shume larg nga gezimet ,ditelindjet ,martesat ,lindjet ...vdekjet por sic thua dhe vete rendesi qe jane te lumtur ..nje perqafim .

ndrohemi bashke se vdiqa nga gjithe keto sebepe...

Postuar nga BIONDIA datë 20 Korrik 2011 - 21:37:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

ndrohemi bashke se vdiqa nga gjithe keto sebepe...

Nerrohemi sjam kondra

Postuar nga AngelDevil datë 20 Korrik 2011 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Nerrohemi sjam kondra

nga shtatori behu gati per 5 dasme 4 ditlindje dhe 1 perkujtimore

Postuar nga Katilesha datë 31 Korrik 2011 - 20:13:

~ Ishte nji kohë kur ...

Ishte nji kohë kur
nata humbte gjurmët n'sytë e Tu,
Dita t'lindte buzëve e vesën e jetës
frynte përsipër ftyrës time.

Ishte nji kohë kur
zogjtë mësonin cicërimen nga fjalët tuja,
E lulet e pranverës mbinin nga farat e hapit tand.

Dashnia m'ngjante me nji ylber
që m'ishte vizatue n'xham,
E as avujt e acartë t'natës nuk ia zbehnin ngjyrat.

Ishte nji kohë kur
minutat i banim palë n'xhep,
E n'çarçafët e natës me lotët e amël shkruanim poezi.

Ishte nji kohë kur
nuk dinim ku ishte fillimi e fundi gjithçkaje,
e jeta zbrazej n'trotuarët e qytetit me krahë ëngjëlli.

Ishte nji kohë kur
mësova me shkru me sy.

E.

Postuar nga Katilesha datë 13 Gusht 2011 - 04:17:

Post

Leter e papritur...

Para disa ditesh mora 1 mesazh nga nje njeri qe nuk e prisja.
Shkruante qe kishte komunikuar me nje te njohurin tone te perbashket per "dedhin artistik" timin. Me sakte me shkruante keshtu: " Nga ato pak gjera qe me tha per shkrimet tuaja , dukej qarte qe ti ke dedh artistik​. Bile duhej ta kisha imagjinuar qe pas natyres tenden misterioze fshihej shkrimi, poezia. Nejse, dikush do te thoshte qe ke edhe dedhin e marrise ( sepse keshtu konsiderohet rendom artistikja, artisti). Por mos u çudit arti eshte planeti i cmendurise aty shkyhen qiejt aty bahesh balone kur ai behet ere dhe ere ti kur ai behet me flatra dhe vazhdon fluturimin edhe pa qiell."

Me pelqej ky mesazh i papritur, me la shije te mire!

Postuar nga Katilesha datë 14 Gusht 2011 - 04:34:

Post

Sot teksa po sistemoja biblioteken personale gjeta ditarin tim, ne t'cilin kam muaj qe nuk shkruaj.

Me date 26 janar 2011 ( dt e pare ) shkruhej keshtu:
" Vetja I thote Vetvetes: - A mund te te them nje sekret?
Vetvetja I pergjigjet: - Po, patjeter, per çfare behet fjale?
Vetja rrefen: - Une ndjej!
Vetvetja habitet dhe e pyet: - Po meqe do te mbetet sekret, pse ma the mua?
Vetja pohon: - Me shpresen qe ti te thyesh rregullat! "

Dita e fundit kur kam shkruar daton me 12 maj "11 dhe eshte nje leter cokollate Bacio e ngjitur qe mban kete mesazh: " Lancia il tuo cuore davanti a te, e corri a raggiungerlo."

E shfletova dhe nje here dhe m'pelqyen ngjyrat, lulet e thara, copezat e fotografiave te ngjitura, shkrimi here I shkujdesur, here I shkruar me kujdes.
E shfletova dhe nje here, ndala tek disa momente qe nuk dua t'i kujtoj dhe....e mbylla. E vura perseri aty ku e gjeta, mes librash te tjere...Kjo deri ne momentin kur t'du me iu rikthy..

Postuar nga Tulipani datë 17 Gusht 2011 - 19:23:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
~ Ishte nji kohë kur ...

Ishte nji kohë kur
nata humbte gjurmët n'sytë e Tu,
Dita t'lindte buzëve e vesën e jetës
frynte përsipër ftyrës time.

Ishte nji kohë kur
zogjtë mësonin cicërimen nga fjalët tuja,
E lulet e pranverës mbinin nga farat e hapit tand.

Dashnia m'ngjante me nji ylber
që m'ishte vizatue n'xham,
E as avujt e acartë t'natës nuk ia zbehnin ngjyrat.

Ishte nji kohë kur
minutat i banim palë n'xhep,
E n'çarçafët e natës me lotët e amël shkruanim poezi.

Ishte nji kohë kur
nuk dinim ku ishte fillimi e fundi gjithçkaje,
e jeta zbrazej n'trotuarët e qytetit me krahë ëngjëlli.

Ishte nji kohë kur
mësova me shkru me sy.

E.

Ishte nje kohe qe mesova, ishte nje kohe qe mesova te puth me sy, ishte nje kohe qe lumturia ishte fajtore, s'kishte vend per mua, ishte koha qe me mesoi se ajo te heq e ajo te risjell prape, ishte kohe per tu rritur e kjo vere eshte kohe per te shijuar ...

per te mos e postuar andej nga muzika

http://www.youtube.com/watch?v=GhmH1JNNPbM

Kat sa frymezuese Shkodra me kto poezite e tua

Postuar nga Katilesha datë 26 Shtator 2011 - 22:24:

...sepse kur Ajo vjen, fjalet i merr me vete...

Postuar nga Katilesha datë 07 Tetor 2011 - 22:53:

Letra e dites se sotme...

Shi, trendafil dhe "sherre"...

Postuar nga Katilesha datë 18 Nëntor 2011 - 03:00:

Çdo varg temin ta dedikoj
Ty qe heshtjes
aq bukur fjalet ia qendise...[..]

Postuar nga Katilesha datë 25 Nëntor 2011 - 04:01:

Lightbulb

Sonte,
nuk do derdhem fjalëve tua,
as nuk do mundohem
që me shkëndija fryme
t'i bëj të të zien damarëve.
Dua të rri në kërrusjen time
e fshehtë si një dëshirë e kuqe
nga ato që shkruhen
n'përskuqjen e faqeve.
Sonte,
nuk dua të fle n'andrren tënde,
as të zgjohem n'sytë e tu.
Sonte,
dua të jem vjeshtë
një gjethe kërce që t'psherëtin nën hap,
shpirti i së cilës të thërrmohet duarve
e brishtë...deri në dhembje.
Sonte,
nuk dua të jem kohë
që të tretet duarve si kokrriza rëre.
Dua të jem akrepi që fle mbi shpirtin tënd,
e kurdiset nga dalldisja e ndjenjave tua,
dua të jem e gatuar nga brumi yt
të ngjeshem nga duart e tua,
dua të jem Ti.

24 nëntor "11

  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.