Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Slumdog millionaire
Sa nuk marrim vesh nga anglishtja se dhe une kujtova se i referohej filmit, i bie qe jemi cinefile ne ketej nga Italia
ok nese do ju keshilloja nje film te fundit do ishte Slumdog millionaire. Diku lexova se e kane konsideruar si filmin e pare te vertete te ketij shekulli. Superlativa gazetaresh. Ndersa une u nisa vec se regjizori ishte ai i Trainspotting e The beach. E ne fakt me pelqeu shume. Ka nje veti te papare ky film, te tregon anet me negative e me pozitive te njeriut, te tregon se si jeta ndoshta s'eshte gje tjeter vec nje grumbull ngjarjesh te rastesishme e ne aktoret e saj qe nuk e dime asnjehere skenarin e shkruajtur per ne
Revolutionary Road
Megjithese si aktor Leonardo nuk me sjell ndonje simpati te vecante, deri me sot te gjithe filmat ku ka qene protagonist me kane pelqyer. Tashme mjafton per mua te mesoj qe ai luan ne film, te jem e sigurt qe nuk do zhgenjehem kur shikoj nje realizim te ri. Filmi qe vijon eshte shume i arritur dhe i pershtatur me jeten reale...
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Megjithese si aktor Leonardo nuk me sjell ndonje simpati te vecante, deri me sot te gjithe filmat ku ka qene protagonist me kane pelqyer. Tashme mjafton per mua te mesoj qe ai luan ne film, te jem e sigurt qe nuk do zhgenjehem kur shikoj nje realizim te ri. Filmi qe vijon eshte shume i arritur dhe i pershtatur me jeten reale...
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Une e ndjek qekur bente What's Eating Gilbert Grape e i kam pare te gjitha filmat, por me pelqejne me shume filmat e tij qe skane bere aq buje si Titanic e Romeo e Juliet psh ai mbi jeten e Rimbaud e Verlaine. Per tu pare Revolutionary Road kuptohet.
What's Eating Gilbert Grape e ke fjalen? personazhi qe ka Leo eshte i arrire e jo sepse ngaqe eshte me te meta e duhet te jemi te mire por sepse del bota e tij qe ne fund te fundit me gjithe mangesite e veta arrin te mbijetoje. Ajo qe me pelqeu mua eshte se ai eshte ndonjehere si goja e te vellait, arrin te shprehe ca ndjenja qe i vellai i ka te veshtira sepse bllokohet, ose atje ku njeri sillet i ngurte e i heshtur ai eshte i gezuar si nje feste femijesh.
Ah jo, po te pyesja per Revolutionary Road, nese e kishe pare...pavarsisht se me pelqeu si film..shume i arritur...fundi i tij mu duk pak ekstreme...dicka nuk me qendroi mire...sikur mungonte dicka...por nuk munda te kuptoj se cfare? Mbase prisja nje "dhe ata jetuan te lumtur ne jete te jeteve" Shpresoj qe jo...
Gjithesesi po ta kishe pare, isha kurioze te dija nqs e kishe dhe ti ate mendim..
Revolutionary Road
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Ah jo, po te pyesja per Revolutionary Road, nese e kishe pare...pavarsisht se me pelqeu si film..shume i arritur...fundi i tij mu duk pak ekstreme...dicka nuk me qendroi mire...sikur mungonte dicka...por nuk munda te kuptoj se cfare? Mbase prisja nje "dhe ata jetuan te lumtur ne jete te jeteve" Shpresoj qe jo...
Gjithesesi po ta kishe pare, isha kurioze te dija nqs e kishe dhe ti ate mendim..
Te them te drejten mua romantizmi dhe pasioni mu duk me i forte ne kete film, sesa ne Titanic (i cili la mbresa duke u nisur nga mosha shume e vogel qe kishim kur e pame per here te pare, dicka mese normale).
Kate dhe Leo kane nje chemistry te vecante, prandaj dhe filmat e tyre jane aq terheqes...por nuk e di nese do thosha se dashuria e tyre, (ne film), kishte mbaruar...mendoj krejt te kunderten...jane nje cift i ri..shume te pasionuar/dashuruar me njeri tjetrin...shume ndryshe nga ciftet e tjere...shume inteligjent...dhe e kane te qarte cfare duan nga jeta...thjesht jane pak egoist te pranojne qe tashme ne jeten e tyre si bashkeshorte ka disa prioritete..nuk eshte me "une" por "ne"...
Rrjedhja e filmit ishte shume kuptimplote...dhe interesant...cfare ishte i papranueshem per mua ishte fundi tragjik...jo tragjedia perse, por menyra e zgjedhjes te ketij fundi tragjik nga personazhi me inteligjent i filmit, Kate...mu duk i papershtatshem..mendimi im
Koha e Kometes
Nuk e kisha pare me perpara...
... dhe do kisha bere mire te mos e kisha pare fare!!!
Prita te gjeja nje version me cilesi te mire video dhe ne fakt ai qe kam eshte super i mire. Dvd quality...
Nuk me pelqeu thuajse fare! Pervecse fotografise pjeserisht, per tjeter gje nuk me pelqeu.
Taken
Nje film shume i bukur, por fatkeqsisht na prezanton shume keq ne shqiptaret....
Un mendoj se na prezanton ashtu sic jemi !
Vertet Lezha? Pak ashper me duket...nuk e di...dje bisedova me dike qe eshte nga e njejta origjine qe personazhet gjasme vijne dhe me tha krejt te kunderten, biles ishte i habitur sepse nuk kishte degjuar kurre qe patriotet e tij ishin marre me tregti femrash, per tregti droge ishte ne dijeni...megjithate thjesht kjo reklame ndikon shume keq per ne...qe duhet te fillojme te shpjegojme..kur na pyesin nga jemi...dhe sa degjojne emrin e shqiperise thone: "Ah, po...kam degjuar per vendin tend...biles ne nje film te fundit qe pashe..u permendet shume here"...Nejse, per mua reagimi eshte
Hmmm nashi qe mu kujtua kam kohe pa shkuar ne kino...
Kete filmin qe thoni ju se kam pare,por pashe ''Gjoleka,i biri i Abazit'' i regjizorit Dhimiter Anagnosti...kishte disa skena te ekzagjerara...ose ndoshta mu duk mua ashtu..mgjth me beri te qesh...ishte shume i lezetshem,,,
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Hmmm nashi qe mu kujtua kam kohe pa shkuar ne kino...
Kete filmin qe thoni ju se kam pare,por pashe ''Gjoleka,i biri i Abazit'' i regjizorit Dhimiter Anagnosti...kishte disa skena te ekzagjerara...ose ndoshta mu duk mua ashtu..mgjth me beri te qesh...ishte shume i lezetshem,,,
Citim:
Po citoj ato që tha Ari.
filmi i fundit ka qene
"Partizani vogel velo"
me erdhi shume keq kur la qenin (Balon) dhe doli malit
Citim:
Po citoj ato që tha Ari.
filmi i fundit ka qene
"Partizani vogel velo"
me erdhi shume keq kur la qenin (Balon) dhe doli malit
"Ja sa te cliroje Shqiperine dhe erdha"
_____________________________________
Ju lutem te mos e kthejme thjeshte ne chit-chat.
Peace!
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
"Ja sa te cliroje Shqiperine dhe erdha"
_____________________________________
Ju lutem te mos e kthejme thjeshte ne chit-chat.
Peace!
Sado e vleresoj Meryl Streep ketu s'mu duk shume ne rol nejse ... filmi nuk eshte i keq as i merzitshem. ajo idea e fotografise se papes per te ruajtuar nxenesit ishte gjeniale. Ai dyshimi ? Progresistet a jane te justifikuar per cdo gje te re qe sjellin apo dhe konservatoret mund te gjykojne te tjeret vetem se jane ne kundershtim me normat e tyre? Do jem perhere e mendimit se ne kishe ka me shume falsitet nga ce mendojme e burokraci e korrrupsion se ne cdo institucion tjeter.
Me ne fund nje film per te qene i Woody Allen.
cento vetrine.
u kenaqa me mamin, e azhornova per gjithe gjerat qe do ndodhnin. sh mbrapa andej ne memedhe.
He's just not that into you :)
Komedi e bukur...humor inteligjent...shume realist...dhe mbaron mbasditen shume kendshem... Ua rekomandoj atyre qe jane cift dhe tek
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
cento vetrine.
u kenaqa me mamin, e azhornova per gjithe gjerat qe do ndodhnin. sh mbrapa andej ne memedhe.
Three Monkeys
Titulli 3 majmunet vjen nga 1 legjende japoneze: njeri prej tyre bente sikur nuk shihte, tjetri sikur nuk degjonte dhe i fundit sikur nuk fliste. Metafora e tyre del dhe ne kete film. Ne Turqine e sotme nje kandidat per deputet ben 1 aksident me makine dhe bind shoferin e tij qe te marre fajin. Ky vendim ndikon jeten e gjithe familjes se tij qe nga ky moment hyn ne nje rreth vicioz. Filmi eshte pak i ngadalte, me pak dialog por ato pak fjale mjaftojne per ta bere nje ngjarje shume te mire. Personalisht kisha ngelur tek filmat e vjeter turq por u habita pozitivisht sa perparime kane bere.
Le conseguenze dell'amore
S'do kisha harxhuar asnje cent per bileten ne kinema te ketij filmi por do kisha gabuar, mosbesimi ndonjehere...
Ska lidhje me filmat e zakonshem italian, regjizori do kete lindur ne ndonje vend tjeter. Nje burre jeton prej 8 vjetesh ne nje hotel i vetmuar e asnje se di arsyen, as kamarierja qe do ta joshe prej 2 vjetesh s'ia ka dale te marre prej tij as dhe nje pershendetje. E megjithate dicka ndodh e ndryshon situaten perderisa ai shkruan ne bllokun e tij te shenimeve: Projekte per te ardhmen - kurre mos nenvlereso pasojat e dashurise nga merr dhe titullin filmi.
me ka pelqyer jasht mase. nje histori shum dmth-nse
gjithkush mund te ja arrij qellimit mjafton te besosh ne dicka e c'do gje esht e mundur (c'do gje esht e mundur) nuk ka rendesi se nga vjen e rendesishme esht kush je. edhe pse i gjori JAMAL nuk kishte studiuar tregoj se jeta vet esht nje universitet. dhe qe dashuria nganjeher mund edhe te exzistoj vertet!
The Millionaire
harrova te shtoj me te rendesishmen qe nuk duhet zen bes askujt
Kam pare shume:
Speed (1994). Mbahet si film kult i viteve '90, por kur e shikon serisht sot duket paksa qesharak. Madhesia e shkaterrimeve nuk perkon me qellimin (shpetimi i jetes se njerezve) kur ne fund nje avion i madh hidhet ne ere sepse autobuzi pa shofer shkon tamam aty. Ndersa loja e Keanu Reeves nuk eshte aq mbreselenese, pasi shpesh dallohet akterimi.
The International (2009):
Film interesant ku aktori Clive Owen ka nje rol qe i pershtatet fytyres se tij te stresuar dhe te zymte. Per kete aresye evitova shikimin e filmit Duplicity, ku i njejti aktor presupozohet te luaje rol me shakaxhi (gje e pamundur per mimiken e tij).
Filmi i fundit ishte Revolutionary Road. DiCaprio dhe Winslet me pelqyen jashte mase kesaj radhe,me te pjekur se te Titaniku.Ishin tamam per rolet.Film teper real dhe mbyllja gjithashtu.Pse tu duk e papershtatshme mbyllja Donik ?Une prisja te cmendej ne fakt si ai shoku matematikan,por edhe kjo zgjidhje njesoj me duket.
filmi i futnid qe kam par ishte nje film me klint eastvood qe luante rolin e nje rreshteri marins por nuk po me kujtohet titulli.
nje film shume i bukur
transporter 3.....shum i bukur
"Duplicity". Mua mu duk sikur po shihja nje ndeshje, me kenaqi thjesht fakti qe filmi te mbante me ankth, ka sens misterioz sepse ngjarja nuk eshte ndertuar te jete ne kronologji vijor por nje perzierje kohesh. Regjizim interesant!
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Pse tu duk e papershtatshme mbyllja Donik ?Une prisja te cmendej ne fakt si ai shoku matematikan,por edhe kjo zgjidhje njesoj me duket.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
"Duplicity". Mua mu duk sikur po shihja nje ndeshje, me kenaqi thjesht fakti qe filmi te mbante me ankth, ka sens misterioz sepse ngjarja nuk eshte ndertuar te jete ne kronologji vijor por nje perzierje kohesh. Regjizim interesant!
Pashe "butterfly effect 3", kishte ca pjese te bukura dhe sidomos mbyllja, ku zbulohet pontiac killer!
Ne fakt dje pash dy filma, ishe edhe aj "The day when the earth stood still" K.Reeves dhe Jennifer o'Conelly nji nder aktoret e mija te preferume! Ide e dhimbshme por realiste po te ishte e vertete! Pak ashume si filmi "Knowing" vetem se ky i fundit mbaron ne menyre tragjike!
dje pashe filmin krokodil dantee 2 film i vjeter por akoma interesant
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Nuk tu duk pak i ngadalte ne disa pjese?Ndoshta finalja ishte interesante,kur zbulohet gjenialiteti i planit... :dukemendu
The burning plain
3 histori grash qe ne pamje te pare s'kane lidhje mes tyre. Takimi me nje te panjohur hap ate vazon e Pandores e atehere fillojne te zgjidhen dhe kleckat e fshehura. Filmi duhet pare me vemendje sepse bazohet shume tek detajet.
Regjizori eshte skenaristi i filmave te Alejandro Gonzalez Inarritu, si 21 grams, Babel, Amores Perros e kush i ka pare dhe i pelqen do ta kuptoje se stili narrativ eshte i njejte megjithese s'ka ate forcen emocionale te tyre por prape tregon shume mire karakteret e personazheve qe kane brenda vetes se tyre ca sekrete qe i mbartin prej kohesh e se si keto kane influencuar jeten e njerezve te tyre te dashur.
amores perros me ka pelqyer shume, duhet ta shoh ket filmin patjeter...
pirati i karaibeve 2
pineapple express - a good one !
Great expectations
"Do you know what is this?"
"It's my heart, and is broken"
Cfare ben dashurine e pare kaq magjike? Zemrat qe e ndjejne jane te ciltra, te pastra...pa komplekse dhe djallezi...Aty ku nuk pret asgje me teper, sepse gjitheshka eshte perfekte...gjitheshka.. dhe melankolia.
Who lived it, had a life worth living....
Re: Great expectations
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
"Do you know what is this?"
"It's my heart, and is broken"
Cfare ben dashurine e pare kaq magjike? Zemrat qe e ndjejne jane te ciltra, te pastra...pa komplekse dhe djallezi...Aty ku nuk pret asgje me teper, sepse gjitheshka eshte perfekte...gjitheshka.. dhe melankolia.
Who lived it, had a life worth living....
Re: Re: Great expectations
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Me mire vone se kurre Donika qe e paske pare
Valkyrie - Tom Cruise
Nje nga 13 atentated e bera ndaj Hitlerit ,
film shume i mire .
per ju qe se keni pare is a must seen one.
The Burning Plain
Nga te paktet filma qe me kane pelqyer kohet e fundit edhe pse me tone pak melodramatike.Nderthuren ne valet e historise copeza jete te tre femrave,ngjarje te zhvilluara ne kohe e hapesira te ndryshme.Secila ka nje mekat te fshehur...mekate dashurie,ndjenja faji,pasione rinore,veteflijime te ndergjegjes(ndoshta per kete mund te rezultoje patetik per ndonjerin)etj...per te pare!
Rendition (2007)
Historia e nje prej sekuestimeve te CIA-s ne luften ndaj terrorizmit. Tregon pak a shume torturat dhe mungesen e etikes ne arritjen e qellimit.
Filmi eshte i mire, por mungon impakti me torturat e verteta qe mund te beje nje agjensi sekrete. Shfaqen vetem disa tortura baze me elektricitet etj. dhe keto shfaqen kalimthi nderkohe qe alternohen skena qe kerkojne aresyet dhe gjejne normalitetin ne tortura. Me pak fjale ky film mund te ishte si "Midnight Express" (historia e amerikanit qe u burgos ne Turqi, 1978), por nuk arrin as gjysmen e efektit qe Midnight Express ka tek shikuesi. Megjithate te pakten flet per kto tortura dhe me pelqen te shikoj Meryl Streep ne rol autoritar larg fytyrave te dhimbshme femerore qe luan ne filmat dramatike.
Kuriozitet:
Rastet e sekuestrimeve te CIA-s kane qene te shumta keto vite. Keto dite ka plasur skandali ne USA per kete çeshtje, ndersa ne Itali qeveria eshte ne konflikt me gjykaten qe ka denuar agjentet e CIA-s dhe shefin e sherbimeve sekrete italiane. Nderkohe nje burre me origjine nga Shkupi ka pesuar te njejtin fat, Khaled El-Masri eshte sekuestruar ne aeroportin e Shkupit dhe eshte derguar ne Afganistan. Pasi e kane torturuar mire e mire e leshuan ne nje pyll ne veri te Shqiperise. Aty e kapi plocia shqiptare, te cilet kur degjuan historine e tij ja keputen te qeshures dhe i thane te mos tregonte pallavra te tilla se do e marrin per budalla.
http://en.wikipedia.org/wiki/Khalid_El-Masri
Po vendos nje pjese nga Midnight Express mos ju kujtohet:
Midnight express eshte nje film qe ma ka pelqyer dhe me ka goditur shume !!
tregon tamam hipokrizite e shoqerise turke e cila mundohet si e si te fshehi gjithcka,si konsumin e droges,rracizmin kundrejt te huajve dhe kulturave te tyre apo edhe homoseksualitetin aq te perhapur ne turqi por qe eshte nje tabu e vertet,nderkohe qe dihet q hamanet turqe historikisht kane qene te frkuentura nga homot ! Biles thuhet qe vete Kemal Ataturku ishte homo...pra babai i Turqise moderne !! sa moderne qe jane dhe keta turqit mor aman...e na bejne si fanatike pastaj !!
shume prekes si film,aq me shume qe (ne sgaboj ) eshte dhe histori e vertet !! e bukur ajo pjesa finale e arratisjes, te ben vertet te ndiehsh si prtagonisti....sikur ndien nje sens lirie...sikur shpeton ti nga burgu e jo ai
kurse kte filmin tjeter,te riun, s'e kam pare....
Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.
Historia e Midnight Express eshte plotesisht e vertete, Billy Hayes ka arritur te arratiset nga burgu dhe shkroi nje liber qe u kthye ne film me vone. Por ai film eshte ekzagjeruar disi dhe per kete shkaktoi nje amulli te madhe dhe protesta te medha nga qeveria turke. Si Billy Hayes (i burgosuri qe shkroi librin) dhe Oliver Stone (qe e ktheu ne skenar dhe mori Oscar) u munduan te sqarojne se nuk kane patur kurrsesi qellim te pershkruajne popullin turk ne kendveshtrim negativ, por vetem te tregojne historine e vecante te burgosjes se nje amerikani. Dhe filmi ne fakt duhet interpretuar vetem ne kete kendveshtrim, sepse nuk mund te pergjithesohen kushtet e burgut te ashper me "hipokrizine e nje populli te tere".
Libri dhe filmi kane shkaktuar nje dem kaq te madh per imazhin e Turqise neper bote saqe akoma sot (30 vjet prapa) perben nje plage morale per popullin turk. Pervec faljeve te shumta qe kane kerkuar prodhuesit e filmit, Turqia akoma nuk e ka falur Billy Hayes dhe ka kerkuar per vite me rradhe ekstradimin e tij. Ne fakt ai teknikisht eshte vetem nje i arratisur qe nuk ka kryer denimin. Sikur ta dinin çfare filmi do prodhohej fale atij amerikani qe denuan ne vitin 1970 me siguri do e kishin falur.
Midnight Express pavaresisht nga ekzagjerimet qe mund te kete mbetet nje film i arritur, qe mberthen per fyti spektatorin dhe e ben te ndihet me fat qe eshte prapa ekranit. Jo me kot ka fituar Oscar dhe plot çmime te tjera
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.