Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
Perse nuk erdhi bleta? (pjesa e dyte)
Sirenat e urgjences e permenden si neper tym. Krahet i dhimbnin ne shpirt. Jeta kish marre drejtimin e kundert nga piano bari… Mishi nuk i dhimbte me, nuk ish asgje para shpirtit qe perpelitej. Degjonte njerez qe flisnin per miligrame injeksionesh… te kish force do u kerkonte vec nje kenge a poezi. Deshire tjeter nuk kishte. Per kreher nuk kish nevoje, ishte ber gati me pare.
Sa gjera lene pergjys! I erdh keq qe nuk kish arritur tu shkruante raportin sindikatave, qe s’la Ericun per nje foto, qe s’i kish thene studentes faleminderit per cigaret…
Largohej gjithmone e me shume nga piano bari dhe s’dinte c’te mendonte per billioneren. Loje e pa luajtur apo dashuri e pa jetuar? Rruga e dritehijeve ish bere pus. Nuk shihte gje tjeter vecse “regrets"! Fjale te pa thena, endrra te pa jetuara… ja, kjo kish qene jeta!
Ata u takuan ne piano barin e mistershem te endrrave te misterit. Folen ne gjuhen qe s’e kupton kush, luajten sipas menyres se tyre, pa i dhene llogari kujt... dhe u larguan per tu takuar vec ne kujtime qe dhe te vdekurit ngjallin.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 71 72 73 74 75 76 77 78 79 [80] 81 82 83 84 85 86 87 88 89 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.