Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 792 793 794 795 796 797 798 799 800 [801] 802 803 804 805 806 807 808 809 810 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Piktor datë 07 Mars 2010 - 03:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Zgjidhja eshte dhe nuk gjendet vetem tek ligjet.

Zgjidjha eshte presioni i gjithashem, social (sic po behet ne kete teme), ekonomik (duke i prere ndihmat nga jashte) dhe politik (duke i izoluar shqiptaret). Ai popull duhet te kuptoje qe eshte i prapambetur dhe te gjithe duhet te investojme qe te ndryshoje. Qofte dhe duke i peshtyre prinderve ne tavoline, qe te ndihen grimcat e para te ndryshimit. Keta jane pjelle e pjelles se pjelles se prapambetjes. Kane ardhur direkt nga otoman-komunizmi ne ngerç-demokraci. Se dine cfare eshte protesta e vertete, kujtojne se eshte loje facebooku mbi preferencat seksuale.

Fajtor je shume i avancuar e kam veshtire te te pergjigjem me te njejten gjuhe. Mendova se e shpjegova pak me pare çfare eshte protesta e organizuar dhe ajo spontane qe jane dy gjera krejt te ndryshme. Nuk kemi pse indinjohemi perpara nje proteste spontane qe zgjat nje ore e pastaj secili do ta harroje dhe nuk do kujtohet kush me per te. Do mundohem te shpjegoj edhe termin proteste qe vjen ose rrjedh nga revoltat popullore, fshatare dhe sklleverve. Ne kontekstin historik keto gjera nuk kane rrenje ose me mire tradite ne shoqerine shqiptare qe nuk kane egzistuar keto forma apo komunitete qe duhej te protestonin kundra dikujt. Qytete tona historike jane te pakta dhe jo me popullsi te madhe, fshatrat me shume ishin farefisnore, sklleverit nuk mbahen ne male apo pyje po duhen struktura te veçanta. Facebook ate pune ka behet i forte kushdo pas nje nick apo xhamit te monitorit ashtu sikurse ne itali etj.
Natyra ka mekanizmat e saj te evolimit ashtu sikurse dhe shoqeria. Kur keto behen te dhuneshme vertet te duket sikurse po çlirohesh nga diçka por ne fakt i hap udhen nje sistemi tjeter qe te ben te zhgenjehesh ashtu sikurse jane zhgenjyer gjithmone njerzimi, poshte mbreti , rrofte mbreti. Gjithmone dikush do te drejtoje e dikush do te punoje.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 792 793 794 795 796 797 798 799 800 [801] 802 803 804 805 806 807 808 809 810 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.