Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)


Postuar nga sarandaebukur datë 30 Janar 2007 - 06:24:

Rama ne Itali, merr mbeshtetjen e te majteve

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërpret fushatën për takime në Romë
Rama kërkoi impenjimin e partive simotra në kuadër të internacionales socialiste për monitorimin e imtësishëm të zgjedhjeve në Shqipëri. Fasino shprehu të gjithë gatishmërinë për të asistuar dhe monitoruar nga afër zgjedhjet, nëpërmjet monitoruesve ndërkombëtarë afatshkurtër, që do të vijnë në Shqipëri ditën e zgjedhNga ana e tij, D'Alema i konsideroi zgjedhjet vendore si një provë të jetësishme për demokracinë shqiptare duke theksuar se firmosja e MSA i imponon Shqipërisë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme në respekt të standardeve europiane. D'Alema theksoi se komuniteti ndërkombëtar është tërësisht i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri, sidomos në këtë fushatë elektorale dhe në procesin zgjedhor.  Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndërprerë fushatën elektorale për të zhvilluar takime të nivelit të lartë në Romë, Itali. Kështu, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, D'Alema. Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta gjatë të cilave Rama dhe D'Alema kanë preferuar të diskutojnë kokë më kokë për çështjet më të rëndësishme të dy vendeve.
Rama i ka shprehur D'Alemës të gjithë shqetësimin e PS dhe të opozitës për zgjedhjet e ardhshme vendore duke theksuar problemet e njëpasnjëshme që kanë shoqëruar procesin përgatitor dhe fushatën elektorale në tërësi. Rama ka theksuar vendosmërinë dhe angazhimin e PS dhe opozitës së bashkuar për të garantuar standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke mbyllur përfundimisht kapitullin e politikës së vjetër të zgjedhjeve të kontestuara ku vullneti i votuesve nuk vlen më shumë se i atyre që i numërojnë votat.
Nga ana tjetër, Rama i ka kërkuar D'Alemës angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të monitortuar nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri me qëllim parandalimin e çdo nisme apo tentative për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.
 
D'Alema
Nga ana e tij, D'Alema i konsideroi zgjedhjet vendore si një provë të jetësishme për demokracinë shqiptare duke theksuar se firmosja e MSA i imponon Shqipërisë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme në respekt të standardeve europiane. D'Alema theksoi se komuniteti ndërkombëtar është tërësisht i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri, sidomos në këtë fushatë elektorale dhe në procesin zgjedhor.
Ai konsideroi domosdoshmërinë që kanë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë për të zhvilluar një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik, në përmbushje të standardeve europiane. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe situata e rëndë energjitike në Shqipëri si dhe ndihma e ndërsjelltë midis dy vendeve. Një temë po kaq e rëndësishme ishte edhe çështja e Kosovës dhe zhvillimet e pritshme për përcaktimin e statusit përfundimtar të saj.
Fasino
Rama zhvilloi edhe një takim me sekretarin e DS, partisë më të madhe të mazhorancës në Itali, Fasino. Rama kërkoi impenjimin e partive simotra në kuadër të internacionales socialiste për monitorimin e imtësishëm të zgjedhjeve në Shqipëri. Fasino shprehu të gjithë gatishmërinë për të asistuar dhe monitoruar nga afër zgjedhjet, nëpërmjet monitoruesve ndërkombëtarë afatshkurtër, që do të vijnë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.
Rama dhe Fasino theksuan nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve ndërpartiake si dhe në kuadër të SI, shkëmbimin e eksperiencave pozitive midis ekspertëve që do të asistojnë PS në përpunimin e programit të saj politik. Fasino përgëzoi Rama për punën e tij të deritanishme si kryetar i Bashkisë, Tiranë duke arritur që në një kohë të shkurtër të mobilizonte energji pozitive që i ndryshuan fytyrën Tiranës.
Gjithashtu, Fasino përgëzoi Ramën edhe për punën e tij si kryetar i PSSH duke arritur të përfundonte me sukses një projekt të madh siç ishte ai i bashkimit të së majtës. Gjithashtu, Rama zhvilloi edhe takime të tjera me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian. 
E Djele 30 janar 2007
Koha Jone

  


  Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.