Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)
Duhet menduar seriozisht per turizmin
Per rreth 25 vjet disa qytete kryesore te vendit tone u ndoten nga industria kimike e nje teknologjie primitive ne menyre kriminale.Kush ka banuar ne Vlore,Fier.Lac,Porto Romano ne mos gaboj vendin e di mire ,por kete e kane provuar ata qe kane punuar nen efektin e gazeve helmuese dhe te avujve te zhives.Shume nga keta kane vdekur ose vuajne pasojat e asaj politike driteshkurter ekonomike.Qe nga Vlora e deri ne Lezhe ne shume segmente te tij deti eshte teper i ndotur nga industrite e dikureshme,plus te gjitha ujrat e zeza te qyteteve shqiptare derdhen ne det.
Edhe sot e kesaj dite bota kerkon te beje investime te tilla ne Shqiperi;si per shembull te ndertoje Depozita nafte qindramijratoneshe ne gjirin e Vlores,te ndertoje TEC-e qe punojne me nafte etj.Shteti duhet te kete strategji dhe vizion te qarte per zhvillimin ekonomik te vendit.Nqse turizmi do te shihet si prioritar per ekonomine shteti duhet te marre kredi dhe te investoje edhe vete ne infrastrukturen e vendit.Pa rruge ,H2O,drita,pa det te paster nuk ka turizem.Megjithate kur isha ne Vlore ne gusht pashe edhe shume turist te huaj qe kishin ardhur t'i kalonin pushimet ne Vlore.Me nje cift te ri italian takoheshim cdo dite ne nje nga plazhet e Radhimes,por kish edhe te tjere.
Pra nuk do te thote se ne Shqiperi nuk ka turizem,por shteti duhet te ndihmoje ne kete drejtim inisiativat private dhe te rregulloj infrastrukturen,per ta bere turizmin shqipetar terheqes per te huajt.
Miku im Amoxil sa te kete intelektual mendje thartuar qe u pelqen vetja,te cilet nate e dite mendojne per interesat e veta shume ngadale do te ecin punet ne Shqiperi. Ne nje debat tek Shqip i R.Xhunges nje ish zv/minister nga Lofkendi ose nga Qenasi i Fierit iu kundervu popullit ne studion e improvizuar ne qytetin e Vlores duke treguar perralla me mbret se TEC-i gjoja nuk e ndot qytetin.Nqse vendi nuk ndotet me smog dhe me nafte,perspektivat per turizmin jane te mira.
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.