Forumi Horizont | Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
per ingmetalboy
E paske nxjerre shume larg binareve kete diskutim mor djale ne vend te japesh mendimin tend paske dashur te analizosh zemren time... edhe duke fyer disi.. nejse...
Para se te filloj
--Fjalor--
besim - pranimi i dickaje pa fakte
irracionale - dicka qe nuk bazohet ne fakte ose arsyetim
Po te paralajmeroj .. nje besimtar e ka te veshtire te hyje ne kete debat.. sepse eshte debat qe shtrihet jashte sistemit te tij te referimit (qe eshte besimi tek zoti).. dhe pikerisht per kete po flasim per sistemin tend te referimit.. duhet te dalesh jashte tij qe te diskutosh...
Me fal ti po kerkon fakte per te besuar apo per te mos besuar? Apo kerkon fakte per te mos qene as mish as peshk?
Faktet kerkohen per te kuptuar jo besuar.. e kupton ti fjalen "besoj" apo jo. Vete fjala nenkupton qe ti pranon dicka pa fakte... ok?.. nqs jo.. ma jep ti nje perkufizim per fjalen "besim"
po ti cfare je mish apo peshk? cfaredo qofsh .. e kuptoj pse je besimtar..
Te duket teper irracional mendimi qe ka dikush qe te ka krijuar dhe teper e frikshme ideja qe ke ardhur nga hici.
Me duket teper irracionale (pse ty te duket rracionale=e bazuar ne fakte ose arsyetim??) dhe aspak e frikshme.. ma verteto ti por me fakte ama jo me citate.. pyetja eshte e thjeshte "ku e din ti qe bota u krijua nga hici" mos me thuaj ne mesazhin tjeter.. sepse zoti e mori kete dhe e beri kete, sepse ky nuk eshte fakt por nje citat shabllon qe e kam degjuar me mijera here dhe nuk eshte e re...
Ne te gjitha rastet mua me dukesh BESIMTARI me i madh ne kete teme. Besimtari qe beson se egziston nje menyre per te shuar luften qe ke brenda ne zemer duke bere pyetje "pa pergjigje".
je nje besimtar i vertete dhe tipik.. s'ke nevoje per fakte per te besuar tek fantazia, irracionalja dhe gjepurat...
Valle nuk eshte ky thelbi i besimit: te vendosesh mos besh me pyetje mbi ate qe beson??? Dhe ti me sa duket po e ben me se mire kete gje.
Ky eshte nje shembull qe verteton qe ti flet brenda sistemit tend te referemit... ta shpjegoj une pse ai qe s'ben me pyetje mund te jete besimtar ose jo..
Te gjithe bejne pyetje fillimisht... dhe pergjigjet lindin pyetje te tjera... vjen nje moment qe nuk ka me pergjigje... ne kete moment ndahet shapi nga sheqeri.. meqe nuk ka me pergjigje, dikush vendos ta pranoje zotin dhe te mos beje me pyetje, dikush tjeter vendos te mos e pranoje zotin dhe te mos beje me pyetje...pra te dy nuk bejne me pyetje, sepse erdhem ne fund
i pari vendos te pranoje irracinalen (sepse s'ka pergjigje), kurse i dyti vendos te mos e pranoje irracionalen.. i pari beson, i dyti s'beson...
te dy jane te barabarte... te dy nuk bejne me pyetje...
p.s. u be prap lume fjalesh po une thjesht po mundohem te arsyetoj per ato te verteta qe ti s'na i the..
Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.