Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Burri qe rreh cdo dite gruan e tij dhe sehirxhinjte
Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë vajza është rrahur e në disa raste edhe me hekur të nxehtë.
“Unë kam shkuar në policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.
“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.
Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon police e Librazhdit, e cila duhet te pergjigjet publikisht e te mbaje pergjegjesi per kete rast. Dhe ata jane pergjigjur duke thene se ishte e shoqja prandaj nuk nderhynim! Bashkefajtor me kriminelin eshte dhe policia ne kete rast.
Po ku ishin fqinjet, po prinderit e vajzes? Po prinderit e burrit? Po te afermit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?
Hej njerez, a ka njeri qe e ka pare kete masaker ne ate vend barbar, ku te gjithe heshtin e bejne sikur nuk shohin?
Si mundet te jetoni, kur nje grua, nje fqinje, nje nene, nje e re, nje moter, nje NJERI vuan maskaraden e nje te cmenduri?
--------------------------------------
Marre nga Shekulli.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 72 73 74 75 76 77 78 79 80 [81] 82 83 84 85 86 87 88 89 90 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.