Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2006 - 19:19:

Muhejminu,
Nuk eshte se evitoj shkrimet fetare, por me thene te drejten si kam lexuar as kur kisha kohe me bollek ne adoleshence. Dhe kjo me gjithe sforcimin e komuniteteve fetare qe filluan te dhurojne bibla dhe kurane qe te influenconin njerezit. Aq me teper sot nuk kam kohe te lexoj per te bere nje diskutim forumi. Po ti futesha diskutimit kaq seriozisht i bie te shkruaja liber dhe jo mesazhe forumi.

Se dyti, nuk e ndjej veten kaq pa bazament sa te jem as mish as peshk. Ajo qe per ty eshte pa shije, per mua perben bazat e jeteses. Dhe ketu hyn dhe relativizimi i gjerave dhe respektimi i te qenurit ndryshe. Dmth ja gjej normalitetin edhe asaj kerthizes dhe e respektoj si njeri, nuk e perdhos si buce rrugesh.

Se fundi, folem per shamine dhe nuk kisha ndermend fare te flas per moralin. Por, miku im, vete e fute debatin ne kanale morale duke paragjykuar femrat e BMW-ve me kerthize jashte. Dhe pikerisht ky eshte problemi: fetare te organizuar me principe abosulte morale qe paragjykojne kerthizat.

Mos e merr per tangerllek, po te them thjesht cfare me ke thene. Sa per faljen askush s'ta ndalon, por nese ti falesh ne sheshin Skenderbej, une mund te bej seks aty anash teje. Dhe nuk shikoj pse duhet te jete riti fetar me i pranueshem se seksi ne publik. Prandaj, nese deshiron te kemi pak moral ne shoqeri (po pak ama) ti falu ne xhami dhe une bej seks ne shtepi. Ose po te duash i bejme te dyja njekohesisht ne sheshin Skenderbej, por nuk besoj te jete e kendshme. Tek e fundit te dy kemi lirine e te berit... ty te falesh dhe une te bej seks. Nese ti pretendon nga shteti te jape vend per falje, po i kerkoj dhe une nje vend per seks. Aq me teper qe seksi eshte burimi i jetes, ndersa feja nuk prodhon jete.

Principet morale sot per sot nuk i shkruan askush dhe nuk vijne me urdheresa nga lart. Edhe vete drejtesia e ka te veshtire te gjeje cfare eshte e moralshme dhe cfare jo. Moralin e ben shoqeria dhe eshte krejt e papranueshme qe nje fe te beje "take over" moralin shoqeror dhe te vere urdheresat e fese. Duhet te pranosh qe shoqeria shqiptare (fatmiresisht) nuk perkon me moralin fetar dhe qe ne kete cast feja eshte e perjashtuar nga dinamikat shoqerore. Pra duhet te mbaje distancen qe meriton, brenda ndertesave te kultit, dhe jo te dale rrugeve ku mund te behet qesharake anash vajzave me minifund. Sic e tha dhe Balerina besimi ka aspekt intim. Kur mundohet te shtiret si popullor thjesht behet qesharak sepse te gjithe mund te jetojne pa shami, me xhinse, me varese floriri, etj. Normat intime jane ato qe kane vlere dhe jo moralet statike fetare. Ndryshimi qendron tek domethenia e fjales NORME dhe URDHERESE. E para eshte pjese e fjales NORMalitet, por mund te kete perjashtime, e dyta nuk pranon perjashtime dhe ben ligje.

Shumica e feve nuk e kane fleksibilitetin e duhur per ti bere balle nevojave moderne. Prandaj ben gabim nese kapesh ne norma gjoja mish ose gjoja peshk, per te zbuluar pastaj se bota ka dhe kontorno.

P.s. Te lutem mos perzjej me shkencat sociale me fene, sepse behet muhabet i gjate pastaj. Te ishte per fene psikologjia dhe sociologjia nuk do kishin lindur fare dhe te semurin do e vizitonte prifti dhe hoxha.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.