Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga Piktor datë 11 Nëntor 2011 - 02:41:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Raimondi ka nej fare te drejte kur flet per liberalizmin, karshi shkences qe ekzistonte ne oborret e kalifateve te arabise. Emire te ndryshem mburreshin se kush kishte shkencetarin me te madh dhe akademine me te perparuar. madje ka qene Avicena qe pat perkthyer klasiket greke. Megjithate edhe ne kete periudhe te lulezuar arabe, kishte kufizime ekstreme. Viviseksioni ishte i ndaluar dhe shpesh hierarku i dilte siper edhe kalifit ose edhe e briste ate nese ai shkelte ligjet e fese. Forca e fese ishte e padiskutuar ne kete kohe edhe nder myslimane.

Feja katolike dhe mesjeta, nje kapitull me vete. Karli vertet akuzohet per shume krime, por ishte ai dhe centralizimi i Frances qe shpetoi katolicizmin nga rrymat e reja.
Bizanti, pesoi jo vetem nga otomanet. Ishte lufta me katolicizmin qe e renoi shume me teper dhe sidomos kryqezatat, te cilat e dobesuan deri ne ate shkalle sa u kthye ne nje qytet shtet. Lufta e brendeshme midis lidereve ushtarake dhe fetare ka qene vendimtare ne dobesimin e bizantit ne prag te shekullit te 14.

Po keshtu jam dakort edhe une. Normal qe duhet te dish ose te kesh njohuri te mjaftueshme per te trajtuar problemin e mesjetes. E jo t'ja kepusim kot duke u mjaftuar me fjalet, kisha, inkuizicioni dhe shkenca.
Shkenca asokohe nuk ishte kjo qe njohim sot. Kishte nje tjeter mendim per te. Gabimi qe u kuptua me kalimin e kohes ishte se tek fjala herezi, qe ishte e kohes u fut edhe shkenca ne vete me teorite dhe pergjigjet e saj, por mos harrojme se jemi ne kohen e feudalizmit. Ku feudali bente ligjin. Kishte nje hierarki dhe ne shoqeri ashtu edhe ne Kishe. Normal qe ka qene nje periudhe e keqe por ishte mese normale pasi dilje nga rregulli i pergjithshem.
Pranadj kemi edhe Rilindjen, lulzimin e tregtise, lindjen e kapitalizmit. Egoja e kapitalizmit dhe vete kapitalizmi qene faktore vendimtare qe quan ne zhvillimin e ekonomise kesisoj edhe te shkences. Bujkroberit u bene proletare dhe ne qyetet lindi zejtaria etj.
Pastaj nqs arabet ishin kaq te ndritur perse nuk e zhvilluan ata shkencen meqe kishin ruajtur teoremen e Pittagores, normal se nuk paten rilindje as kapitalizem dhe normal qe edhe ketu ka pjesen e vet te fajit, edhe feja.


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 73 74 75 76 77 78 79 80 81 [82] 83 84 85 86 87 88 89 90 91 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.