Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 820 821 822 823 824 825 826 827 828 [829] 830 831 832 833 834 835 836 837 838 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 08 Mars 2010 - 01:09:

2010, rritja ekonomike për Shqipërinë vetëm me 1%

VJENË- Shkalla e rritjes ekonomike për vendin tonë gjatë këtij viti do të jetë vetëm 1%. Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, një organizëm i specializuar për analizat ekonomike. Sipas këtij parashikimi ky vit do të jetë shumë më i vështirë në aspektin ekonomik se ai që lamë pas.

Në raportin e fundit të këtij Instituti theksohet se shkalla e rritjes ekonomike në Republikën Çeke, Sllovaki, Slloveni dhe Shqipëri do të jetë më pak se 1 për qind. Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Europë, e cila përllogaritet në 3 deri në 4 për qind. Por në gjysmën e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-ës, një sërë treguesish zyrtarë, dëshmojnë se ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalësimi, e cila po reflektohet me rënie të ndjeshme të konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje të fortë të investimeve private dhe publike.

Parashikimi në fakt është akoma më i zymtë për disa vende të rajonit. Kështu Hungaria, Rumania Bullgaria dhe Serbia do të qendrojnë në të njëjtat vlera ekonomike pa shënuar asnjë rritje, e po ashtu e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

http://bw.balkanweb.com/homepage/20...me-1--7704.html


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 820 821 822 823 824 825 826 827 828 [829] 830 831 832 833 834 835 836 837 838 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.