Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Fotografi nga Atë Nikolla Marku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14289)
Postuar nga Imortale Jecur datë 18 Prill 2009 - 16:10:
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Pse ky At Nikolla Marku perfaqesoka ortodoksine ?
E kini shume gabim. Ai eshte nje prift fshati pa shkolle fare dhe po ta njohesh dhe degjosh, te vjen per te qeshur. Ka shume trima midis prifterinjve ortodokse shqipetare. Nuk shuhet kollaj fare e patriotizmit dhe fryma e Nolit te madh
Po he de more Cedrus shyqyr qe e the edhe ti 1 fjale pr N Markun se na lodhi ky Vlora. Se mos na thuash edhe per Cedrus qe eshte jo greke, jo filogreke, jo po pensionist nga shteti Grek. e ku di une c'ngaterron ti.
Edhe une nuk e vej ne dyshim qe duhet te kete trima midis prifterinjve ortodoks, madie edhe patriot. Jo po ky sharlatani Marku deklaroje nje here ne televizor qe te gjithe prifterinjte dhe teologet ortodoks shqiptar jane te shitur per buken e gojes te janullatosi. Ne fillim gati e besova, pastaj thash: po mire sikur maskarai i maskarenjve te jtet ky janullatosi, po pse te gjithe prifterinjte ortodoks dhe teologet paska arritur ti blika apo kompromentoka ky????? Si ka mundesi nuk paska fare nje grup aty te cilet jane me ndergjegje dhe parime te pastra (mos harrojme qe behet fjale per nje institucion fetar). Jo po na doli ky injoranti burri me i mire!!!!!!!
Sa per çeshtien jo po shqiptar jo po grek jo po Serb, per mendimin tim po qe person vertet pozitiv dhe i perqendruar vetem te besimi fetar pak rendesi ka. dhe kete nuk e them vetem per Kishen ortodokse, por edhe per Katoliken dhe komunitetin musliman. Ja psh ka ndo1 te keqe nese nje boshnjak me parime te shendosha vihet ne krye te komunitetit musliman? Per mua nuk ka. MOS ME KEQPUTONI E KAM FJALEN KUR PERSONI NUK NGATERROHET ME POLITIKE, POR SHIKON VETEM MISIONIN E TIJ FETAR.
hajde t'ia kaloni mire. Ortodokset ti gezojne Pashket me se me shume harmoni dhe dashuri. Si dhe me behet qejfi qe kjo tema vlejti pak per ta sqaruar çeshtien e N Markut dhe jo vetem te na vinte foto a thua se eshte facebooku n markut forumi.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.