Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Indrit datë 21 Nëntor 2005 - 14:17:

5. Organizimi familjar patriakal

Karakteristika e pestë themelore, e një shoqërie kur’anore është se ajo është patriarkale. Në kundërshtim, me synimet e Lëvizjes së ?lirimit të Grave, Kur’ani fton për një shoqëri, e cila paracakton udhëheqjen themelore dhe rolin vendim-marrës, në familje, të burrit.
?do shoqëri, është e përbërë prej organizimeve më të vogla të njerëzve – qeverive, partive politike,organizatave fetare, ndërrmarrjeve tregtare, familjeve të zgjeruara e kështu në vazhdim. Secila, nga këto organe, ka nevojë të jetë e qëndrueshme, kohezive dhe e manovruehme, që të jetë e dobishme për zgjedhësit e saj. Me qëllim, që të përftojë këto karakteristika, organizimi duhet të caktojë përgjegjësitë për disa individë apo disa grupe, brenda radhëve të tij.
Si rrjedhim qytetarët mund të votojnë, parlamenti mund të nxjerrë ligje dhe policia mund t’a imponojë ligjin, por është, në fund të fundit, kreu e shtetit, që mban përgjegjësinë e përpilimit të vendimeve kritike për shtetin, si edhe barrën apo miratimin përgjegjës për këto vendime. Në mënyrë të njëjtë, puna e nje fabrike, drejtohet prej shumë individëve, por jo të gjithë ata, janë njëlloj të aftë për marrjen e vendimeve përfundimtare të kompanisë. Jo çdo nëpunës është i ngarkuar, njëlloj me përgjegjësi, për suksesin apo dështimin e organizimit.
Familja, gjithashtu, ka nevojë për dikë, për të bartur barrën e përgjegjësisë themelore për të tërë. Kur’ani, e ka paracaktuar këtë rol për anëtarin mashkull më të madh të familjes. Ky është ngarkimi patriarkal i fuqisë dhe përgjegjësisë, e cila nënkuptohet prej shprehjeve të tilla, si: “we lirr-rrixhali ‘alejhinne derexhatun” (2:228), dhe “el-rixhalu kawwamune ‘ale’n-nisa’i...” (4:34). Në kundërshtim, me paraqitjen prej kundërshtarëve të Kur’anit, këto fragmente nuk nënkuptojnë nënshtrimin e grave ndaj burrave, në një diktaturë, të bazuar në gjini. Një interpretim i tillë, tregon një mospërfillje flagrante të kërkesave të përsëritura të Kur’anit për barazinë e sekseve dhe të urdhërit të tij, për të treguar respekt dhe mirësjellje ngaj grave. Fragmentet në fjalë, tregojnë një mënyrë për shmangien e mosmarrëveshjeve të brendshme dhe pavendosmërisë, për të mirën e të gjithë anëtarëve të familjes. Ato mbështesin një shoqëri patriarkale.
Tërheqim vëmendjen në përdorimin e fjalës “kawwamun” në shpallje, “el-rixhalu kawwamune ‘ale’n-nisa’i...” (4:34). Pa dyshim, folja “kuwema”, prej së cilës rrjedh emri foljor “ kawwamun”, nuk nënkupton mbizotërim despotik. Përkundrazi, termi i referohet atij, i cili, i qëndron në krah tjetrit (prej kama, “ me qëndru”), në një mënyrë mbrojtëse dhe mirëdashëse. Nëse, do të bëhej fjalë, për një rol autokratik apo dominues, për gjysmën e meshkujve të shoqërisë, atëherë, ekzistojnë shumë prejardhje foljore të tjera, të cilat, do të kishin qenë më të zbatueshme, si për shembull, “musejtirun” dhe “muhejminun”. Shembuj të tjerë, të përdorimit kur’anor, të termit “kauuemun”, e përforcojnë më mirë këtë mbështetje, se sa domethënien autoritare apo tiranike të termit ( shiko 4:127-135: 5:9). Atribuimi i një kuptimi tjetër, për fragmentin në fjalë është, si rrjedhim, ideologjikisht, jokosekuent, si edhe, gjuhësisht, i pambështetur.
Përse Kur’ani specifikoi, më mirë, udhëheqe mashkullore për a’ileh, siç është një familje patriarkale, se sa një organizim matriarkal ? Kur’ani, i përgjigjet kësaj pyetje, në mënyrën e poshtëpërmendur:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe, ngase, ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre (për mbajtjen e grave)... (4:34)
Kontributet dhe përgjegjësitë fizike dhe ekonomike janë, si rrjedhim, arsyet kur’anore për propozimin, të një shoqërie patriarkale, më mirë, se sa të një shoqërie matriarkale.
Disa perëndimorë të ballafaquar me problemet e shoqërisë bashkëkohore, kanë filluar të bëjnë pyetje të tilla, si: Ku mund të drejtohemi për ndihmë? ?farë mund të bëjmë ne përballë dekompozimit të tashëm social? Kjo, është një kohë dëshpërimi dhe kërkimi, pasi shoqëria perëndimore po tronditet nën goditjet e vazhdueshme, gjithnjë në rritje, të çorientimit personal dhe shpërbërjes shoqërore.
Cfarë mund të bëjmë ne si muslimanë për t’i ndihmuar? Para së gjithash, ne duhet të ngremë shoqëri të vërteta kur’anore, anembanë Botës Muslimane. Pa këtë, ne nuk mund të vendosim përshtatje të drejta dhe të qëndrueshme për bashkëveprim të burrave dhe grave në shoqëri. Përveç kësaj, ne nuk do të mund të krijojmë tek gjeneratat, që do të vijnë, respekt dhe besnikëri ndaj shoqërive tona dhe institucioneve të tyre shoqëruese, nëse shoqëritë pseudo-islamë janë të vetmet, që ne mund të ngremë dhe të mbështesim. Mënyrat apo institucionet pseudo-islame, janë në të vërtetë anti-islame; janë një model, i cili nuk mund të respektohet dhe që i është bashkangjitur etiketimi i “Islamit”. Në mendjen e shumë muslimanëve, si edhe të jomuslimanëve, kjo bën që përgjegjësia e të metave të institucioneve, t’i transferohen gabimisht religjionit të vetë Islamit.
Ne duhet t’i edukojmë muslimanët tanë - dhe veçanërisht të rinjtë, pasi ata janë udhëheqësit e së nesërmes – me nderim ndaj rëndësisë dhe jetëgjatësisë të traditave kur’anore, në lidhje, me gruan, familjen dhe shoqërinë. Edhe përkundër dështimit të modeli të alternativës sociale bashkëkohore perëndimore, disa muslimanë duket sikur lakmojnë damkën perëndimore të barazisë seksuale, idetë e tij të uniseksualizimit, mënyrat e tij të sjelljes, mbivlerësimin e individualizmit apo lirisë personale ndaj përgjegjësisë, dhe sistemin e ngushtë familjar. Ne duhet t’i kuptojmë rreziqet të cilat shoqërojnë ide dhe praktika të tilla sociale. Nëse, kuptimet e këtyre ideve dhe praktikave, nuk vihen në dukje dhe luftohen, ne rrënohemi drejt një të ardhme fatkeqe, pasi eksperimente te tilla sociale, janë të destinuara të dështojnë, në fund të fundit.
Por, sidoqoftë, ky nuk është një reagim i mjaftueshëm për ne, si muslimanë. Si mëkëmbës të All-llahut në tokë (2:30), është detyra jonë, që të shqetësohemi rreth të tërë botës dhe të gjithë krijesave të Zotit. Në dritën e urdhërit, pët të përhapur vullnetin e All-llahut, në çdo skaj të botës, ne nuk duhet të mos mundohemi për t’u ofruar të tjerëve, të drejtën që ne e njohim. Eshtë koha që, Islami dhe muslimanët, të paraqesin zgjidhjet e tyre të problemeve të shoqërisë bashkëkohore, jo vetëm për audiencën muslimane, por, gjithashtu, edhe audiencën jomuslimane. Kjo, mund dhe duhet bërë, përmes shembullit të gjallë të shoqërive të vërteta kur’anore, në të cilat problemet e burrave dhe grave janë të zgjidhura. Kjo gjithashtu bëhet nëpërmjet shkrimeve informative dhe diskutimeve prej studiuesve tanë, të cilat, mund të realizohen si me muslimanët, po ashtu edhe me jomuslimanët.
Nuk gjendet rrugë më e mirë, për t’i shërbyer vullnetit të All-llahut dhe tërë njerëzimit. Nuk ka da’vet më të mirë, se sa, ofrimi i një dore ndihmëse, ndaj viktimave të goditura, të shoqërisë bashkëkohore.


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.