Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Tre vetevrasje ne 24 ore.
Tre vetëhelmime brenda 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, dy gra kanë humbur jetën dhe një i ri ndodhet në gjendje kritike, si pasojë e konsumimit të lëndëve helmuese. "Shtetasja Etleva H, 30-vjeç, nga ish Këneta i ka dhënë fund jetës pas zënkave të vazhdueshme që ka pasur me bashkëshortin"- thonë burimet policore, duke iu referuar rastit të parë të vetëflijimit me helm. Sipas tyre, bashkëshorti i viktimës, i shoqëruar në polici ka konfirmuar se para aktit ekstrem ai dhe gruaja kishin debatuar ashpër. Gruaja, nënë e dy fëmije në gjendje të rënduar psikike i ka dhënë fund jetës dhe është gjetur nga familjarët në gjendje kritike. Edhe ndërhyrjes së mjekëve, ajo nuk ka mundur të shpëtojë. Të njëjtin fat ka pasur një tjetër grua. Një 47-vjeçare, Nurie B, është vetëhelmuar me helm, fostoksinë. Gruaja është transportuar në spitalin e qytetit e më pas në atë Ushtarak të Tiranës, por pa mundur të mbijetonte. Shkak dyshohet të jetë bërë jeta e vështirë ekonomike e familjes. Pas tyre, një 19-vjeçar, në Thumanë të Krujës, ka tentuar vetëhelmimin, pas dëshpërimit të madh për masën e arrestit të shtëpisë, pasi akuzohej për një vjedhje. "Redion G, 19-vjeç, me banim në Thumanë Krujë ka konsumuar lëndë helmuese fostoksinë"- thonë burimet policore, duke shtuar se ai është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tirane ku ndodhet ende në gjendje kritike.
Marre nga Shekulli
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.