Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Tulipani datë 01 Korrik 2011 - 21:33:

Una notte da leoni,

film tipik idiot me ndonje skene tek tuk per te qesh, nje kenge e lezetshme tek kolona zanore po qe rehat mund te ikesh tek biletaria e ti kerkosh te te kthejne parate e biletes. Majmuni ndoshta eshte gjeja me e lezetshme e filmit.


Tree of life

fituesi i festivalit te fundit te Cannes. Ka nje fotografi shume te bukur, pervec kesaj eshte goxha impenjues e mistik nuk mund ta shijosh nese nuk impenjohesh dhe ti. Nuk di ndoshta s'besoj ta kem kapur te gjithin, ne shume momente eshte cik si predikues. Gjithsesi qendra e filmit nuk eshte B.Pitt por mendja, mendja si magazine kujtimesh e ndergjegjesh, mendja si vend i vogel por dhe aq i madh. Si gjithmone disa filma si ky mos ikni ti shikoni me ke t'ju qelloje sepse mund te hani te shara ne fund.


Postuar nga Fajtori datë 20 Korrik 2011 - 20:24:

The Adjustment Bureau: Film i bukur ne stilin e Matrix (Kenau Reeves) ose The Devil's Adocate (Al Pacino, Kenau Reves). Fetaristet do ndjehen rehat per aluzionet e ekzistences se zotit, por zoti nuk permendet asnjehere ne film. Permendet "shefi" dhe plani i tij qe na dikton jeten e perditshme. Eshte goxha i arrire si film. Edhe filmi Inception i ngjan disi, por The Adjustment Bureau eshte i thjeshte per tu kuptuar.




Kohet e fundit kam pare dhe Unknown, film interesant por me nje fund disi banal. Nuk le asnje filozofi ne mend, thjesht mbaron banalisht. Gjithashtu kam pare Worse than war, dokumentar qe trajton pergjegjesite e genocideve dhe natyren njerezore qe arrin ne krime madhore.


Postuar nga Fajtori datë 20 Korrik 2011 - 20:28:

ah dhe nje film tjeter: Inside Job. Dokumentar qe heton krizen e 2008 ne SHBA. Ka intervista te bukura dhe spjegon mire, por nga ana artistike nuk arrin dot mbresat qe le "Enron: the smartest guys in the room".


Postuar nga kurt datë 23 Korrik 2011 - 04:39:

"horrible bosses" komedi e persosur


Postuar nga Fajtori datë 27 Korrik 2011 - 09:17:

Pashe prape the Adjustment Bureau. Kesaj rradhe me sy me teknik. Eshte film afer perfeksionit, i thjeshte dhe i kapshem per te gjithe. Montazhi preciz, fotografia e bukur dhe historia origjinale. Referimet fetare behen te dukshme vetem ne skenen e fundit. Nje fjali qe vlen te citohet nga filmi:

"Free will is a gift you never know how to use, until you fight for it."

Eshte film qe do plluskoje gjithmone ne kujtese.


P.s. Horrible Bosses eshte film i bukur dhe per te qeshur. E ka sekretin te aktoret e medhenj qe ka paguar me shumice. Ndryshe nuk do shkonte ta shihte njeri (dhe ndoshta nuk do ishte aq komik sa eshte).


Postuar nga kurt datë 27 Korrik 2011 - 13:21:

do ja hedh nje sy adjustment bureau.

ke te drejt fajtor, the cast ne horrible boses kane bere superb job


Postuar nga lule datë 27 Korrik 2011 - 13:38:

*Te vdesesh i lumtur*

fytyra e atij aktori me ka len pa gjum ter naten..
e ndjeva sikur t'me ndodhte mua ..boh.


Postuar nga Fajtori datë 02 Gusht 2011 - 09:04:

"The thing about my folks": film i thjeshte me Paul Reiser (autori dhe aktori i serialit Mad About You) dhe ate aktorin tjeter qe ben inspektorin Colombo. Film i thjeshte pa pretendime, merr ca trajta interesante teksa i biri kupton familjen dhe babain e tij plak gjate nje udhetimi me te. Eshte film qe le disi mbrese, ka edhe tone drame, por ndalon shikuesin ne gjerat e thjeshta te jetes qe harrojme ti vleresojme.



"Crank 2: High voltage": film action nga fillimi deri ne fund pa asnje minut nderprerje. Si mund te imagjinohet filma te tille kane skenar te dobet sa per te justifikuar aksionin. Por realizimi eshte shume i vecante. Krejt filmi ngjan wi film vizatimor japonez, me levizje te menjehershme dhe nje lloj shkeputje fotogramash qe nuk di ta spjegoj. Aksioni dhe montazhi te con neper mend stilin e Oliver Stone dhe makabritetin e Quentin Tarantino (kshu qe qarku i admirimit japonez mbyllet). Aspekti teknik eshte jashtezakonisht terheqes, sepse dallohet qe regjizori nuk eshte konvencional. Keshtu qe vajta ne kerkim te autoreve. Zbulova qe regjizoret jane dy tipa ekstravagante qe kane shpikur xhirimin mbi patina. Filmi eshte xhiruar me dy kamera te thjeshta; Canon XH-A1, 3000 euro dhe Canon HV10, 1000 euro. Regjizoret tregojne se tashme kamerat e nivelit te ulet kane arritur cilesine qe kishin kamerat profesionale qe shiteshin 4 vjet me pare. Ata thone se nuk ka rendesi me cfare filmohet, varet cfare do te tregosh, si kerkon te xhirosh, psh xhirimi me patina kerkon kamera te vogel. Ne fakt filmi ka ndryshime kendesh ne ecje qe ngjajne me ndryshimin e kendit ne Matrix. Por Matrix per te bere nje ndryshim kendi te personazheve ne ajer iu desh te vendoste dhjetra aparate fotografike ne rreth qe shkrepnin njekohesisht (investim i madh kohe, lekesh dhe nervash).
Pra, Crank 2 eshte film pak film adoleshencial, por teknika eshte shume e mire. Ka kushtuar 20 milione dollare dhe ka fituar 34 milione (shumicen jashte Amerikes, me siguri ne Azi, sepse ka aktore aziatike dhe pamje filmike nga Azia).
Nje kuriozitet qe vlen te permendjet. Ne 30 dite xhirime kane mbledhur 300 ore film. Pastaj ne studio i eshte dashur goxha kohe dhe nje skuader montazhieresh te zgjedhin skenat e duhura. Kjo domethene se regjizoret kane filmuar per 10 ore ne dite, 30 dite me rradhe. Rekord i veshtire.


Film tjeter, The Dilemma. Film i zakonshem i stilit amerikan ku duhet te triumfoje dashuria dhe tradhetia kryqezohet pa meshire. Dilema per te cilen behet fjale eshte si duhet te veproje shoku kur merr vesh tradhetine e gruas se shokut te vet. Ka pjese per te qeshur por nuk arrin te beje humor tamam. Vince Vaughin nuk eshte shume i hedhur ne ate rol, qe do e bente filmin me pikant.


Postuar nga lorie datë 03 Gusht 2011 - 00:54:

Pashe per kushedi te saten here

Pride and Prejudice me Keira Knightly. If I didn't know better, I would think I were addicted to the movie.


Nejse, skena me tension te larte qe me pare me pelqente shume ku Mr. Darcy dhe Lizzie takohen ne shi, mu duk shume kot fare kete rradhe. KOT FARE. Aq kot sa mendova, pse e kam pelqyer kete film kaq shume, me pare??

Skenat qesharake te atij filmi po i shijoj me shume ne fakt


Postuar nga kotka datë 03 Gusht 2011 - 00:57:

Re: Pashe per kushedi te saten here

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pride and Prejudice me Keira Knightly. If I didn't know better, I would think I were addicted to the movie.


Nejse, skena me tension te larte qe me pare me pelqente shume ku Mr. Darcy dhe Lizzie takohen ne shi, mu duk shume kot fare kete rradhe. KOT FARE. Aq kot sa mendova, pse e kam pelqyer kete film kaq shume, me pare??

Skenat qesharake te atij filmi po i shijoj me shume ne fakt



sepse rritesh e dashur


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 74 75 76 77 78 79 80 81 82 [83] 84 85 86 87 88 89 90 91 92 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.