Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Po thyej pak heshtjen qe sugjeroi analistja per tu pergjigjur.
1. Nje lufte nuk mund te quhet e tille kur dihet qe ne fillim kush do fitoje. Lufta retorike quhet thjesht pushtim qe nje superfuqi i ben nje shteti qe ska force te mbrohet.
2. Gjermania ishte nje superfuqi ne lufte ne dyte boterore. Ajo filloi te rrezohet prej dy faktesh kryesore. E para sepse vuri kunder gjithe opinionin boteror. Dhe e dyta sepse kujtoi se do drejtonte gjithe boten si ti donte qejfi. Te dyja keto po i ben dhe presidenti Bush, edhe pse nuk konsiderohet diktator.
3. Gjermania ishte ne diktature, kjo eshte e vertete. Por populli gjerman nuk ishte i shtypur, dhe as nuk donte te ikte Hitleri. Gjermanet e mbeshteten Hitlerin deri ne fund. Ne fund te fundit pse nuk duhet ta mbeshtesnin, kur terrorin po e ndjenin cifutet ndersa gjermanet benin plazh te gezuar. Edhe ketu ka ngjashmeri me presidentin Bush. Amerikanet jane me Bushin, perderisa luften shkon e ben ne Irak. Po te bente lufte ne USA Bushi, atehere do e shikonte popullaritetin. Per tani cdo gje shkon mire se bombat po eksperimentohen ne koken e irakenve.
4. Po te spjegoj pse Enduring Freedom eshte nje operacion interesash. Le te bejme nje rrjedhe llogjike. Kemi tre popuj. Kurdet, Kosovaret dhe Palestinezet. Te tre keta popuj kane patur te njejtin problem. Perbejne etni qe jane dhunuar e shtypur nga etnite qe qeverisin. Amerikanet kane ndihmua kosovaret, dhe jane ne krah te kurdeve. Per nje cast mendova mos USA shfrytezon keta popujt e vegjel qe kane halle per te fituar popullaritet kollaj ne bote. NE fakt nuk eshte keshtu, sepse ne skene jane dhe palestinezet. Dhe sic ju kam thene USA vuri veton kur keshilli i sigurimit te ONU-t votoi unanimisht per te derguar kaskat blu ne Izrael. Behet fjale per te njejtim sistem votimi qe presidenti Bush sot e zhvlereson si te tejkaluar. Pra USa nuk mbron etnite e shtypura por interesa te caktuara. Ndryshe nuk ka mundesi qe situata te njejta te sjellin veprime te kunderta.
5. Nacionalizmi i tepert ka kalur gjithmone ne terror, luftra dhe diktature. Nacionalizmi amerikan duket kur ne TV transmetohen vetem interesat e Shtepise se Bardhe. Duket ne llogjiken e terrorizimit te popujve te tjere dhe vrasjeve paraprake. Vetem neper diktatura njerezit burgosen apo vriten para se te kryejne ndonje krim. Iraku nuk ka kryer ndonje krim 10 vitet e fundit. Krimet e meparshme i ka kryer me bashkepunimin amerikan duke vrare dhe prere Iranianet. Nuk eshte normale te vriten njerez ne Irak, sepse mbase ne te ardhmen mund te kete sulme terrorizste ne USA. Sulmet terroriste nuk ndalohen duke krijuar antipati tek qindra milione njerez. Dhe eshte tamam kjo qe po ben presidenti Bush. Pra kjo lufte nuk ka lidhje me terrorizmin, sepse ate do e krijoje me shume.
6. Ne ndertesat irakene te marra nga ushtria amerikane eshte hequr flamuri iraken dhe eshte vene ai amerikan. Kjo ska te beje me luften kunder terrorizmit, dhe eshte shenje e nje pushtimi te nje shteti nga nje tjeter.
7. USA nuk po harxhon 90 miliarde dollare per te luftuar terrorizmin, sepse sic spjegova me lart ai nuk zhduket duke pushtuar cdo shtet qe te ka inat. Ato para mbase po investohen per te krijuar nje zone filo amerikane ne vendet arabe, ne kembet e Rusise, dhe ngjitur me Kinen. Mbase keto aresye kane bere qe Rusia te deklaroje hapur pakenaqsine saj, ndersa Kina te kerkoje perfundimin e menjehershem te sulmeve. Kushedi neser edhe kinezet apo ruset behen terroriste.
Perfundimi.
Kjo lufte do ishte nje padrejtesi si shume te tjera sikur ONU ta aprovonte. Tani qe as ONU nuk e pranoi, eshte bere nje lufte qe dihet si do shkoje, por pa asnje llogjike ne vetvete. Influencat anglo amerikane e kane destabilizuar gjithmone zonen arabe. Pak se amerikaneve u mungon takti dhe pak se kane dashur vete te krijojne shtete kukulla ne zonat e naftes. Influencat franceze kane qene historikisht me elegante dhe te respektueshme. Kete e tregon historia, mjafton te shfletohet nje liber i vogel historie.
Fakti qe shtetet e varfera afrikane nuk u mashtruan me pak para per te votuar per rezoluten amerikane do te thote se kesaj rradhe lufta ska vend fare.
Dhe po e perfundoj me nje pyetje. Tani qe vetoja qenka nje "mekanizem i tejkaluar" a mund te dergoje Organizata e Kombeve te Bashkuara kaskat blu ne Izrael ???????? Ne fund te fundit e pengonte vetem vetoja amerikane...
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.