Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2006 - 05:33:

funksioni i poliAdeninave te shtuara

Cod. B10032006

ketu po ju jap edhe figuren e atyre qe thashe dmth te asaj qe shtohet ne pozicionin 5' dhe 3'.pjesa me te kuqe eshte nje intron qe do te hiqet ne procesin e perpunimit...(figure e modifikuar nga gjenetika e snustad-it)...pra sic e shifni 7 metil guanozina ndryshon nga guanozina normale vetem per ate grup metil(-CH3) qe ndodhet pikerisht ne pozicionin 7 (qe e kam shenuar brenda kuadratit... qe te vazhdojme me ate qe po thonim...pra pervec asaj qe vendoset ne fillim ka edhe nje sekuence adeninash ne fund te ARN qe po formohet...procesi qe ben te mundur kete gje eshte nje proces kompleks.pas ketij shtimi enzimat qe duhet te presin mARN qe eshte formuar lidhen pikerisht ne kete zone qe eshte shtuar dhe drejtojne edhe prerjen e produktit te ARN-s.duhet te themi edhe qe shtimi i adeninave e ben edhe me te qendrueshme ARN,si jep kontributin edhe ne rrugen kur mARN-ja del nga berthama dhe shkon ne zonen ku do te formohet...ne fakt ky proces i fundit mbeti enigem deri para pak kohesh kur u gjet nje pergjigje gjithsesi parciale por qe e lezetshme...me qelloi ta lexoja tek revista "le scienze" ku tregonte per nje fakt qe ndodhte tek fibroblastet,qelizat qe kur ka ndonje infiamacion i duhet te levizin shpejt ne zonen e goditur dhe kete levizje e bejne me nevojen e nje perberje te quajtur aktine e cila formohet dhe shkaterrohet me nje shpejtesi te madhe...por ajo qe interesonte me shume kerkuesit ishte fakti qe mARN-ja qe do te formonte aktinen ishte shume e perqendruar ne zonen qe do te drejtonte rrugen e fibroblastit...pyetja qe lindte ketu ishte: nese marrim qelizen si nje dhome,kush mekanizem e con mARN e aktines ne njerin cep por jo ne cepin tjeter?...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 75 76 77 78 79 80 81 82 83 [84] 85 86 87 88 89 90 91 92 93 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.