Forumi Horizont Gjithsej 183 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- lajmet e dites (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10026)


Postuar nga kontinenti datë 18 Dhjetor 2006 - 01:25:

Interviste me Dreqen Shkodrane

Intervistë me Dreqen

Gazetari - Dreqe mirëdita.
Dreqja - Dreqja satam.
Gazetari - Un nuk kisha asnjë qëllim fyes.
Dreqja - Satam...a pa nin mar?
Gazetari - Mir...mir, por, Dreqe a jeni e lumtur?
Dreqja - Pa si mar jo. Që kur jam mretneshe e Nevjorkut s'ka si me kene nryshe.
Gazetari - Pse qenkeni bërë mbretëreshë e New Yorkut?
Dreqja - Pa pse mar ni tash pa e din ti a? Mar kakarec. Kte e din tan bota mar.
Gazetari - Pra kjo do të thotë se e keni arritur lumturinë e plotë.
Dreqja - Ja, ja...por do ta arrij sa të gjej princin tem Boj Qill.
Gazetari - E keni fjalën për Princin e Kaltër.
Dreqja - Po i kaltër dhe boj qill, a nuk jan nji soj a?
Gazetari - Po sikur princi të jetë Boj Kaf, a do ta pranoni?
Dreqja - Ja.
Gazetari - Blu?
Dreqja - Ja ja.
Gazetari - I verdhë?
Dreqja - Ja ja.
Gazetari - Ngjyrë vishnje?
Dreqja - Ja mar ja...e du veç boj qill.
Gazetari - As të kuq jo?
Dreqja - Të kuq? ...Ngjyrën e komunistavet? Ça pa fol mar. Ma mirë mar nji peshk boj qill se sa nji princ të kuq.
Gazetari - Dreqe përse kohët e fundit keni refuzuar të pozoni për revistën ''People'' ?
Dreqja - Pse mar, ça po jem un, kukull vetrinet a, që ta shofin të tjert n'letër a? Nuk merrem me letra un sepse shkoj nëpër darka të ''Shpis bardhë'' ktu n'Amerikë.
Gazetari - Por, thonë se keni refuzuar të punoni në ''Shtëpinë e Bardhë'' përse keni refuzuar?
Dreqja - Kte gja e kam menue dhe ma par, por, sikur të ishte ''Shpia Boj Qille'' për zotën nuk kisha me refuzue, sepse jam tuj kërku princin tem, Boj Qillin tem që ja hangsha zemren un atij...ku asht ma, se më plasi.
Gazetari - Po për Bill Klintonin çfar mendoni?
Dreqja - E kam mik të vjetër dhe gjithmonë më ban me qesh. Kur jemi në ndonji sallë ai më drejtohet me emër që t'mos ja kthej dhe un me humor t'prefët. Sa herë jemi nëpër salla takimesh me thotë; can we do nji photo? Pa mar, i tham dhe mas një çiket...prafff, ja ban paparaci.
Gazetari - Thonë se ai, vajzat e bukura...sikur...i pëlqejnë...sikur....si ta them?
Dreqja - Po pse Bushit nuk i pëlqejn a? Unë Billin e kam thjeshtë shok dhe Hilarinë e kam mikeshë megjithse ajo ban me hile.
Gazetari - Si i bën hilet Hillary?
Dreqja - Ajo me shiqon mue se si vishem dhe munohet me ma kalue, por e ka kot na si kot. I kan ra dhamt mar, por i ka vu dham guri.
Gazetari - Dreqe, çfar mendoni për Fajtorin?
Dreqja - Fajtori nuk asht djalë i keq, por ai ka faje shum.
Gazetari - Cilat janë fajet e tij?
Dreqja - Duke fillu që nga emri i tij mar. Masaneja nga nji herë hyn në forum për të thanë fjalën vendimtare, pra e drejta asht njishtu si thotë ai dhe, kur ban kto gjana më duket krejt si Koffi Anan, se ti e din që unë vetëm me ata të O.K.B kam lidhje.
Gazetari - A ju ka propozuar Fajtori?
Dreqja - Nja 100 herë nuk thu. Kush asht ai që nuk më propozon mu mar?
Gazetari - Po mirë, ju e keni pranuar propozimin e tij?
Dreqja - Ja mar jo...ai nuk asht boj qill.
Gazetari - Por, ai ka vlera se është mbret në forum.
Dreqja - Ai asht mbret në forum, por unë jam mretneshë në Nevjork se. Kush asht ma i madh...forumi apo Nevjorku?
Gazetari - Po për Lela_dr, çfar mendimi keni?
Dreqja - Edhe kjo më ka propozu.
Gazetari - Ashtuuu? Kjo qenka interesante. Si ju propozoi?
Dreqja - Pa pa, më tha nji herë; sa vajzë e bukur kenke shkojmë në disko bashkë.
Gazetari - Aha...ky paska qenë propozimi?
Dreqja - Pa si kujtove ti mar. Pa a e din apa jo që ajo asht femën? Se ju gazetart me ngatrru gjanat jeni.
Gazetari - Me një fjalë Lela është një person i dobishëm.
Dreqja - Pa mar pa, por nga një herë e prish punën se thotë; Mama mia...që italisht dan me thanë; o forumi jem.
Gazetari - Lelën e kane akuzuar sikur është Nëna e forumit. Ju çfar mendoni në lidhje me këtë akuzë?
Dreqja - Lela nana e forumit?! Ça je tuj fol mar? Nana e forumit asht tjeter kush mar. Ash njana që ka shum nerva sepse i asht fry gusha si gushkuqi mar, sepse vuan nga teroidet, praneja bërtet e thotë; me leni rehatëëëë. Nuk ia përmen emrin se ajo i drejtohet gjykats.
Gazetari - Po për Admiralin çfar mendoni?
Dreqja - Ky po...ky asht baba i forumit, ose babgjyshi.
Gazetari - Me një fjalë Admiralin nuk e quani njeri të mirë?
Dreqja - Ja mar ja... e din ti se Admiralin e du shum. Kur jam kenë e vogël, kam pas nji drejtor shkollet por ishte dhe msus, Adil e kishte emnin. Admirali me hjek mallin e msus Adilit.
Gazetari - Si ta heq këtë mall Admirali?
Dreqja - Po kur nga një herë Admirali flet, në fillim ja ban nji Hmmm, masaneja ne fund fare ja ban; Qartë! Si msus Adili mar, se dhe ai ja bante; nxanës...qartë!
Gazetari - Në një intervistë tuajën, keni thënë se, karabushi është femra e misrit. A i qendroni dhe sot këtyre fjalëve?
Dreqja - Un..I mean, desha me thanë, se e kam pas fjalën për qepën mar, se misri asht mashkull për vete se ka mustakë. Misri nuk asht pederast mar. Qepa nuk ka mustakë asht femën me demek dhe kam dasht me thanë se, karabushi asht burri qeps.
Gazetari - Me një fjalë, ju mendoni se karabushi është ai...boj qielli i qepës, sepse këto sqarime i pashë tek ''Fjalët e vjetra'' tema që ka hapur Kontinenti.
Dreqja - S'ka si me kene nryshe mar, karabushi asht princi i qeps dhe Kontja e kapi kte stilograf.
Gazetari - Mos deshët të thonit; lapsus.
Dreqja - Haj ma ni tash, thuje dhe stilolaps po deshe.
Gazetari - Me që ra fjala; ajo Lela_dr, ëshë shprehur për Konten se ai është kopil. Çfar mendimi keni ju për këtë gjë?
Dreqja - Mas m'i thotë njeri Kontes kopil se ka të bajë me mu.
Gazetari - Aaaa.... pra, ka të bëjë me ju, kjo do të thotë se qenka ai...Bojë Qielli që kërkon? Do të thotë se e paske gjetur.
Dreqja - Ja mar ja, por ktu e kam fjalën se ai që shan Konten ja xaj krytë pis me derë.
Gazetari - Po mir...Kontja çfar ngjyre ka?
Dreqja - Nuk asht boj qill jo, kishte pas kenë mirë me kenë boj qill, por ai asht ngjyrë gur kali.
Gazetari - Aha...paska atë ngjyrën e atij ilaçit që përdorët kundra sëmundjeve të rrushit.
Dreqja - Po, ai që i myt krymat krejt...mos na hanë rrushin.
Gazetari - Domethënë se e runi rrushin?
Dreqja - Ku ka femën mar që nuk e runë rrushin mar, apo s'asht dhe i amël.
Gazetari - Po për Durrsakun, çfar mendimi keni?
Dreqja - Aiii....maskarai. Nji herë i kam ra me pantofël kaptins. Ai të nxjerr bojën mar. Kam frikë se më takon ate Boj qillin tem dhe ma ban bojë hurmet. Ai do vra me penë në dor mar. Nuk e din ti se sa i poshtër asht ai.
''Gazetari (mendon me vete - sa mirë që Dreqja nuk e di që jam spiuni i Durrsakut se do haja un pantoflën kokës tani)''
Gazetari - Po për forumin Horizont çfar mendoni në përgjithësi?
Dreqja - Për zotën, jeta vertuale ka t'mirat e saj. Un kam msu shum ktu në forum, por nuk të leni rahat ju mar...ju paparact e dreqit. E du shum forumin shum.
Gazetari - Dreqe, unë ju uroj gjithë të mirat dhe fat në të ardhemn tuaj. Ju pafsha në ''Shtëpinë e Bardhë''
Dreqja - Faleminers, por po qe se do jem atje me Boj Qillin tem, do të telefonoj që të të baj dhe ty gazetar të ''Shpis Bardh''
Gazetari - Do t'ju jem shumë mirnjohës.
Dreqja - Asgja...unë atë që tham e baj.
Gazetari - Ditën e mirë dhe një herë faleminderit që pranuat të jepni intervistë.


  Gjithsej 183 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.