Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
E megjithatë më dukej aq i vetmuar ai yll, disi i veçuar nga të tjerët, pa një emër të veçantë, pa asgjë, përveç bukurisë së vet fërgëlluese.
Yjet nuk më njihnin e as që më përfillnin. Unë, ne, s'bënim pjesë në botën e tyre. Ne ishim po aq të largët për ta sa ata ishin për ne.
Ne dhe ata u përkisnim dy kostelacioneve të ndryshme, edhe pse i rrimë shoshoqit kundruall.
Yjet nuk kanë trupat, historitë e dhimbjet tona. Ne kujtuam se liria do të na zbukuronte e do të na jepte joshjen e fuqinë e tyre, por u gabuam. Ne jemi veç qënie të gënjyera, të zhgënjyera e të thyera. Ndaj ata nuk na njohin e nuk na zgjasin dorën.
Tani që jam këtu poshtë në terr, duke vështruar yllin që ëndërrova e që dëshirova ta vishja bukur si do të kisha veshur veten në ditë të mira, tani e kuptoj pse ai nuk joshet nga tunika që dëshiroja t'i dhuroja. Nuk i bën përshtypje, ngaqë veshje të tilla e lënë mospërfillës e krejt pa emocione. Yjet vishen krejt ndryshe nga ne, kurse kjo tunikë më ngjet mua. E kam qepur unë e, dashur pa dashur, i kam dhënë asaj diçka prej vetes, ndoshta vështrimin e lëngimin tim prej humbëseje. Yjet nuk vishen kështu. Ne më kot ëndërruam të bënim miqësi me ta.
Jo, Aurorë, yjet nuk vishen kështu.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.