Forumi Horizont | Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
The Ghost Writer
Shume interesant si film dhe te mban pezull deri ne fund me historine qe ka! Kur interesat ne loje jane te medha, sakrificat jane te pranueshme!
the chita girls - se dio e shkrova mir apo jo -
pershptypje kercimi qe bejm skam te ngopur ti shof e si kendojn nice
The ghost writer (2010)
Film i bukur dhe i realizuar mire. Vetem se filmat qe fshehin sekrete per ne fund ngjajne si kuti te hapura qe nuk shifen per here te dyte. Ka aktore te mire, nje pjese e te cileve dalin kalimthi. Kjo e ben filmin goxha te mire (mendo James Belushi luan vetem 3 minuta, Eli Wallach vetem nje skene; Eli Wallach eshte il brutto tek "Il buono, il brutto e il cattivo"). Sidoqofte, filmi eshte i bukur, por jo "outstanding".
Nobody's baby (2001)
Film disi i vjeter si nga stili dhe nga ngjyrat (akoma me format 4:3), por goxha realist dhe i bukur. Dy aktoret kryesore jane shume te zote (njeri eshte Gary Oldman). Nga nje ane filmat qe flasin per dashurin ndaj femijeve prekin gjithmone, por nga ana tjeter nuk jane kollaj te behen. Ky per me teper e arrin goxha bukur. Te sjell pak sensacionin e filmave si Maybe Baby dhe Gjithe faji eshte i Parajses. Por e ben duke te futur ne ambjentin e qosheve te humbura te Amerikes.
À la folie... pas du tout (2002)
Film francez qe fillon disi avash dhe i merzitshem, por behet interesant nga mesi. Tregon dashurine e nje vajze per nje doktor te martuar. Por gjerat nuk jane aspak si duken. Ajo qe arrin te nxjerre mire filmi eshte bota e mitomanise dhe njerezve genjeshtare. Ashtu si e kam thene here tjeter keta njerez nuk jane thjesht genjeshtare por krijojne boten e tyre (kane simptoma skicofrenie dhe psikoze). Sistemi shqiptar ku mbizoteron thashethemi i lufton kollaj keto forma. Por nese shoqeria respekton privatesine dhe nuk fut hundet ne punet e tjetrit, atehere mitomanet dhe psikotiket kane jete te gjate. Per me shume shikoni filmin. Por mos prisni ndonje prodhim dinamik. Eshte film tipik europian, qe ia vlen te shihet per kuriozitet.
Me pelqeu edhe pse pak i ngadalte,i pershtatet kohes kur eshte xhiruar - 1975 - tregon historine e vertete e se bijes se Victor Hugo(e performuar nga Isabelle Adjani),e cila le shtepine per te ndjekur ishull me ishull nje oficer qe dashuronte marrezisht,duke prekur edhe telat e cmendurise per faj te nje dashurie te pa shprese.Regjia e François Truffaut.
"adjustment bureau", nuk me pelqeu.. ishte ok. concepte qe i dijm dhe qe diskutohen me shume perdite nga adioleshentet
"limitless" ky ishte edhe me kot, kushdo qe ka bere kokaine ectecy apo ndonje pain killer morfine ndonjehere ne jete i din kto gjera. kot fare
"the debt" ishte film i mire, pavarsisht se cifutet jane te perssosur ne propoganden e tyre ne shaklle globale, perseri filmi ishte i mire, nga filmat me te mire kto kohet e fundit.
Kjo e fundit e kam pa recently. Me pelqeu.
Fast and Furious: Fast Five (2011)
Film i bere mire me plot aksion dhe skena spektakolare. Ne fakt mu duk pak teper perfekt dhe i kujdesshem ne cdo detaj dhe cdo prerje. Prandaj i hodhan je sy sa kishte buxhetin. Zblova se ka kushtuar ...mbani frymen... 125 milione dollare.
Eshte shifer astronomike. Por paska fituar pastaj 600 milione nga dalja ne Prill e deri tani. Hajde biznes hajde. Sidoqofte, film interesant qe jep nje leksion regjie aksioni Evropes (se Azia ia ka marre doren, madje regjizori Fast Five eshte aziatik).
Nuk eshte i fundit
por me ka lene pershtypje me shume se te tjeret.
Hotel 1804- a psychological thriller. U nis si per film i frikshem por s'ishte dhe aq i frikshem sa mendoja. Ishte predictable por te bente dhe te mendonte. Gjate gjithe filmit mendova si do kisha vepruar une ne ato situata te frikshme. Me pelqeu the main character's resilience and problem -solving skills.
Nentori i dyte ...jua keshilloj ne prag festash .
Natale in Sud Africa
Ka raste qe filmat marrin kritika se kane skenar idiot, por realizimi mund te jete i mire nga ana teknike. Ndersa ky film eshte nje film me skenar idiot dhe me realizim skandaloz. Efekte speciale te bera keq (dhe filmi eshte plot me efekte speciale dhe kafshe fallco), akterim merre me long, montazh si qethje te urgjenca. Shkurt hesapi, film me idiot nuk mund te prodhonte leku italian.
Spikat vetem Giorgio Panariello, i cili eshte i disati film qe akteron me mire se te tjeret. Harrojme Christian De Sicen qe po behet 60 vjec dhe akoma s'ka mesuar te beje personazh tjeter pervec vetvetes (dhe qe ka hyre ne kinema prej te atit se aktor te tille nuk e fusnin as ne Grande Fratello). Belen akteron me bythe, e kam fjalen fizikisht. Nuk ka haberin e akterimit dhe hyn ne rradhet e shume femrave qe hyjne ne keto filma per te treguar bythet (prodhim i kultures Berlusconiane).
Kaq dhe shume fola per kete film. Keto lloj artistesh jane turpi i Italise. Tregues se ka dicka qe nuk shkon perderisa harxhojne leket me prodhime te tilla.
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 76 77 78 79 80 81 82 83 84 [85] 86 87 88 89 90 91 92 93 94 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.