Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Komplot vdekja e Presidentit polak?
Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij.
Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit.
Prokuroria ushtarakë ka shqyrtuar dokumentet e fluturimit si dhe ka marrë dëshmitë e 60 personave, por pranon se akoma nuk disponon të vërtetën për kohën e saktë të ndodhjes së aksidentit ajror.
Zëri i armëve bie si bombë mbi rendin e ditës në Poloni. Andriej Mendierej, rusi që filmoi dhe i ngarkoi në internet pamjet e sipërpërmendura, u sulmua me thike pak kohë më pas. Po ashtu, edhe në spitalin ku u shtrua atij iu fikën pajisjet ndihmëse që e mbanin në jetë.
Në anën tjetër, në avion gjendeshin 5 kuti. Kutitë e zeza njoftohet se iu dorëzuan autoriteteve polake ndërkohë që vetëm tre kuti u analizuan nga ekspertët.Sekreti mbi dy kutitë e tjera nuk dihet.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.