Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datë 02 Qershor 2012 - 15:18:

Te dy ne Foto, kane vrare Protestues

Një gjykatë në Kajro ka dënuar ish- presidentin egjiptian, Hosni Mubarak me burgim të përjetshëm për bashkëpunim në vrasjen e demonstruesve në trazirat e vitit që shkoi, raporton BBC.

Ish- kreu i shtetit në Egjipt është dënuar pas një gjyqi që zgjati dhjetë muaj. Gjykata e ka shpëtuar atë nga dënimi me vdekje, por ai do duhet të qëndrojë pas hekurave deri në fund të jetës së tij. Kështu merr fund një gjyq i pazakontë për botën arabe. Për herë të parë një ish- drejtues shteti del personalisht përpara një gjyqi të rregullt.

84 vjeçari i sëmurë u dërgua me helikopter në sallën e gjyqit. Ai mbante syze dielli në momentin e dhënies së dënimit.

Procesi u transmetua live në televizionin shtetëror. Gjykatësi e quajti 30 vitet e drejtimit të Mubarak si një erë e zezë për vendin. Mubarak u akuzua për korrupsion, abuzim me detyrën dhe për vrasjen e rreth 850 demonstruesve në fillim të vitit të shkuar. Prokuroria kishte kërkuar dënim me vdekje.


  Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.