Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Vizioner datë 27 Dhjetor 2011 - 12:41:

96 Hours

Kete pashe parmbreme ne nje nga Kanalet e TV-se gjermane.
(E perseriten dhe mbreme, pale)

Mbase dikush nga ju e ka pare, por une per here te pare e pashe.

-Me la nje shije te hidhur.

Flitej ne film se si Shqiptaret (nje Grup qe merrej me droge dhe prostitucion) ne France, rrembyen vajzen e nje agjenti amerikan e cila shkoji per turne ne Europe-France=Paris me nje shoqen e saje.
Keto femra qe rrembente ky grup shqiptaresh, i perdorte per prostitucion dhe disa i shiste duke i nxjerre ne ankand(!!!).

I jati i kesaj vajzes, 17 vjecare, shkoji ne Paris dhe i vetem shpartalloji banden e cila, ishte e lidhur dhe me persona te rangjeve te larta ne shtet (Police etj.) dhe e cliroji vajzen.





p.s. Po perse mor njerez, te behemi objekte Filmash per te tilla gjera!!!???


Postuar nga cecilia datë 27 Dhjetor 2011 - 15:09:

Vizo mirmengjesi njehere

Ky pra eshte filmi TAKEN. Po me çudit fakti pse paska titull tjeter.

Mua me pelqen shume ky film. Sidomos kur shfarrosin banden alla shqiptarshe


Postuar nga lule datë 04 Janar 2012 - 02:44:

Mbrem pashe filmin *Shqiptari* ne dititalb ..( kanali T) .
shum brutal , shum i ashper .

Nje fund teper i trishtuar !


Postuar nga SmoKer datë 05 Janar 2012 - 23:53:

The Prodigy - Worlds on Fire ( take me to hospital )


Ne 2010 ne Milton Keynes .... Amazing !


Postuar nga dylan datë 07 Janar 2012 - 08:45:

si gjithmone titullat si di pothuaj kurr po permblellja ishte kjo

nen e vajz sbinin dakort kurr ,zihweshin gjithe kohes mes tyre
vajza e qortonte te emen se nuk merrej kurr me ta po shpenzonte gjithe kohen e vet pas te dashurit
ndersa e ema per probleme tjera te adoleshenteve
fundja nje dit kto ishin ne nje restorant kinez e aty filluan te ziheshin
nje grua kineze i shef dhe u hell nje sort
qe nderron nenen me ftyren e te bijes dhe te bijen me ftyren e nenes
kto tani qe skishin cfare te benin ndryshe u detyruan te nderronin rolet] vajza te nenes e nena te bijes ,ne ket rast nderruan dhe te dashurit domosdo
taqni i dashuri i te bijes i takon te bie ne dashuri me nen e vajzez ,sepse ajo kishte sjelljet e vajzez gjithmone po vetem fytyren e nenes
si perfundim doja te them qe cfare ben zemra dashuia ndjenja qe ka njeriu per dike ,dhe pse para ky adoleshent kishte nje grua ne te 45 u dashurua me te dhe harroi vajzen

se di e kuptuat si jo jua shpjegioj dhe nje her


Postuar nga Vizioner datë 09 Janar 2012 - 13:22:

Viti 2012 sapo filloji. 21 Dhjetori 2012 me cdo dite qe iken, afrohet me shume...

Dje, pashe:




The Core




dhe...

"2012" Disaster Day






No Coment per Filmat. Te dy jane Filma me domethenie te fuqishme.


Postuar nga lubi datë 10 Janar 2012 - 11:57:

Filmi titullohet E Premte E Frikshme.....i kendshem perderisa po e jep Junior ketu.............


Postuar nga Fajtori datë 27 Janar 2012 - 09:39:

A dangerous method (2011)




Filmi tregon zhvillimet ne psikanalize ne vitet e hershme, kur Carl Jung ndiqte hapat e Sigmund Freud per te sheruar nje vajze. Ai rast u be sebep qe psikanaliza te kishte zhvillime dhe me pas dy doktoret te kene divergjenca te rendesishme (histori e vertete).


E pashe sepse traileri eshte shume i bukur dhe dinamik, por filmi kishte difekte qe e benin te dobet. Ndersa aktoret luajne mire, kamera nuk leviz kurre, momentet e dinamizmit xhirohen me kamera statike dhe montazhi nuk ka ate profesionalizem qe te mbuloje difektet e regjizorit. Muzika mungonte shpesh, me skena te gjata me audio origjinale.

Filmi te fut deridiku ne boten e psikanalizes dhe te ben te ndjehesh i lire, sepse doktoret mundohen te njohin veten (ashtu si duhet te beje secili prej nesh). Por nga ana tjeter nuk behet dot film i plote dhe i shikueshem edhe nga ata qe nuk njohin psikanalizen. Eshte vertet per te ardhur keq sepse detajet e tjera jane goxha te arritura, psh fotografia, akterimi, kostumet. Sikur regjizori ti jepte marshin e peste ketij filmi me kende te levizshme kamere, levizje montazhi, etj, do shenonte nje pune qe do terhiqte shume producente ne filmat historike. Eshte veshtire te tregosh nje skene ankthi, nervozizmi apo batutash te zgjuara me nje kamera qe tregon fytyren e personit 30 sekonda me rradhe. Syte e shikuesit kane nevoje te shikojne plot gjera qe te besojne skenen, kurse stili i ketij regjizori eshte teper teatral per te bere filma.

Me e keqja e filmit eshte perfundimi. Filmi praktikisht s'ka fund. Ne nje fare pike nxihet ekrani dhe mbaron filmi. Kjo eshte padyshim nje zgjedhje teper idiote qe cilido producent do e refuzonte, sepse gjithmone mund te krijohet nje perfundim, qofte dhe me truqe kinematografie. Pra shikuesi pretendon nje mbyllje llogjike me nje histori te caktuar. Ky film shkruan tre rreshta ne fund si perfunduan personazhet dhe mirupafshim.

P.s. Bravo atij qe ka bere trailerin, sepse aty qendron talenti i vertete qe detyron njerezit te shikojne filma gjoja dinamike qe ne fakt s'kane dinamizem.


Postuar nga Morfine datë 30 Janar 2012 - 22:21:

Personalisht Fajtor, ky filmi me pelqyeu shume, (aktualisht eshte ne kinema ketu tek ne). Ndryshe nga ty nuk jam ndaluar fare tek difektet e filmit, sepse historia e tij me beri kurjoze deri ne fund...

Filmi trajton nje histori te vertet dashurie, dhe nje metode shume interesante psikanalise, ku edhe ne ditet tona nuk praktokohet si duhet.

Persa i perket divergjences, me pelqen ideja e Frojdin, ndoshta se un nuk jam shume besimtare, edhe pse nuk e mohoj qe ka gjera qe si shpjegojme dot...


Postuar nga AngelDevil datë 31 Janar 2012 - 02:48:

Pashe dje rastesisht ket Awake

http://www.youtube.com/watch?v=ABiY1SQGeqQ


Film thriller i realizuar cop cop do thoja por ajo qe me beri pershtypje eshte kjo puna e narkozes pra dhe pse nervat e tij ishin paralizum ndjeu gjithe operacionin sa gje e shpif duhet te jete.


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 77 78 79 80 81 82 83 84 85 [86] 87 88 89 90 91 92 93 94 95 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.