Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
U mundova te te mbyll ne sirtarin e kujtimeve
e zhurmen shurdhuese ne heshtje e ktheva,
Per nje kohe mendova se pa ty mund te jetoj, te dhashe krahe te fluturoje e lire...
Lumturise i thirra ne mungesen tende,
e di ti, qe me perkushtoj nje pjese te sajen,
nje gjysem buzeqeshje, pakez gezim???
E un, si besimtare fanatike i besova kesaj lumturie gjymtyre thyer...
Eh dashuri te rafte PIKA!
Me kot po mundohem te lexoj thenje te poeteve te medhenj...
ndoshta po kerkoj pak ngushellim, apo pak kurajo???
Quditerisht nuk po e gjej, e pse te quditem valle? sikur nuk e di!
Asgje nuk e qeteson dot kete mendje te semure, te infektuar nga helm i dashurise...
Po kush e quajti dashurine, DASHURI? Kush ta vuri kete emer?
Ty o thike dy tehesh, ti qe me shume dhemb se sa lumturon!?
Ti qe mizore je me zemrat, kur ti rremben - shpetim nuk ka!
Kur ne mengjes i hapa syte, mendova se me priste nje dite e qete...
e pse jo, te kisha mbyllur ne sirtarin e kujtimeve, te kisha lene ne te kaluaren... Isha e sigurt nga aty me s'do dilje... Sa shume u zhgenjeva!
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.