Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Topalli-socialistëve: Ju ofruam transperencë, por ju doni krizë |
![]() |
![]() |
![]() Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos e kthejnë seancën në një seancë gjyqësore dhe ti përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Sipas Topallit, mazhoranca i dalë hakut socialistëve duke jua ofruar transparencën, porse këta të fundit e kanë refuzuar pasi si qëllim kanë vetëm të përcjellin në Kuvend krizën që po mundon personalsiht Edi Ramën. “Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë”. Duke iu drejtuar disa prej deputetëve që diskutuan sot në seancë, Topalli u ndal tek Ilir Gjoni, Luiza Xhuvani, e Ethem Ruka. “Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. Është e paturpshme ajo që the, sepse nuk duhet fyer militanti që të voton”. “Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, ti nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndejti dje 7 orë duke ju dëgjuar,por ju as nuk doni transparence, nuk doni asgjë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”. Duke vazhduar fjalën Topalli tha se socialistët po bëjnë cmos që të pengohet integrimi.“Në momentin më të rëndësishëm të shqiptarë qe kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, ju bëni të kundërtën. Zoti Gjoni ka ikur koha e përmbysjeve, ishin 20 vite më parë, harroje e mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu që ky parlament të funksionojë. Bëjini transperncë të plotë ligjore atij relacioni që keni para”, tha Topalli. Ndërsa drejtuar zotit Ruka, Topalli theksoi se duhet matur mirë kur thuhet manipulim tëzgjedhjeve. “Zoti Ruka thatë se parlamenti është I manipuluar. Ju sfumoni kështu Këshillin e Europës. Nuk janë deklarata këto se ju nuk pranoni se keni humbur”. Reagon Gjoni: Nuk jam Berisha unë që vret njerëz Por ndërhyrja e kryetares së parlamentit në diskutimet e deputetëve në parlament ka shkaktuar zhurmë në radhët e deputetëve socialistë. Ilir Gjoni reagon ndaj diskutimit të Topallit dhe kërkon të replikojë, por zonja Topalli i ndërpret fjalën. Mes zhurmës së krijuar Gjoni shprehet “Më vjen mirë që diskutimi im të paska bërë përshtypje. Por,ti nuk mund të hedhësh dot balë mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha që vret e pret”, tha Gjoni që më aps foli me mikrofon të fikur. Më e qetë është treguar Xhuvani që i ka sugjeruar Topallit të vizitojë elektoratin që I ka dhënë votën si deputetet socialiste. “Ju faleminderit për mikpritjen. Më akuzuat për elektoratin tim, por shkoni e takoni dhe pastaj flisni”. |
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 851 852 853 854 855 856 857 858 859 [860] 861 862 863 864 865 866 867 868 869 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.