Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga Piktor datë 13 Shkurt 2013 - 03:14:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Piktor, ajo quhet "formula e pare e pagezimit", -keshtu permendej ne tekstet tona shkollore, nga 8-vjecarja e deri ne te mesmen; patjeter edhe ne te larten. Eshte vertet nja 100 vjet para Mesharit te Gjon Buzukut, (te cilin une per fat e kam, jo lexuar por vetem pak shfletuar). Dhe sqaroje Shelgun, se keto jane te parat shkrime te dokumentuara te gjuhes shqipe ne alfabetin lATIN, pasi ne alfabetin grek mendohet te gjinden edhe me te hershme, -nese na lejohet te flasim keshtu metafizikisht, pasi ne te vertete gjuha "shqipe" para 2000 vjetesh ka qene krejt ndryshe nga kjo e sotmja.
Sot ka nje artikull ne gazeta SOT nga Agron Luka, mbi keta pseodo-historianet e sotem, qe i bene te gjithe shqiptare.
Kjo puna e djegies se bibliotekes se Aleksandrise nga te krishteret e pare ne Egjypt (koha e Theodosit, me duket 300 e ca pas Kr.), ngjarje per te cilen nuk kishte faqe libri ne tekstet tona shkollore ateiste qe te mos fliste, do jete trajtuar patjeter nga pseudo-historianet e rinj (nacionaliste) shqiptare, te cilet pas cdo gjurme kulture te zhdukur shohin gjuhen shqipe.

Patjeter qe ka ndryshime ne gjuhe gjate 2000 vjeteve. Kjo vihet re edhe tani. Gjuha qe flasin sot shqiptaret ndryshon nga ajo e eterve te tyre, jo me gjysherve apo Skenderbeut.
Ndryshimet e stilit te jetes ndikojne edhe ne gjuhe. Tashme ai fshatari i izoluar ka bredhur gjysmen e botes, ka tv e internet , ka bere edhe nja dy grame shkolle. Ka ndryshuar jo vetem ajo e folur por edhe ajo e shkruar. Vetem ne 50 vitet e fundit, qysh se u be toskerishtja gjuhe zyrtare, ka ndryshuar shume gjuha e shkruar.

E lexova ate Luken, vetem se mu duk shume mendjemadh, thua se do vinte pikat permbi i, kur ne fakt nje vrime ne uje kishte bere. Edhe ai kishte plot gabime sipas meje, do i trajtojme nje here tjeter.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.