Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)


Postuar nga Enya datë 12 Korrik 2007 - 05:01:

Arrow ...Ne mungese te Bletes sime...

Nje nate te ftohte dhjetori po parkoja makinen ne parkingun e mall,
kur perballe meje Bleta.Ecja e saj si kaproll po me cmendte.Mu mjegulluan syte per pak caste , mu ndal dhe fryma...doja ta ndaloja dhe pa e pyetur fare
deshiroja ta perqafoja e ta shtrengoja thelle ne kraharorin tim.
E ndjeja pa e prekur kurre.E ndjeja pa e shijuar kurre.E ndjeja...
"Mirembrema ", me pershendet dhe buzeqeshja e saj sikur ishte diell per trupin tim
dhe harrova ne kisha per te hedhur pallton kraheve apo jo.Me ngrohu
vetem nje fjale e saj.
"Mirembrema engjell, si te kam?"
"Mire te faleminderit.Ja isha te beja ca dhurata per te njohurit e mi.
Dhe dy dite erdhen Krishtlindjet.Me pelqen te lumturoj njerezit duke i kujtuar
me aq mundesi sa kam, me nje dhurate te vogel." fliste dhe buzeqeshte njekohesisht e imja Bleta.
"Te adhuroj per miresine qe tregon.Je shume e dashur.Po per mua do kete
vend ne zemergjeresine tende te Krishtlindjeve?"-i fola duke buzeqeshur
dhe ju afrova ta perqafoja.
Ajo u skuq ne fytyre, sic duket s`e priste reagimin tim kaq miqesor.
"Do ik tani, pazar te mbare", me thote Bleta ime.
"Nga do ikesh sonte?Mund te takohemi andej nga bari?"
"Mbase, nuk jam e sigurte.Mire u takofshim ."
----
Ne ora nente te mbremjes ndodhesha ne "piano bar".Qetesi absurde.
Asnje i njohur perreth.Ku te jene valle?
Porosita nje cranberry juice me vodka perzier, dhe i ngula syte nga banaku.
Nuk kaloi as nje ore kur ne bar hyri Mister DxP.
Ja bera me shenje te ulej prane meje.Ai hoqi pallton e tij te zeze, e vuri ne varesen e korridorit te barit dhe me hapa te nxituar erdhi drejt meje.
"Mirembrema Enya.Si dukesh, mire?"
"Mirembrema Mister.Mire flm, ti mire?"
"Mu be qejfi qe te pashe serish.Nga ke qene?"
"-I zene me pune por dhe i zene & me qejfe."
Misteri ishte vertet nje mashkull terheqes.Syte e tij te medhenj e te zinj
vetullat e trasha e te ndara bukur, mallezat e faqeve me percike,
e qeshura e tij e lehte dhe e padjallezuar, te benin per vete.
"C`e mire te solli ne kete bar sonte?"- i them pa ja ndare syte.
"Me kish marre malli per ty Enya."
"Nga e dije qe do isha ketu?" e pyes.
"Nga era e parfumit tend qe leshon ngado qe shkon bukuroshe!"
Hm...je shume i sjellshem Mister.Shume i dashur dhe i kohes.
"Enya, a mundem te te porosis dicka per te pire?"
"Si te duash.Ja pija ime e preferuar.Megjithese, ne pranine tende
edhe mund te dehem, "-i fola duke i qeshur embelsisht.

(Une mund te isha dhe bisexuale.Po me terhiqte ky mashkull joshes.
Ketej jam e dashuruar me Bleten time, ketej kam deshire te rri me Misterin;
po sikur te ftoja nje nate ne shtepine time Bleten dhe Misterin?
Misteri e di qe do vije, por per Bleten time nuk jam e sigurte.)


"Mister, jeni i dashuruar?" e pyes pa asnje ndrojtje.
"Sigurisht Enya." me pergjigjet ai.
"Ke bere ndonjehere sex me lesbike?"
"Jo Enya.Por me ty do te beja dashuri, jo sex.Je kaq e embel sa mund
te beja ndonje cmenduri per ty."
"Une e embel vertet?"





(vazhdon medoemos.Vetem mos u nxitoni ne gjykim o njerez .Lirojeni shpirtin tuaj.ju flm.)


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.