Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kush te eshte vene kunder, se kuptoj? Ndryshe nga fleur, per mua mbaj anen e kujt te dush, bej ca te dush, hidh valle labe ose pogonishte, kerce maje fikut ose maje thanes. Ato qe replikoj kane te bejne me pasaktesi shkencore ose me tema qe perfundojne ne kuzhine pa fantazi (tip pilafi me groshe).
Po te duash e leme qe 2+2=6, ose antibiotiket vrasin viruset, ose vaksinat ekzistojne per cdo lloj virusi. Une e kam te qarte qe me shqiptaret dhe matematika eshte opinion, por kjo s'ka te beje me dicka personale ndaj teje. Eshte thjesht qe une matematiken e konsideroj shkence ndersa theniet personale opinion. Ajo qe mund te ndryshoje ne shprehjen personale eshte vizioni qe transmeton tek te tjeret. Meqe e hape kete muhabet po te jap ndonje keshille falas. Thenia personale eshte nje fjali qe te perfaqeson, nje menyre prezantimi qe tregon thelbin tend. Te fillosh thenien me "urrej" nuk transmeton asgje pozitive. Le pastaj kur lexon fjalet enverist, komunist, bllokmen, etj, gjera qe shume prej jush i ka me te degjuar, sepse ndodh rendom qe mediokriteti qendron ne mes, nuk njeh as privilegjin, as vuajtjen. Ne kete konteskt, po te besh llogarite, mund te dale se thenia jote nuk transmeton asgje vec mediokritetit te nje fushate elektorale, ku mileti pa tru polarizohet dhe politizohet me shprehje pa kuptim (ose me sakte dogma). Prandaj mos me perzjej te lutem me diskutime politike te nivelit te thenies tende personale. Nese vertet ke nevoje te kesh miq dhe armiq ja ku ke fleur te gatshme te aplikohet politikisht. Mua s'me ke as mik dhe as armik. Mundohem vetem te ve llogjiken ne perdorim dhe ti gjej perkufizimin fjaleve qe flas, para se ti flas. Dhe mundohem ti jap pak nga ky zakon te tjereve.
Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.