Forumi Horizont | Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 » Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjakmarrja:Kanuni i Leke Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18418)
Si nuk është zhdukur gjakmarrja?
Thuajse çdo ditë ka të paktën një shkrim nga mediat e huaja, kryesisht amerikane, për filmin e amerikanit Joshua Marston “Falja e gjakut”. Fabula e gjakmarrjes në Shqipëri vazhdon të tërheqë median.
Kësaj here është Financial Times, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij filmi dhe çështjes së gjakmarrjes e Kanunit në Shqipëri.
Pasi vlerëson filmin, gazeta merret me gjakmarrjen.
“Gjatë një diskutimi në aktivitetin e organizuar me rastin e shfaqjes së filmit në Nju Jork, në fillim të këtij viti, një grua shqiptare tha se ai sjell një panoramë të paqenë të Shqipërisë si e prapambetur dhe primitive, kur në realitet gjakmarrja është zhdukur. Marston replikoi me të duke thënë se kishte zbuluar të kundërtën. Ai tha se kishte vizituar disa familje që izoluara, pasi janë subjekt i kërcënimit për vrasje për gjak. Këto familje i thanë atij se ka akoma familje të tjera. Një organizatë joqeveritare shqiptare madje mendon se problemi po vjen në rritje. Marston tha se kishte pyetur një kryebashkiak në një nga qytetet e mëdha në Shqipëri se si do reagonte ndaj lajmit se një anëtar i familjes së tij kishte vrarë dikë. Pa asnjë hezitim, zyrtari i kishte thënë se do të izolonte menjëherë të gjithë meshkujt e familjes, përfshi fëmijët dhe do i siguronte ata në shtëpi. Fuqia e Kanunit është akoma e fortë,” shkruan Financial Times.
“Një nga aktorët kryesorë, Refet Abazi, bëri që audienca në Nju Jork të heshtë kur zbuloi se vetë vëllai i tij ishte vrarë. Familja e tij ishte detyruar të vendoste nëse do merrte hak mbi familjen e vrasësit. Ata vendosën kundër duke thyer një cikël vrasjesh e hakmarrjesh që mund të zgjasë me breza,” vijon Financial Times.
Gazeta e njohur shkruan se filmi është pritur mirë në Shqipëri.
“Disa shqiptarë besojnë se filmi mund të përshpejtojë zhdukjen e këtij problemi, të tjerët megjithatë, me këmbë në tokë, thonë se Kanuni i ka mbijetuar shekujve, pushimit otoman, komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës, që thoshte se e kishte zhdukur atë. Kanuni madje jeton edhe pas 20 vitesh demokraci kushtetuese. Është vështirë që një film, sado i fuqishëm, të zbusë pushtetin e Kanunit,” e mbyll shkrimin FT.
-Tema-
Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 » Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.