Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Indrit datë 25 Janar 2006 - 23:28:

E si mund te roberohen njerezit kur nenat i lindin te lire?

Te drejtat e gruas jane te drejta te merituara, te drejta te dhena nga ana e Zotit Fuqiplote. Ato nuk jane bamiresi apo meshire e dhuruar nga ndonjeri, jo pra ato jane te drejta qe u takojne te gjitha muslimaneve dhe besimtareve ne shoqerine islame, pa bere dallim ne race apo ngjyre, shoqeri te pasur apo te varfer. Ne keto te drejta jane te barabarta te gjitha motrat tona, eshte e barabarte ajo e cila jeton ne kasolle me ate e cila banon ne ndertesen shumekateshe. Nuk ka asnje ndryshim per krahasim mes sistemit te perpiluar njerezor dhe sistemit te Zotit te qiejve e tokes, ne permiresimin e gjendjes se njerezimit. Sistemi i Zotit Fuqiplote eshte dhunti qe larteson ceshtjen dhe nderin e gruas. Sistemi i tille, gruas muslimane i dhuroi sigurine, mbrojtjen dhe qetesine, me qellim qe te realizoje sa me mire rolin e saj te rendesishem ne rindertimin e gjeneratave te ndryshme.
Islami per cdo dite shfaq madherine e tij, ai per cdo dite shfaq sasine e nderit dhe respektit te gruas si dhe nivelin e ngritjes se saj ne cdo kohe dhe vend.
Gruaja muslimane do triumfoje kunder drejtimeve te shumta, ajo patjeter do riktheje personalitetin e saj islam.Ajo duhet te njihet me rolin e saj ne pergatitjen e gjeneratave te vyeshme si dhe ne rindertimin e individit, familjes dhe shoqerise. Me kete, ajo mposht perpjekjet e rrenimit te familjes, gje qe ishte qellim kryesor i cionizmit dhe marksizmit si dhe fuqive te tjera rrenuese.
Gruas muslimane duhet ti qartesohet ceshtja e lirive te saj e edukimit shoqeror, gje te cilen e perkrah ideali i mirefillte i bazuar ne burimet e moralit, fese, normave etike, marredhenieve ndershoqerore, shijes dhe dukurive edukative te pergjithshme dhe te posacme.
Nderkohe qe edhe burrat muslimane duhet te punojne me shume ne kuandrin e integrimit te personalitetit te gruas muslimane si dhe veprimit te saj ne karvanin e thirrjes ne rruge te Zotit. Burrat gjithashtu duhet ta kene te qarte dhe te vleresojne pjesemarrjen e saj bashke me mashkullin ne perpilimin dhe kultivimin e jetes si dhe rolin kryesor te gruas ne krijimin dhe kultivimin e shtepise muslimane.
Nderkohe qe te dy sekset duhet te ndergjegjesohen per rolin e perbashket e te rendesishem qe kane ne zhvillimin dhe ndertimin e familjes, duke ditur se Islami obligon qe te dy partneret te shfaqin interes te perbashket ne kete ceshtje.
Islami, per nje gje te tille porosit norma dhe rregulla, sic sqaron rrugen e shendoshe per edukimin e familjes, zhvillimin e procesit arsimor ne te dhe perfshirjen e saj me meshire dhe devotshmeri, me qellim qe femijet te jene te zhvilluar ne frymen hyjnore dhe besimtare, qe nga momenti i pare.
Islami porosit qarte rolin e rendesishem per te dy par¬tneret bashkeshorte si dhe kerkon prej tyre pergjegjesi maksimale, posacerisht babain, i cili njekohesisht eshte edhe shtylla kryesore e zhvillimit dhe egzistimit te shoqerise islame. Profeti as. thote: “All-llahu do te pyese cdonjerin te cilit i ka dhene ne mbrojtje dicka, ne e ka ruajtur apo e ka humbur ate, derisa te pyese burrin per anetaret e familjes se tij.”

Ai gjithashtu thote: ”Obligim i prindit ndaj femijes eshte qe ai t’i mesoje atij: Shkrimin, notin dhe gjyetine dhe te mos e furnizoje pervecse me gjera te mira (hallall).”
Dijetari i shquar Al- Vafi mbi thellesine e marredhenieve bashkeshortore dhe mbi fuqine e lidhjes se tille ne Islam thote: ”Ne realitet, normat dhe rregullat familjare nuk jane produkt i individeve, e as qe jane te nenshtruara dhe zhvilluara sipas asaj qe deshirojne udheheqesit dhe ligjvenesit. Ato ngriten mbi parimet dhe ligjet e paluhatura te jetes njerezore. Ligjet e tilla ngelin te pandryshuara e kostante deri ne diten e fundit.
Femra muslimane duhet qe medoemos te jete vigjilente ndaj shume shpifjeve e deformimeve ne te drejte te saj, ti mposhte keto supozime si dhe te shpalose perpjekjet e shume rrymave qe flasin mbi zhveshjen e gruas nga cdo kriter fetar dhe moral. Nje gje e tille paraqet devijim te rrezikuar si dhe eshte faktor nga faktoret e rrenimit te qenies se gruas si dhe tronditjen e saj.

O moter e nderuar muslimane, duhet te ndergjegjesohesh tashme per rolin tend ne fene, familjen e shoqerine Islame.
Duhet te dish pervec kesaj saj se cdo shoqeri ka traditat dhe zakone te posacme te cilat ne shume raste jane edhe ne kundershtim me parimet hyjnore te islamit. Merr guxim dhe ndergjegjesoje boten Islame se cdo zakon i mbrapshe qe ndeshet me parimet hyjnore duhet zhvleresuar.Pasi te eleminohen keto zakone atehere do kesh marre vendin e poziten qe te perket, vetem atehere do te vleresohesh ne menyre objektive si nene, moter, vajze, grua e si nje bashkeshorte e mire.
Duhet ta dije cdokush se ne Islam nuk ka roberi, ne jemi rober tek Zoti e jo rober te njeri-tjeterit dhe si ilustrim per kete po permendim fjalet e Omerit te madh: E si mund te roberohen njerezit kur nenat i lindin te lire?


Vijon------


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.