Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga belgium datë 18 Maj 2005 - 00:19:

re

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
1. Diskutimi po merr karakter personal. Me duket dicka negative.
2. Tema ka titullin qe mbaron me "politike-sociale-psikopatologjike", por po anon nga kjo e fundit. Edhe kjo eshte negative.
3. Po del ne pah ndryshimi i gjuheve mes vendasve dhe emigranteve. Kjo eshte shqetesuese por te pakten kuptohet pse nuk kthehen njerezit ne Shqiperi.


Mendoj se eshte evidente qe jemi mesuar me stile te ndryshme jetese. Per mua s'ka rendesi nese me vihet titulli intelektual apo student i deshtuar (ka nje te vertete dhe kjo e dyta). Ketu diskutoj per te diskutuar. Titujt e medhej ja le ambjenteve qe adhurojne titujt.

Nuk eshte e vertete qe emigrantet qenkan njerez te deshtuar. Shqiperise i ka ikur nje pjese e mire e intelektualeve, pra truri. Po s'u pranua as kjo kot qe flasim. Njoh intelektuale ne perendim qe po shpikin metoda te reja shkencore te lakmuara nga firmat me te medha te botes. Deshtimi i takon Shqiperise dhe popullit shqiptar qe krijon ate ambjent qe largon intelektuale te tille. E sidoqofte eshte mire te mos ushqejme mitin e intelektualit por te respektojme emigrantet pavaresisht nga kjo.

Nderkohe eshte e veshtire te gjesh shqiptare me 0 dite pune, eshte gjeja e pare qe eksperimentojne ne emigrim. Madje do thoja se punojne si kali sepse te tilla i ka kushtet perendimi; nuk pijne kafe kur i vjen shoqeria poshte zyres.
Ata qe ju Whynona quani deshtake jane njerez qe duan te jetojne te qete dhe te ndershem. Ose akoma me thjesht duan te kene nje shtepi dhe nje familje dhe nuk i krijojne dot keto gjera ne Shqiperi. Nese ky eshte deshtim atehere le te quhen te deshtuar. Sidoqofte do ju keshilloja te lexoni ndonje liber kontemporan per te pare si pasqyrohen problemet qe po flasim ne syte e shkrimtareve shqiptare. Kjo sa per t'ju treguar se nuk mbulohet dielli me shoshe.

P.s. Te flasesh me pseudo-intelektuale imagjinare eshte nje stil aluziv i perdorur zakonisht nga njerezit qe skane kurajo te te shikojne ne sy. Ketu jemi 5-6 vete dhe diskutimi eshte shume i thjeshte. Eshte me korrekte ti drejtohemi dikujt sesa te flasim ne ere. Per me teper aluzionet e pergjithshme nuk JUSTIFIKOJNE aspektin ofendues te nje mesazhi. Megjithate ky eshte prototipi qe ju doni te luftoni. Ndoshta ndiheni e rrezikuar nga vleresimi i atyre qe kthehen ne Shqiperi, sindrome jo e rralle kjo.


faje sorry plako por e teproi ky me ofendime prandaj reagova ashtu


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 78 79 80 81 82 83 84 85 86 [87] 88 89 90 91 92 93 94 95 96 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.