Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rruga artistike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=250)
-- Nga duar amatore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9759)
Postuar nga iliriusa datë 03 Maj 2007 - 04:36:
Citim:
Po citoj ato që tha tulipani
Se pari te uroj per vizatimet Iliriusa
se dyti a do ti pranosh verejtjet dhe sygjerimet e nje admirueseje te zjarrte te piktures por qe per fatin e saj te keq s'di te pikturoje ? I pashe te gjitha vizatimet e mendoj se ke talent qe çke me te
por nese me lejon ushtrohu pak shume me hijet e guxo pak me shume ne zgjedhjen e temave te pikturave te tua. Merri si sygjerime per momentin ...por bej si di vete ne fund
Pres te shikoj punimet e ardhshme.
ps. kopjova ate te farit ( vdes per faret )...ku i dihet behesh e famshme...keshtu e kam ne kasaforte qe tani
Pershendetje Tulipani! Te falenderoj per mesazhin. Vrejtjet i pranoj qe c'ke me te
vetem se kam nje kusht ama, duhet te jene pak me specifike. Psh. c'do te thuash me "ushtrohu pak me shume me hijet" ? Qe duhet te jene me te thella, me te buta, me te shpeshta, apo thjesht me te sofistikuara
? Po qe kjo e fundit, po perpiqem qe ta permisoj sepse e shoh edhe vete qe ne shume vizatime hijet jane shume me te ashpra sec duhet te jene. Plus qe dua te kesh parasysh qe vizatimet e fundit qe kam bere kane qene pak me te avancuara se disa nga vizatimet e para, psh. besoj se do te vesh re nje ndryshim goxha te dallueshem midis vizatimit te luaneve edhe vizatimit te fundit. Apo vizatimit te asaj gruas me femijen edhe vizatimit te qenushit.....
Megjithate ajo qe desha te te pyesja me konkretisht ishte se do doja te dija ndonje nga sygjerimet e tua per cfare mund te ndryshoj ne tematikat e vizatimeve te mia. Ne pergjithesi perpiqem qe te ndryshoj gjithemon, mos te vizatoj te njejten gje perseri e perseri, por me teper udhehiqem nga pamjet qe shikoj, nqs me pelqen nje pamje sidomos qe ne veshtrimin e pare ( une e quaj 'dashuri me shikim te pare' :p ) do ta vizatoj medoemos. Megjithate do te me pelqente ndonje sygjerim nga ana jote. Por nqs e kishe fjalen per pikturat e jo per vizatimet, atehere eshte tjeter gje. Sepse nqs me vizatimet jam amatore, me pikturat jam amatore minus (-) sepse vertet qe s'kam praktikuar shume me bojrat, me teper sepse s'kam guximin e duhur per te ndermare persiper nje pikture nqs nuk jam pak a shume e bindur qe do arrij ta realizoj. Gjithesesi do te vleresoja disa sugjerime konkrete nga ana jote ne lidhje me kete gje.
Faleminderit serish!
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.