Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 867 868 869 870 871 872 873 874 875 [876] 877 878 879 880 881 882 883 884 885 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga doli datë 02 Shkurt 2008 - 05:29:

Nje nate per ty...

Prap i vetem ne kte nate te qete ,ku zhurma e gishtave te mi mbi tastjer krijon nje melodi melankolike.
Tymi i cigareve te mia mbyt si pa dashur c'do grimce oksigjeni ne kte dhome te heshtur.
Me duket se ngadale po vdes,ditet e mia pa ty qenkan kaq te gjata
sa dhe pritja me braktisi.
Dua te bertas, te uleras, te cirrem, por me kote.
Ky terr tashme me ka paralizuar, jam i droguar nga nje droge qe meshire nuk ka, i helmuar nga embelsia e syve te tu, rraskapitur nga mungesa jote,
dhe i denuar nga krimi qe nga e kaluara me ben vizit.
Kujtesa me flet ne tingujt e ktyre tasteve, imazhin tend formon si me qellim ky tym i helmatisur,
Me mungon shume............
Me degjon vogelushja ime?
Apo dhe fjalet nuk duan te dalin?!!
Hey me shiko,jam une........
Ndoshta kjo nate po tallet me mua!!!!!!
Buzeqeshjen ironike te nje iluzioni shikoj pertej ksaj mendjes time fajtore
Jam fajtor e pranoj.
Zhgenjeva te verteten duke u rendur mbas nje endrre genjeshtare.
Ndjeva lotet e tu tek binin mbi gjoksin tim ate nate.
Po po ate nate me kujtohet..........
Isha une,ishe ti dhe mijera lote qe pikonin nga syte e tu........
Do te doja te kerkoja falje!
po falja nuk ka vend ne kte abis ku vete e krijova.
Une jam i marre, kam qen gjithmon
ti je e marre, sepse dashuron nje te marre si puna ime
jemi njesoj vogelushja ime..........
Ja dhe nje cigare e ndez ngadal,dua ta shijoj kte helem derisa mushkrit te me japin frymen e fundit.
Historia jone do ndryshoj ne ate ditar qe ti me lote e ke shkruar
mengjese pranverore do te celin ne c'do faqe
arome trendafilash do te kete c'do germ e shkruajtur nga ty
datat do jene puthje pa fund qe per ty po i ruaj
Te lutem duro.
bej durim ........
Do te kthehem se shpejti
se ky shpirt mekatar pret te pakezohet nga malli i loteve te tu
Kujtome c'do sekond , c'do minut, c'do ore
dhe nese pritja do te jete e gjate ,ateher do te kepus nje cop shpirt qe ne zemren tende te jetoj dhe ti kurre mos te ndihesh vetem.


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 867 868 869 870 871 872 873 874 875 [876] 877 878 879 880 881 882 883 884 885 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.