Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 25 Nëntor 2003 - 16:04:

Lightbulb Hasanbelliu: Mungesa e impenjimit do të ndëshkohet

Presidenti i Teutës ka mbetur i kënaqur me rezultatin, por jo me lojën e të tijve në ndeshjen me Lushnjën.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ka vlerësuar pozitivisht fitoren e fundit të skuadrës së tij në kampionat, por njëkohësisht është shprehur i pakënaqur me lojën e të tijve në ndeshjen me Lushnjën. Sipas tij, në përgjithësi, disa futbollistë durrsakë nuk shprehën impenjimin e duhur në këtë ndeshje. "Këta futbollistë duhet ta kuptojnë, - shprehet presidenti i Teutës, - që në fushën e lojës duhet dhënë maksimumi. Kjo, pasi ata përfaqësojnë ngjyrat e një skuadre me emër në futbollin shqiptar, sikurse është Teuta e Durrësit. Sigurisht, ndaj këtyre futbollistëve do të mbahet qëndrim kritik nga drejtuesit e klubit dhe të skuadrës, sikurse do të aplikohen gjoba të llojeve të ndryshme ndaj tyre. Së shpejti, do të zhvillohet edhe një analizë në lidhje me këtë problem, ku do të ndahen përgjegjësitë e secilit."
Më tej, në lidhje me ndeshjen e radhës në kampionat, me Dinamon, presidenti i Teutës ka pohuar se skuadra e tij duhet ta kërkojë me çdo kusht fitoren, përmes një lojë bindëse, siç i ka hije një ekipi pretendent për titull. Hasanbelliu e konsideron ballafaqimin me Dinamon një sfidë tepër të rëndësishme për Teutën, sepse ndeshet me një pretendente tjetër për titull. "Teuta do ta kalojë me sukses këtë ndeshje, për këtë jam i bindur. Futbollistët duhet të shpalosin të gjithë arsenalin e tyre në fushën e lojës në këtë ndeshje, për t'u thënë tifozëve të tyre se janë të aftë të pretendojnë për titull dhe ta kryesojnë kampionatin. Na duhet patjetër fitorja dhe për këtë duhet të punojnë të gjithë," - është shprehur presidenti i Teutës në fund të deklarimit të tij për "Sportin shqiptar".


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.