Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga MAUBERT datë 18 Maj 2005 - 05:36:

Me konkretisht...

Fajtori,
nuk e di ne se mund te te konsideroj si te tille,por ne menyre te habitshme e te njepasnjeshme lexoj mes shkrimeve te tua,te pathena te mia,te thena keqinterpretuar,apo te thena qe sherbejne per ilustrimin e nje ideje qe mund te jete dhe krejtesisht si e imja,por paraqitet ne formen e nje kundershtie me idene paraprake.
Ne te tilla raste pra niveli i debatit bie,qofte kjo pasoje konstatimi te gabuar,moskoherence,apo mospranimi kokeforte.Ndaj ajo qe eshte e drejte shoh se po kthehet ne lufte qesharake per tu bere pjese e ekskluzivitetit te nje njeriu te vetem(semundja e Unit).
Pikerisht per te luftuar sindromen e doktorit deshiroj une qe t'i jepet cilesi nje debati,ate sindrome pra te cilen e gjejme te ofruar ne menyre konstante(monotone)ne trajtimin e nje shoqerie si pacient te rrezikshem(subjektivitet ekstrem),ardhur kjo si pasoje natyrale apo artificiale.Sidoqofte natyralizmi apo artificializmi i nje njeriu te vetem nuk me intereson,ndaj dhe le cdokend ne zgjedhjen e tij te lire.

Krahasimi Nano-Lubonja qe krejt banal dhe qe thjesht per te dhene nje shembull apo ide te pergjithshme personale.Nuk e bera vleresimin ne baze te te riut apo vjetrit,kur shprehesha se njeri ndodhej ne fillimet e tij si analist.Per te ta thene me konkretisht e per t'ju shmangur konfuzionit bera aludim mbi faktin se njerit prej ketyre analisteve i mungon pikerisht ajo baze e nevojshme per te marre format e nje analisti te vertete,pra per te te thene qe mund te kesh edhe vite te tera analist e prapeseprape niveli i asaj cfare shkruan eshte medioker,apo sporadikisht cilesor.Kete veshtrim merrja une per baze.Per sa i perket kategorizimit superior,inferior nuk e di se ku e gjete apo psonise per ta thene ne gjuhe me popullore.Une jam me teper per nje kategorizim hierarkik te afte-me pak te afte,pike kyce pra kjo ne zhvillimin e nje shoqerie.Vazhdojme pra udhetimin midis rreshtave,

Patjeter qe duhet dale nga koncepti i individit,pikerisht per te trajtuar keta copa individesh si pjese e mases e jo anasjelltas(konstatoj serish te kunderten e asaj qe aspiroj,ja qe ka dhe ndonje konstatim te drejte).

Ai vullnet komunitar,mediatik e politik,pa interesin monetar me vjen keq ta shpreh,por shnderrohet ne pluhur e hi,e ky interes monetar ne gjuhe popullore perkthehet ne nje cope rroge apo shtepi me shume per individet.Ne bazen e nje zhvillimi shoqeror rolin kryesor e luan pikerisht ajo monedha qe mbizoteron cdo aspirate patriotike,moraliste-mediatike,etj etj.E qe te me kuptosh mund te lexosh bazat e nje zhvillimi makro-ekonomik i cili eshte i bashkangjitur ne menyre te pandare me zhvillimin shoqeror.Kurre nuk do te gjesh neper teorira zhvillimi,me te vertete kurre,per kete flas me bindje,shprehje te tipit : ""Njeriu ka nevoje te ndihet pjese e dickaje qe te punoje me zell dhe te shpalose patriotizmin ne vendin e tij Kjo dicka nuk eshte nje cope rroge apo nje shtepi me shume. Eshte makineria e zhvillimit qe krijohet nga nje vullnet komunitar, mediatik, poltik etj."".Makineria zhvillimit krijohet nga hyrje-dalje kapitalesh,luhatje se interesit te monedhes si pasoje e ketyre hyrje-daljeve,import-eksport etj etj,ku qendron gjithmone ne baze pikerisht aspekti ekonomik.Lexo madje te gjitha teorirat e zhvillimit perfshire ketu Keynes,Ricardo,liberalet,neo-liberalet,shkollen klasike,neo-klasike,Marksin,Leninin etj etj,te cilat kene qene teorira qe kane dominuar boten e shekullit te 20 e te 21.(debati keynezian-liberal)Per sa i perket emigranteve eshte ne doren e lire te gjithsecilit te kthehet ose jo,nuk kam shprehur te kunderten,pavaresisht se nxirret si e tille.Sidoqofte ketu nuk dua te kembengul shume se do hynim shume ne anet teknike,por vetem tani e kuptoj qe aspektin ekonomik e kemi lene shume menjane(pjese e ketij gabimi jam sigurisht edhe une).

Pikerisht pranimi i te pafajshmeve eshte baza e funksionimit te nje shoqerie demokratike."Cdo njeri eshte i lire dhe jo shkeles ne origjine,madje veprimtaria e policise eshte nje shkelje e demokracise qe vjen si pasoje e rasteve ekstreme"(shprehje e marre nga jurisprudenca franceze).Pra njerezit ne origjine presupozohen te pafajshem dhe te lire.Per sa i perket luftes se klasave kjo eshte nje rryme filozofike e te parit te botes,por duhet kuptuar drejt.Kjo nuk do te thote qe tendenca per homogjenizim te perkthehet me vulgaritet dhe ashpersi ekstreme ndaj individeve te pafajshem,qofshin keta qafe-trashe,bisht-pellumb apo nuk e di se cfare epiteti denigrues mund te ve tjeter.Kjo gjuhe pra sherben per heterogjenizim dhe jo se per cfare u tha me pare.Ne kete rast ai reaksion natyral midis "teje"(kush je ti dhe cfare klase perfaqeson?)dhe atyre(kush jane ata dhe cfare klase perfaqesojne?)mund te coje ne urrejtje ne se asnjera nga palet nuk i nenshtrohet tjetres e vazhdojne me terma te tilla.Pastaj keto une,ti,ai,ajo jane pjese e nje diversifiteti shoqeror.Per te te dhene shembuj konkrete disa shtete te cilet zbatojne homogjenizmin sot ne bote jane vendet nordike e kryesisht Suedia,ku ka nje lloj homogjenizmi social si pasoje e tolerances ndaj diversifiteteve,po keshtu edhe ne France deri diku apo Kanada.Pra si pasoje e tolerances,jo ne saje te faktit bej se cfare them une.(tani jam i bindur se edhe kjo shprehje do shihet si tolerance ndaj krimit).E te siguroj qe gjuha midis shqiptareve ne diaspore eshte jo shume e ndryshme se ajo e shqiptareve ne Shqiperi,por dhe po te kete tendenca ndryshimi nuk duhet konsideruar si e tille,por duhet luftuar drejt mirekuptimit.Per sa i perket Shopenhauerit nuk i jap tone idhujtare sic mund te bejne persona te ndryshem me te tjera figura dhe bashkohem me mendimin tend fajtori per ta lene menjane e per tu marre me identifikimin e proceseve negative,e permiresimin e tyre,kete e kam shprehur me kohe.Por ashtu si zhvillimi nuk vjen me shprehje te tij,ashtu edhe njetrajtesisht nuk vjen me figura idhujtare,aq me teper kur behemi perserites te tyre,vertete,monotone ndonjehere.

Se fundmi metafora ushtarake nuk merret shume per baze duke pasur parasysh se ne Shqiperi nuk ekzistojne gjeneralet.Ndaj dhe ne duhet te krijojme frymen per nxerrjen e tyre ne pah.Nuk jemi ne ate stad sa te kontrollojme,parashikojme apo te parandalojme flukset hyrje-dalje ne njerez,te siguroj se edhe vende mjaft te zhvilluara vuajne shume ne kete pike...Ajo qe duhet bere sic thua edhe ti eshte qe t'i pjellim kete gjenerale nga gjiri yne.Per sa i perket turmes nuk duhet abuzuar shume me kete term
dhe duhet pasur parasysh se ku dhe kur perdoret,ndryshe i vihet nje pikepyetje e madhe konstatimit te ketij termi...


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.