Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2004 - 08:12:

Me pelqen sallata qe krijohet nga natyraliteti i njerezve te sinqerte. Me pelqen ajo ecejakja ne nje continum wild-mild. Me pelqen te kuptoj se nuk jam i perkufizueshem. Me pelqen te ndjej epshin mes germave. Me pelqen kjo pasuri e re miqsh te pare e te papare qe fitoj si monedha te arta me kohen. Me pelqen te vervitem mes kopracllekut dhe bamiresise me kete thesar. Me pelqen te testoj kapacitetin e cdo miqesie ashtu sic matet gjeresia e nje kanali vadites.

Me pelqen ai anonimitet qe diku tjeter lexova se kishte nje vlere te ngjashme me timen.

##############

Ndonjehere jemi kaq larg dhe kaq afer. Ndonjehere tjeter jemi kaq afer dhe kaq larg. Sidoqofte ky shesh virtual i quajtur internet na jep mundesine te gjejme gjithe te tjeret e te gjejme emeruesin e perbashket. Ate emerues qe struktura sociale shqiptare nuk e ka sepse po ndahemi ne tiranas, qytetare, fshatare, katundare dhe maloke. Nuk e ka sepse televizionet nuk arrijne dot te kene efektin qe kane ne te gjithe boten: te homogjenizojne strukturen sociale. Nuk e kane sepse trute e shume njerezve jane me shume homogjene sec duhet; sepse mendojne se ekziston nje e vertete e pakundershtueshme; sepse politikanet duan te ndajne dhe festat (festa e veres, 28/9 Nentori etj); ...sepse ne jemi popull pa histori.

Teksa largohem nga ngjyra e feksur e homogjenizimit ndjej shijen e kavanozave per femije ne gryke. Ne fakt shpesh na trajtojne si femije dhe na servirin kavanozat e homogjenizuar dhe fatkeqesisht disa prej nesh mbeten femije te homogjenizuar nga trute, por jo shume fatmiresisht.

###############

Teksa khej nje gote uje me vjen ne mendje nje pyetje.
Cfare na terheq tek nje femer?
Shumica pergjigjen: feminiliteti !
Po cfare eshte feminiliteti?
Ketu secili do stepej sepse nuk do gjendej nje pergjigje e perbashket.

Faktoret qe perbejne feminilitetin jane me siguri shume por dy me duken interesante dhe te goditur:

I pari
Ekziston nje raport qe femra ka me trupin e saj. Kurimi dhe rregullimi i trupit ben qe psikja dhe fiziku i femres te gjenden perballe njeri tjetrit. Trupi per femren ka nje funksion te vecante, jo vetem biologjik por psikologjik. Eshte pikerisht ky raport qe terheq shume prej meshkujve. Deshira e mashkullit per te "perdorur" trupin e nje femre eshte nje shembellim i deshires per tu futur mes raportit qe femra ka me trupin e saj. Nese mashkulli do kishte nje vend ne boten psikologjike te femres ky do te lokalizohej ekzaktesisht mes saj dhe trupit qe ka.
Nje shembull ne favor te kesaj ideje gjendet tek femrat e leshuara qe nuk mbahen shume. Pislleku eshte nje detaj anti-feminil. E pra mund te kemi shume nivele pastertie te cifteve (mendoni barbonet qe jetojne neper trotuare) por femra tregohet gjithmone me e mbajtur dhe tregon me shume kujdes se burri per trupin e saj, dhe per pastertine gjithashtu. Deridiku roli femeror mund te jete pikerisht te fuse mashkullin ne raportin qe femra ka me trupin.

I dyti
Nje faktor tjeter qe ka rendesi per meshkujt eshte "surpriza" e nje femre kur nje mashkull e udheheq ne njohjen e trupit te saj. Nje femer qe e njeh teper mire trupin dhe kapacitetin e vet terheq me pak se nje femer qe trupin e vet nuk e ka njohur plotesisht.
Dicka e tille duket banalitet sikur te shtrengohej rrethi i imagjinates vetem tek akti seksual, por nuk eshte keshtu. Mundesite e nje raporti fizik kane te bejne me cdo prekje, puthje, ledhatim, fjale, seks dhe penetrim qe mund te ekzistoje. Kjo shton aq shume mundesite e ndjenjave qe nje femer mund te kete me trupin e saj saqe cdo raport individual nuk mund ti permbledhe te gjitha. Pervec kesaj cdo here qe behet dashuri eshte si dicka e re, e paparashikueshme a priori. Ja pse nje femer teper e sigurte per ate qe do kaloje me nje mashkull dobeson deshiren e mashkulit per te "nderhyre" ne raportin e kesaj femre me trupin qe ka.
Ja pse meshkujt pelqejne shpesh vajza te reja te padala shume, keshtu qe perfundojne ne spiralen e mitit te virgjerise. Meshkujt terhiqen nga femra e virgjer !!! (pavaresisht se shume prej tyre nuk marrin mundimin te shperdorojne vetveten me problemet qe sjell naiviteti i nje vajze te tille)

#################

Nejse, eshte vetem nje faqe ditari, pa deshire dhe mundesi per replikim. Jane mendime te miat ashtu sic mund ti vijne asaj skenaristes se filmit "Sex and the city". Me pelqen ai film. Me ve perpara disa pyetje qe si mendoj zakonisht. Natyrisht qe gjithe kjo me heq homogjenizimin nga truri im qe kujton se disa gjera i di...
E natyrisht qe gjithe kjo sherben qe struktura sociale te homogjenizohet ne kanale te perbashketa. Jo si ne Shqiperi ku trute e dala nga frigoriferi i veriut vrasin emocionet e vajzes me ndonje thike apo sopate.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.