Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Postuar nga kurt datë 03 Shtator 2008 - 12:11:
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Njefare "Kanuni" ka pasur edhe ne jug njehere e nje kohe por ishte me burreror se ai qe perdoret ne veri!
Familja e atij qe vriste ose largohej nga fshati ose personi qe kishte bere vrasjen vritej!
Dhe mbaronte aty!!!
Nuk me duket as burrerri e as mencuri te vrasesh femije, djem dajash, xhajash, tezes, hallash... kusherinj te trete... te 27-te...
te ngujohesh neper shtepira per gjithe jeten dhe te kete femra-meshkuj (burrnesha) !
po pse po ja fut kot o gjergj?!? kur vjen tek burreria dhe besnikria BESA kto kane lindur ne veri. mos harro se pasi vdiq skenderbeu, emrin e tij qe ti po perdor ktu o gjergj ishte lek dukagjini me dhe luftetaret verior qe kan luftuar edhe per 10-15 vjet me vone kunder turkut....
vlerat e kanunit nuk mund t'i hedhesh poshte ti dhe askush se per ne kohen kur eshte krijuar kanuni ka qene ligji me njerzor i llogjikshem apo edhe modern and fair i asaj kohe, te konsiderojm faktin qe nuk ka patur nje shtet apo mbreteri qe kan udhehequr vendin.
mos shiko se cfar behet tani, se shumioca e vrasjeve nuk kan te bejne aspak me ligjet e kanunit, eshte gjaknxehtesia e disa njerzve qe as nuk e kane lexuar dhe as nuk bazohen aspak tek kanuni.
mos harro se ligjin e kanunit e perdorin edhe shtete moderne si izraeli kunder terroristave. sicilianet e kane adoptuar ate tradite nga kanuni, edhe edhe gjakmarrjet ne filmin e madh Godfather pershkruajn ligjet e kanunit .
eshte tragjike ajo qe po ndodh ne veri por ne fund mos harrojme se jane gjakmarrje nga njerz qe kane humbur llogjiken se dikush i ka vrare vellain baben apo nanen ose motren, dhe te humbesh llogjiken apo te cmendesh fare ne raste te tilla nuk eshte absurde apo e pakuptueshme...
e kam shprehur shume here qe nuk me pelqen te bej krahasime apo percarje mes jugut dhe veriut por nese do krahasojm se kush ben krime me groteske dhe pa burrerore me gjakftohtesi, ata kane ndodhur ne jug me shume.
p.s. ne CNN ktu ne usa e kam ditur per here te pare qe nje nder krimet me te ndyta ne evrope ka ndodhur ne fier, ku dy vellezer kane masakruar me thika te gjithe pjestaret e nje familje, me femije me pleq, me gra shtazane kane shuar te gjithe familjen, kjo ishte rrallitur si nje nder krimet me te shemtuara ne bote, by CNN. mos harrojme se eshte gjetur ne nje qytet te jugut nje shtepi e mbushur me 50 femije ku i rrembenin dhe i dergonin jasht shtetit per t'i shitur organet e tyre. kto jane krime fatale "in cold blood" c'njerzore. nejse kriminelet jane ato qe jane dhe nuk duhet te perfshijme te gjithe zonat apo krahinat nje nje thes, se une kam shoke te ngushte nga fieri, gjirokastra, vlora, korrca, pra nga jugu. nuk me duket e llogjikshme, sygjeroj qe mos t'i hyjme ktij muhabeti dhe percarje se nuk eshte e vleshme per kombin tone...
pyll pa derra kam pershtypjen qe ka, por krimet dhe njerzit e semure ne koke nuk kane per t'u zhdukur kurre komplet, eshte fakt i jetes, rrealitetit, si ne shekullin 21 edhe ne shekullin 1, nje perqindje e njezve kane qene dhe do jene ashtu, nuk mund te themi gje tjeter vecse ZOT NA MBAJ LARG TYRE, DHE PRITNA ZOT RREZIKUN NGA NJERZIT E SEMURE eshte nje thenje atje ku jam lindur une.....AMEN
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.