| Forumi Horizont | Gjithsej 226 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)
Te mesosh nje gjuhe eshte cik me shume sesa pune kalamajsh. E para ne qe jemi jashte varferojme fjalorin vazhdimisht, sepse s'kemi kontakt me gjuhen. Eshte e ditur qe pas 10 vjetesh numri i fjaleve qe perdoren eshte i vogel. E dyta, per kalamajte eshte shume e veshtire te kuptojne diferencen mes gjuheve. Vihuni ne poziten e tyre, truri meson te flase, por jo te beje diferencen mes gjuheve si fillim. Prandaj kalamajte flasin gjysem italisht gjysem shqip dhe nuk e bejne per hobby por se nuk kuptojne qe jane dy gjuhe. Ti flet shqip ai pergjigjet italisht. Se treti, shqiptaret jane viktima te racizmit ku jetojne. Ne Itali apo Greqi e kane per turp te flasin shqip ose te thone jam shqiptar. Kur gjuha behet turp per prindin imagjino per femijen qe jeton ne ambjente pa korrektese politike. Mos harroni qe femijet perceptojne gjera qe prindet nuk duan ti pranojne.
Per kusurin mendoj se gjuha duhet mesuar me mesues dhe me libra. Ndryshe formohet nje shqipe e çale. Psh. femija nje shokut tim thote "e pelqej" ne vend te "me pelqen". Eshte shqip por jo gjuha jone. Faktikisht e perkthen nga anglishtja "I like it" dhe i bie te jete "e pelqej".
Te forcosh kalamanin te mesoje shqip me mesues eshte ama pjese e egoizmit prinderor. Ti jeton jashte dhe nuk ke asnje mendje te kthehesh. Per vendin tend nuk sheh perspektive, pra shqipja eshte gjuhe virtualisht e vdekur (si latinishtja, greqishtja, etj). Femija ne fare pike do thote "ç'a me duhet mua kjo gjuhe, pse duhet te lodh koken te mesoj shqipen e te lexoj libra shqip" ??? Pra, femijet nuk jane frigorifere qe mund te pyesesh pse nuk i mbushe me mish lope po i mbushe me mish cjapi.
| Gjithsej 226 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.