Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
perpunimi hnARN->mARN (2)
Cod. D31032006
procesi i splicingut eshte shume i ngaterruar per sa i perket detajeve qe ka dhe se akoma nuk eshte kuptuar ne menyre te plote se si ndodh...ka akoma gjera qe nevojiten te kuptohen qarte si psh faktoret se pse ndodh njeri proces dhe jo tjetri ne te njejtin gjen...ekzistojne proteina te tjera ne berthame qe marrin pjese ne kete proces dhe qe kane marre emrin snARN(small nuclear ARN=ARN te vogla berthamore) qe ekzistojne ne 5 forma te emertuara me shkronjat U1-5...keto bashkohen edhe me shume proteina te tjera dhe formojne nje kompleks te quajtur spliceozoma qe do katalizoje edhe reaksionet e splicing-ut...me pak fjale ajo eshte enzima.eshte kjo enzime qe do te njohe edhe pikat se ku do te lidhet ne pozicionet 5' dhe ne fund do te njohin edhe pikat se ku do prehen introni qe do te largohet.
keto pika me sa duket behen te njohura si pasoje e lidhjes se disa proteinave qe jane quajtur proteina rregulluese te splicing-ut (SR) qe lidhen ne ARN dhe ne baze te ketyre spiceozoma do te njohe edhe pikat se ku do te lidhen...normalisht qe keto do jene shume precize ne vendndodhje duke qene se nje gabim ne to do te influencoje direkt ne sekuencen e proteines qe do formohet me vone...probleme ne keto pikprerje sjellin edhe mutacione qe cojne ne probleme me proteinat qe dalin jofunksionale.
nje energji e mire e asaj qe prodhohet nga qeliza perdoret per kete proces...ne fillim eshte menduar qe keto benin pjese ne ate qe quhej hedhurine por shume shpejt u kuptua qe nuk mund te ishte keshtu...dhe ne fakt kishte goxha prova qe te benin te mendoje qe nuk duhet te ishte keshtu: qeliza kurre nuk ben nje proces fiziologjik qe nuk ka asnje kuptim dhe te shpenzoje aq energji...po ashtu si eshte e mundur qe mund te ishin aq shume proteina?
pervec splicing-ut ekziston edhe nje mekanizem tjeter qe eshte ai i quajturi splicing alternativ qe ka kuptimin qe i njejti traskript perdoret per te formuar mARN te ndryshme...i gjithe kyci i ketij procesi bazohet ne pikat ku ndodhen sinjalet...shembulli me i mire eshte ai i antitrupave...normalisht ato antitrupa qe formohen ne fillim jane antitrupa te tipit M dhe D (IgM dhe IgD) per faktin se te dy keto te vendosura ngjit njeri me tjetrin dhe ndahen me shpejt se format e tjera...per te formuar antitrupat e tjere duhet te behet procesi i splicing-ut alternativ...
po ashtu per ta bere edhe me te qarte se cfare vlere ka proces i splicing alternativ mund te permend edhe procesin qe i nenshtrohet gjeni Blc-x qe eshte nje onkogjen dhe qe merr pjese ne procesin e apoptozes...normalisht ky gjen i nenshtrohet nje splicing qe formon 2 lloj proteinash: Blc-x(L) dhe Blc-x(S)...nderkohe qe e para e bllokon apoptozen e dyta e favorizon....me pak fjale me nje mekanizem te tille varet jeta dhe vdekja e qelizes...
edhe nje gje e fundit qe do doja te thoja per kete proces...ato introne qe formohen nuk eshte qe nuk kane funksion...ato do ushtrojne funksione te tjera ne brendesi te qelizes si psh rregullues procesesh etj...me pak fjale asgje ne qelize nuk ndodh kot...dhe kjo gje eshte bere e qarte tek shkencetaret...
p.s: disa gjera mund te jene te ngaterrueshme por me kalimin e kohes do behen edhe me te qarta sepse do ripermendet prap si proces tek mutacionet...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 98 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.