Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Ana1 datë 05 Shtator 2012 - 07:03:

.


Postuar nga Ana1 datë 05 Shtator 2012 - 07:06:

.


Postuar nga dylan datë 05 Shtator 2012 - 07:29:

paska qen sinqerisht i bukur ana

un pas filmit qe ju tregova skam shiku tjeter


Postuar nga Fajtori datë 29 Shtator 2012 - 08:48:

Revolver (2005)

Nje nga filmat me te bukur qe kam pare. Perzjen stilin Tarantino, Oliver Stone, Gangster movie, per te perfunduar ne rremujen e psiqikes njerezore.

Ka nje balanccim te ralle ne kinematogriafi, cdo sekond i filmit tregon dicka. Akterim i mire (Ray Liota duhet te kete marre cmim), montazh superlativ, fotografi e bukur, skenar origjinal. Nga fundi komplikohet pak por eshte i justifikuar.

Regjia: Guy Ritchie


Postuar nga lorie datë 29 Shtator 2012 - 18:40:

Re: Shutter Island (2010)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Film i Martin Scorsese me L. Di Caprio. Realizim goxha i mire dhe i plote ne taknika, fotografi, montazh, akterim. Pra te fut krejt brenda.

Flet mbi nje polic amerikan qe shkon ne nje ishull ku mbahen te semuret psiqike per te hetuar arratisjen e njerit prej tyre.

Ky film ka dale te njejtin vit me Inception (prape me Di Caprio-n) dhe ka shume ngjashmeri. Luhet goxha me aspektet psikologjike dhe me labirintet e mendjes. Per mendimin tim Shutter Island eshte me i mire se Inception, me i kollajte per tu kuptuar dhe me linear per tu ndjekur. Ndersa Inception (regjia Christopher Nolan) eshte teper i komplikuar dhe surreal.

Kuriozitetet nga Shutter Island e bejne akoma me terheqes. Ne film luhet me anagrama ku emrat e personazheve riformohen me te njejtat germa. Vete titulli Shutter Island eshte anagram i "Truths and Lies" dhe "Truths / Denials". Te dyja shkojne perfekt me argumentin e filmit...




E kam pare kete dhe kish nje pershkrim pothuajse real te disa gjerave qe ndodhin ne realitet. Gjeja qe me ka bere pershtypje keto kohe ehste se mesova tek puna ime para pak qe ketu ne USA ka nje ishull te tille te ngjashem.


Postuar nga NS-6 datë 30 Shtator 2012 - 01:01:

Prometheus

Nje film qe perqendrohet ne kohen para "Alien"...



Mund te them qe ne krahasim me serine e Alien, me pelqeu me teper . Historia eshte klasike gjithsesi.


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2012 - 05:29:

The expandables 2 (2012)

Nje nga filmat me idiote te historise. Realizim feminor, asgje nuk shkon, as montazhi, as skenat, as skenari, ndersa aktoret jane futja kot. E pashe vetem se isha kurioz cfare thote per Shqiperine po nuk thote absolutisht asgje, as fjale shqip nuk ka (ka nje si tip serbishte), as targat e makinave nuk jane shqitpare. Ne nje fare pike po mendoja qe vetem Chuck Norris mungon qe te behet filmi tipik idio amerikan. Kur doli Chuck Norris pas 2 min ia plasa te qeshures.

Edhe 30 vjet perpara ky film do ishte pa vlere. Arnold Schwarzeneger ngjan sikur e kane nxjerr nga azili pleqve per ta vene para kameras. Te matufepsurit e tjere kane shku te bejne film per te kujtuar rinine e lavdishme.


Postuar nga Endri datë 16 Tetor 2012 - 05:37:

Faje eshte film qe s'do mendje. Jo te gjithe filmat duhet te kene ndonje kuptim dhe ata e moren veten me shaka ne ate film.


Postuar nga Fajtori datë 17 Tetor 2012 - 05:42:

Filmat qe s'duan mendje i njoh, bile noiher i vej kastile per te me zene gjumi a per sfond. Ka plot filma qe s'duan mendje qe kane art brenda, pune regjizoriale, etj. Nje psh qe pashe kohet e fundit eshte Duplex. Film me Ben Stiller, buke me djathe, po kishte punuar regjizori te jepte nje prodhim ne rangun e vet. Ky i Stallones nuk ka asnje lloj arti brenda, as histori per shtyrje kohe. Edhe ne sfond ta vesh ate filmin lart te kap syri vetem shemti dhe budalliqe amerikanesh.

Nejse

Filma te tjere qe pashe ditet e fundit:

Ice Age 4 dhe Madagascar 3.
Si gjithmone te bukur keto filma, por Madagascar le me shume mbresa. Ndoshta sepse Ice Age flet vazhdimisht per ambjente surreale, ndersa Madagascar merret me ambjente reale, Monte Carlo, New York, Rome. Plus qe Madagascar behet me emocionant, kurse Ice Age nuk le kohe te emocionohesh se i zgjidh konfliktet shume shpejt. Me e keqja se Ice Age i meshon gjithe kohes faktit qe babai duhet te ndaloje vajzen te takohet me meshkuj te tjere, duhet te jete xheloz, mos ta lere te dale nga shpia, etj. Dhe kjo shitet si gje normale qe ben nje baba i mire. Pak a shume propagande tipike amerikane qe nuk kupton kur proteksioni prinderor kalon ne prapambetje maskiliste. Menyra si trajtohet ky aspekt ne film i heq shume pike (e vetmja gje qe perseritet vazhdimisht, sikur te ishte pika me e rendesishme qe duhet te fusi shikuesi ne tru).


Postuar nga kurt datë 18 Tetor 2012 - 05:18:

E ka pare kush ket filimin "taken 2"?
Akoma s'e kam pare.
Pashe vetem trailer dhe lexova disa reviews.

Hahah, ca po na bejn ne shqiptarve.
Po shume lame ishte ai filmi i pare anyway.


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 80 81 82 83 84 85 86 87 88 [89] 90 91 92 93 94 95 96 97 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.