Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 882 883 884 885 886 887 888 889 890 [891] 892 893 894 895 896 897 898 899 900 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 07 Shkurt 2008 - 03:49:

Ti prihesh permbi gjoksin tim duke dremitur lehte neper netet e zbardhura .
Asgje nuk kerkoj me shume vecse te te puthe nishanin qe i ben shoqeri syrit te bukur .
Ti zgjohesh ,me shtrengon fort pas vetes dhe me puth embel buzen qe merr jete nga puthja jote.
Nuk lodhem duke te veshtruar ndersa ti fillon e dremit serish permbi gjoksin tim.
Te veshtroj dhe si hajdut te puth buzet pa e kuptuar ti, duke te peshperitur ashtu si rralle i peshperis vetes -O zot sa xhan te kam...
Kerkoj te mbyll syte me friken se gjithcka mos eshte nje enderr .
Enderr nga ato qe te prezantojn me lumturine ,te cilen shkarazi e ke takuar ne ndonje mbremje per imagjinaret romantik.
Me frike dremis edhe une pran puthjes tende dhe te shtrengoj fort me friken se mos me iken kur vjen agimi bashke me henen.
E ndjeva aromen e lekures tende dhe zgjimin perkedhela, ashtu si nena perkedhel femijen .
Mos valle parajsen une njoha kur njoha syte e tu ?!
Mos valle kur njoha buzeqeshjen tende une vdiqa dhe rilinda serish ?!
Ky zgjim pran teje jeton akoma ne retinen e syve te mi dhe magjine e tij e ndjej sa here qe hap syte ne mengjeset e ndjenjes.
Kam kuptuar qe nuk ka dite pa ty...
Nuk mund te egzistojne ditet pa ty.
Nuk kane nga marrin jete ,nga te marrin fryme,nga te gjejn nje lajtmotiv sado te vlefshem per te egzistuar.
Ti behesh xheloze une e di
xheloz jam edhe une per perendi
xheloz per ditet e mia pa ty
per ato dite qe nuk ishim te dy
Por tashme ty gjithcka imja te perket
zemra ,shpirti ,trupi,toka qielli dhe rete
tashme ska me dite pa ty,smund te kete
pra puthme bebushi im te marre pak jete.
Vazhdo dremit zemra ime permbi shpirtin tim duke i dhene kuptim endrres duke i mohuar ditet qe pa ty nuk kane egzistuar kurre.
Oh perendi lerme te mbush mushkerite me aromen e saj dhe ta jetoj kete enderr pa fund.
Nese eshte enderr askush te mos guxoj te me zgjoj
nese e beni urrejtja ime endrrat tuaja me makthe do te pushtoj.



Pser bebin tim Besen ... (Gezuar daten 7 bebi im,te kam shume shume xhan )


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 882 883 884 885 886 887 888 889 890 [891] 892 893 894 895 896 897 898 899 900 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.