Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 885 886 887 888 889 890 891 892 893 [894] 895 896 897 898 899 900 901 902 903 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Zani datë 07 Shkurt 2008 - 20:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sa mall kam sot per ty...
Te kerkova atje ku gjithmone te gjeja, por sot nuk ishe!
Shfletoj ne te kaluaren, e atje jane syte e tu, me te shkelqyer se vete drita,
shoh buzet e tua, me te embla se vete mjalta...
Oh sa po me dridhet zemra, sa po me renkon shpirti!
Sa mall kam sot per ty...
Ashtu si shiu qe bie jashte  dritares time, i perzier me deboren,
ashtu kjo mendja ime, e turbulluar mes ndjenjes e llogjikes.
Ndjej se po mbytem ne lot, kerkoj qe patjeter diku te kapem,
Perse nuk je, ose, perse Je?... Nuk e kuptoj?
Ti me nuk je, por copez e zemres me je bere, grimce shpirti qe merr fryme,
perbindesh qe po shkaterron universin tim...
Jam betuar fjale te tilla me mos te t'them, sepse sa me shume po te ndjek, aq me shume nga un po vrapon...
Hapu toke, sa here te thashe te hapesh? Hapu e merrem,
nuk dua te jetoj, as e gjallë e as e vdekur,
sepse sot kam shume mall e po Vuaj, e mallin tim nuk di si ta shuaj...!



Mike e nderuar!
Jemi ketu per te ndare dhimbjen dhe mallin bashke ...sa shume i ngjane malli Yt edhe mallit tim! shume e qelluar poezia dhe ndjenja brenda saj!


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 885 886 887 888 889 890 891 892 893 [894] 895 896 897 898 899 900 901 902 903 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.