Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Valentino Rossi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=149)


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 16:06:

Çmimi i Madh i Portugalisë i ka takuar Valentino Rosit

Çmimi i Madh i Portugalisë i ka takuar Valentino Rosit. Piloti i Hondas ka arritur të fitojë me autoritet mbi pistën e Estoril duke zgjatur hapin gjithmonë e më shumë drejt titullit botëror.

Një garë e studiuar me imtësi ajo e Rosit, që arriti fillimisht të parakalojë Biaxhin në xhiron e 14 dhe të presë finishin i qetë. “Mund të them se ka qënë një nga garat më të bukura të këtij sezoni – shprehet Valentino. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte falë edhe ndihmës së Kapirosit që arriti të mbajë pas Zhibernon.

Tashmë mund të them me bindje të plotë se jam rikthyer Valentino i parë”. Dhe Maks Biaxhi ka mbetur i kënaqur me vendin e tij të dytë duke pranuar se Rosi e meritonte të fitonte:

“Unë personalisht jam i kënaqur me vendin e dytë. Bëra një start të shkëlqyer por vështirë se mund të hahesh me doktorin. E rëndësishme është që u përpoqa deri në fund. Shpresoj që në garën e ardhshme gjërat të shkojnë më mirë”.

Vendi i katërt duket se e ka nxjerrë përfundimisht jashtë luftës për titull Sete Zhibernon, por nuk ka ulur aspak optimizmin e tij: “Titulli nuk ka qënë objektivi im kryesorë në këtë sezon.

Rëndësi ka që unë kam zhvilluar një kampionat të bukur dhe arrita të isha një ndër pretendentët për titull. Përsa i përket garës së sotme gabova në dy tre sektorë të pistës dhe si pasojë erdhi dhe pozicionimi im në vendin e katërt të renditjes – përfundoi Zhiberno.


  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.