Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Universitet e Huaja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=109)
-- Studentët e huaj në Itali, jo më shumë se 20 orë punë në javë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16916)
Ne Itali eshte vetem per studentet e huaj, sepse llogjikisht kur te japin vizen per student nuk mund te shkosh te punosh. SHBA e ka drastik kete aspekt, po te kapen qe punon me vize studenti te heqin vizen (si njeri).
Por nga ana tjeter italianet e dine shume mire qe ata studente qe po fusin i perballojne dot shpenzimet pa punuar vete. Keshtu qe gjithmone e kane toleruara kete pike (duke i bere nje nder jo te vogel shqiptareve).
Nga ana legale kjo krijon nje konflikt te madh, sepse studentet e huaj nuk jane te barabarte. Italiani mund te punoje e ta shtyje sa te doje universitetin, nderesa shqiptari spunon dot tamam dhe i numerohen provimet qe te marre dokumentat. Por kjo eshte mese e kuptueshme, Italia ben nje nder qe pranon studente, nuk mund te presesh te barazohesh me studentin italian.
Briseid, per te kthyer dokumentat per pune (mesa di une) ka kuota vjetore qe se di kur dalin. Por di qe kur dalin behet nje corap i madh, me rradha neper posta etj. Te vetmit qe mund ti shpetonin rradhave ishin te diplomuarit (qe jane truri qe cdo vend do te mbaje afer). Kush merrte diplome mund ti kthente ne cast per pune, por pastaj u shtua nje kusht tjeter per lendet qe kerkojne provim shteti. Ligji u be qe kthimi lejohet pasi merr provimin e shtetit, jo pasi merr diplomen. Kjo per aresyen e thjesht se marrja e nje diplome per lende si mjekesia nuk mjafton qe te punosh ne ate vend, duhet provimi i shtetit. Ose ne te kundert mund te punosh ne universitet, ku vazhdon me dokumenta studenti (master, doktorate, etj).
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.